Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga Viktor Gjikolaj/KUSH ËSHTË MESUESI BIB GJIKOLAJ?

Historia e mësuesit që u arratis që është pa varr, ndërsa bija e vetme pak muajshe i vdiq në internim në Tepelene

Nga Pirusti News
636 Shikime

Para do kohe, piktori Pjetër Marku, kryetar i Akademisë së Arteve e letrave Mirditë, më pyeti: Kush është mësuesi Bib Gjikolaj? Pa e menduar arsyen e pyetjes iu pergjegja, trup e shkurt: Është djali i axhës tim. Kam lexuar diku se ka qenë do kohë mesues në Fan, tha bashkëfolësi. Unë heshta dhe ai nuk vijoj më tej.

Sot tek po lexoja në rrjetet sociale profile e urime për mësues e ish –mësues, mu kujtua pyetja e piktorit dhe po i përgjigjem kureshtjes së tij me një profil modest.

Bib Gjin Gjikolaj, ka lindur në Kurbnesh të Selitës, ku ka kryer edhe shkollën fillore në Bardhaj (Bozhiq). Në fillim të viteve ’40 të shekullit të kaluar kreu një kurs pedagogjik në Elbasan. Mendohej të jepte mësim në një shkollë shqipe në Prizren, por kjo nuk ndodhi se e marrin ushtarë. Ashtu siç e thashë kryehere Biba ishte djali i axhës tim. Ata ishin katër vëllezër, që qenë ndarë nga familja e madhe, 1939.

Dyqanin që kishte shtëpia e madhe u takoj ta kishin ata. Ishte i vetmi dyqan në Selitën e asaj kohe. Pas luftës, si kudo në Mirditë edhe në Kurbnesh u hap një shkollë. Në kujtimet e mësuesit të asaj kohe, Nikoll Biba shkruhet:’’

Në mars të vitit 1945, në sistemin veror, hapen dy shkolla, në Kurbnesh, në shtëpinë e Preng Mark Gjikolës, me mësues Bib Gjini (Gjikolaj) dhe në Zajs në shtëpinë e Kol Burakut, me mësues Mustafa Nezir Carën (Rrugëtimi i Diturisë,Tiranë,2017,fq. 228).

Po në këtë libër, kapitullin, Shkollat e Zonës së Fanit, emrin e mësues Bib Gjikolës e gjejmë te historiku i shkollës 9-vjeçare Konaj. Ai, sipas bordorove ka shërbyer si mësues në zonën e Fanit, deri në shtatorin e vitit 1948.

Në studimin e Preng Gjergj Gjomarkajt, “Terroi komunist në Mirditë’’, 2016, botim i Instituit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, ku shkruhet për të zhdukurit nga dikttatura, autori përcjell një profil të shkurtër për mësuesin që u arratis bashkë me dy vëllezrit e tij, në tetorin e vitit 1948.

‘’U lind në katundin Kurbnesh, më 1919. Biba pat mbaruar shkollën fillore dhe një kurs pedagogjik. Shërbeu si mësues në Klos e Konaj të Fanit nga pranvera e vitit 1945, deri në shtator 1948.

Pas arratisjes së tij bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Prengën e Ndrekën, familja e tij internohet në Tepelenë. Baba i tij dhe dy rejat. Mrika, bashkëshortja e Bibës ishte shtatëzanë. Gjatë udhës për Tepelenë lindi një vajzë, në Perlat të Mirditës. Prena e Bibë Gjikolës e lindur, në tetorin e vitit 1948,vdiq në kampin e Tepelenës, bashkë me kushërirën e saj moshatare, Dila Preng Gjikolaj.

Për tre vëllezërit “Gjikolaj” e për 24 të tjerë, që u arratisën në atë muaj, edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë. Dihet se deri në Dragash të Prizrenit kanë kaluar gjallë. Asnjë përgjigje nuk jep shteti shqiptar,as sot e kësaj dite.

Siç më kanë rrëfyer të parët e mi ,ata nuk kishin bërë asnjë krim në Shqipëri. Kishin një gjendje te mirë ekonomike për kohën, dyqan e bagëti të shumta. E , në atë kohë ata kishin dhënë bukë miqëve në arrati. Asokohe ishte turp ti mbyllësh derën mikut e aq më keq, kur ai ishte në rrezik për jetën.

Kështu me ikjen e tyre e zhdukjen pa gjurmë u shqim një shtëpi. Por jo vetëm kaq. Deri në 1992, asnjë e drejtë studimi nuk u dha në zjarmin tonë.Të ndarë prej shokësh e të qujtur ”Ata’’,kushrinjtë e atyre e të tjera e të tjera, që do ti vuajmë deri tek banesa e fundit (edhe pensionet i kemi më të ultat se kemi punuar në kooperativa bujqësore, marrim më pak se të tjerët…)

E pra gjyshi im dhe i mesues Bibës, nuk u kthye i gjallë nga lufta e Durresit (vdiq ne kthim ne Fushë Lumth), axha ynë ishte partizan. Shtëpia e gjyshit ,shkolla e parë në fshatin tonë (njëra nga shkollat që hapi Ndrec N.Gjoka)

Bashkëhësit e mësues Bib Gjikolës kanë dekorata, monografi, titullin: ‘’Ndrec Ndue Gjoka’’. etj,etj

Ai nuk ka as varr, që t’i çoj një lule…

Le të jenë këto radhë,bashkë me këto dy foto si homazh për mësues Bib Gjin Gjikolën e gjithë ata mësues që dhanë kontribut në ato kohë të vështira për dijen,për gjuhën tonë të bukur!

Me shume mbi kalvarin e familjes se mesuesit Bib Gjikolaj:

Qershor 2006/ Gjënden pas 55 vitesh trupat e dy vajzave mirditore në Turan të Tepelenës. Organizohet ceremonia e rivarrimit të tyre në Kurbnesh të Selitës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest