Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga ARKIVA..Dhjetor 2007..Kur udhëtoja në këmbë në fshatrat e Klosit, në përcjellje të lajmit për vrasjen e rradhës.

Dafina Havalja 20 vjeçare, viktimë e bashkëshortit Dan H.....

Nga Pirusti News
962 Shikime

Klos. Dafina Havalja vetëm 20 vjeçare është viktima e rradhës e dhunës në familje, ndërsa fshati i saj Cërrujë në afërsi të qytetit Klos të Matit, prej orës 17 të një dite më parë ka hapur dyert e ceremonisë për përcjelljen e vajzës së pa fat, vetëm shtatë muaj pasi familja e saj e kishte martuar.

Rruga për në këtë fshat ndahet vetëm pak metra pa hyrë në “sinoret” e qyetit të Klosit, i cili edhe pse është ora 9 e paradites është i pushtuar totalisht nga zhurma marramëndëse e xheneratorëve. Këtu për afro 19 orë në ditë nuk ka energji elektrike, ndërsa një luks të tillë e ka vetëm fshati Cërrujë, por vetëm për pak orë, deri në ora 13.00 kur banorët e këtij fshati do të hedhin lopatën e fundit mbi arkivolin e njërës prej dy vajzave të Abdulla Havalja.

Një fakt i tillë na ndihmon për të qënë të sigurtë se uk kemi ngatërruar rrugën për në këtë fshat. Shiu i denduar bie pa pushim dhe tej “perdes” së tij disa drita të ndezuara na bindin se nuk kemi gabuar rrugë. Makina mezi çan në një rrugë copë-copë, ndërsa ndalemi në qëndër të fshatit aty ky bëjnë hije një kompleks godinash të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, ku në këtë fshat i njohur nëdër të tjera për prodhimin e një lloji rrushi të cilësisë së lartë nxirrej minerali i kromit.

 Në rrugën për tek ky kompleks banimi, drejtohen dhjetra banorë të mbetur të këtij fshati për të marrë pjesë në këtë përcjellje. Sapo u afrohemi këtyre banesave, dikush që mezi nxjerr kokën nga shiu i shumtë na drejton për tek një banesë e cila vetëm për banim nuk mund të jetë. Ajo dikur kishte qënë si hotel per punonjesit e miniresë së Kromit, por prej më shumë se 10 vitesh u shërben disa nga familjeve të këtij fshati të cilëve u është shëmbur bansat e tyre nga disa rrëshqitje dheu. Pikërisht në njërën prej këtyre banesave prej më shumë se 10 vitesh jeton familja e Abdulla Havalja i cili përveq bashkëshortes së tij, ka rritur edhe 5 fëmijë, tre djem dhe dy vajza.

Në banesën e Abdullait.

Në hyrjen e pallatit 5 katësh qëndrojnë disa burra të cilët të ngjisin për në katin e tretë të këtij hoteli. Muret janë të prishura tërësisht, ndërsa kjo godinë është zgjedhur për të bërë pritjen e atyre që marrin rrugën e Cërrujës për të qënë në krah të kësaj familje. Në disa prej dhomave janë shtruar dërrsa mbi disa tulla për të mundësuar qëndrimin ulur. Të afërmit e vajzës së vrarë të heshur të sjellin kafenë e zakonshmë në kësi rastes, ndërsa biseda nis vetiu për ngjarjen e rëndë. Abdullai, babai i vajzës duke mposhtur dhimbjen e thellë, fillimisht hedh poshtë kategorikisht faktin se vajza mund të jetë larguar pa lejë nga shtëpia. Sipas tij, është dëshmitari i gjithë fshati për lidhjen që u bë pas ndërhyrjes së z. Adem Ademi nga Kukësi më banim në Bathore, por që ka vajzën e tij të martuar tek fqini ynë Liri Dika. Abudallai duke u drithur thotë se kam punuar një jetë të tërë për të rritur këta fëmijë në tunelet e minierës së Cërrujës. Por që fati bëri ketë që bëri. I trishtuar për fatin e zi ai thotë se jamë i gatshëm që këtë çështje ta lë plotësiht në dorë të shteit që vrasësi i vjazës së dytë të tij Dan Hutra të marrë dënimin e merituar nga ligjet e shtetit.

Flet babai Abdulla Havalja

Ku ishit kur morët vesh ngjarjen e rëndë?

Pata shkuar në Klos, në qytet për të blerë thesin e miellit dhe lakra për të bërë turshi. Ashtu i lodhur siç isha mbërrita në banesë ditën e dielë rreth orës 16 të pasdites. Kur u futa në oborr, dëgjova të qara të forta të vajzës tjetër dhe të gruas time. Ashu i hutuar u futa në banesë për të marrë vesh se çfar ka ndodhur. Mes të qarash ata më thanë se Dani ka vrarë Dafinën. Dhëndërri që tshmë mund ta quaj bandit i kishte telefonuar me qetësi bashkëshortes time ku i kishte thënë se ka theruar Dafinën dhe se e kishte lënë të vdekur në banesën që kishin marrë me qera, diku afër fushës së vjetër të aviacionit, në të hyrë të Laprakës. Ps kësaj telefonate, ndonëse nënë i bijë ishin trëmbur, nuk e kishin besuar plotësisht, ndaj kanë lajmëruar djalin e madh Rolandin që ishte diku afër shtëpisë. Ky i fundit e ka marrë në telefon vetë danin i cili edhe këtij i ka konfirmuar se e kishte therur dhe lënë të vdekur Dafinën. Madje i kanë thënë se pse nuk jeni nisur që ta merrni së është në banesë. Madje nuk ka dhënë ndonjë detja tjrtër duke e mbyllur me kaq.

A kishit ndonjë sinjal për mosmarrveshje mes vajzës tuaj dhe dhëndërrit.

Unë nuk kisha asnjë dijeni për ndonjë problem. Vetëm pas ngjarjes mësova se Dadina i kishte telefonuar vetëm pak minuata nënë së saj ku i kishte thënë se dani ma ka mbyllur në dhomë dhe kam frikë se do të më vrasë. Por ende pa marrë frymë, ka telefonuar vetë Dani që i ka thënë se e kam therur vajzë.

Si vepruat pas këtij njoftimi?

Kemi zbrituar nga fshati, ashtu në errësirë dhe mezi kemi gjetur një makinë për të shkuar në policinë e Burrelit. Aty kemi bërë denoncimin, poliucitë kanë bërë punën e tyre, ndaj dhe më është ërkuar që të shkoj në Tiranë. Nuk kisha ansjë lek në xhep, por megjithatë jamë nis për në Tiranë dhe kam përfuandur në policinë e rajonit përkatës. Aty policët kanë marrë nusen time për tu treguar se ku ishte vbanesa e marrë me qera nga Dan Hutra. Pasi kanë shqyer derën kanë parë tmerr me sy. Vajza e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Pasi ata kën bërë punë e tyre, me ndërhyrjen e policisë është bërë i mundur transportimi i vajzës time nga Tirana për në fshat. Megjithatë mezi kam bërë bashkë 30 mijë lekë të reja për të bërë pagesën me këtë rast.

Si e njohët dhëndërrin që i mori jetën vajzës tuaj.

Shkak është bërë njëfarë Adem Ademi nga Kukësi por që jeton në Bathore. Ai kishte martuar vajzën e tij këtu në këtë fshat, dhe vinte shpesh tek dhëndërri i tij Liri Dika. Një rast kishte sjellë me vete edhe Dan Hutrën pasi siç thoshte me të ai kishte lidhje miqësore. Ashtu si pa kuptuar u njohën edhe me vjazën time të cilën erdhën dhe i kërkuan dorën. Me ndërhyrjen  e Ademit, unë pranova për ta maruar madje ashtu me urgjencë pa ndonjë ceremoni të madhe martese, pasi kisha në plan të martoja djalin e madh Rolandin të cilin e martova tre muaj më parë dhe borxhet e kësaj dasme nuk i kam larë akoma. Vetë Dani ishte mjaft i shkathët i gojës dhe madje të ofronte respekt. Ai ishte rreth 25 vjeç, ndërsa vajza ime 20 vjeçe.

Thuhet se Dan Hutra ishte i dënuar më përpara madje ka bërë 3.5 vite burg për një veprim pervers brënda familjes. Ju a kishit dijeni për këtë?

Nuk e kam ditur aspak për këtë. Shkesi nuk ma ka thën këtë gjë, madje kur unë e kam marr vesh i kam kërkuar llogari për këtë. Por edhe ai nuk më ka dhënë ndonjë sqarim të plotë, por gjithësesi ishte vonë dhe nuk mund të bëja ndonjë veprim pasi kur unë e maora vësh, vajza kishte kohë që ishte martuar.

A keni marrë kontakte me shkesin tash pas vrasjes së vajzës?

Kam tentuar por ai më është shmangur. Nuk është se ai ka përgjegjësi për sjelljet e Danit, por nëse e ka njohur si ishte i tillë ai më ka borxh. Unë nuk kam asgjë as edhe me komshiun tim Liri Dika, megjithëse kur nusje etij që është vajza e shkesit ka ardhur këtu për ngushëllime, gratë për rreth kufomës e kanë nxjerrë menjëherë përjashta.

Pas ngjarjes si do të veproni me Dan H…… apo me familje  e tij?

Unë pres vetëm nga shteti që ta dëmnojë. Unë ja kam lënë shtetit!

Flet Roladi, vëllai i Dafinës së vrarë.

Çfar të tha Dani në cel?

Sapo mori nënën dhe ajo kishte vënë kujen formaova për herë të fundit nr e dhëndërrit. Ai e hapi menjëherë dhe me një ton të fortë më tha, se pse nuk jeni nisur të merrni Dafinën, pasi e kam vrarë. Unë nuk i besoja veshëve por kujtoj se e kam pyetur pse e bërë ketë punë. Desha- më tha dhe më mbylli celuarin.

Kur të mori në cel ku ishte sipas tij?

Jam i sigurtë që ishte në Shqipëri pasi e tregonte prefixi i tij. Pra ishte me numrin e tij që ka pasur gjithnjë. Por ai më tha se e kam vrarë dafinë dhe se ishte ne Korçë dhe po nisej për në Greqi. Pas kësaj nuk kam komunikuar më me të, vetëm se numrim me të cilim komunikova me dhëndërrin, ja dhashë policisë.

Nga sa ju keni komunikuar apo qëndruar me të, si ka qënë komunikimi dhe a kishit konstatuar ndonjë problem?

Ai vinte shpesh ne familjne tonë dhe ishte mjaft i komunikueshëm. Madje ka qëndruar me raste edhe për darkë. Por e keqja është se edhe motra jonë nuk na kishte thënë se kishte ndonjë problem me të. Madje ata ishin ndarë nga familja prindërore dhe kishin zgjedhur të banonin në një banesë me qera.

Aleksandër Ndoja, shkrim i botuar ne “Tirana OBSERVER” dhjetor 2007.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest