-Përgatiti, Aleksandër NDOJA-
Për 40 vite me rradhë ka shërbyer si mësues, por edhe drejtues shkolle. Edhe pse i diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën “Histori-Gjegrafi” madje si në rrallë raste me notën 10-të, Gjovalin Totri nuk e ka hequr pendën nga dora përsa i përket artit të shkruarit, sidomos në poezi. Duket se ky ishte një talent i lindur, ndërsa frymëzimi duket se ka qenë vëndlindja e tij Malajt e Mirditës, por edhe historia e kombit tonë ndër shekuj, përfshirë padyshim dhe Dardania dhe viset tjera ndarë nga trungu amë.
Ky poet e kishte provuar penën e tij fort herët në fushën e krijimtarisë, me tekste këngësh e poezi që kanë marrë vlersime e duartrokitur nga publiku brenda e jashtë Mirditës. Mësohet se disa tekste të këtij autori, abuzivisht janë përdorur nga këngëtarë të mirënjohur, por që për t’iu shmangur detyrimeve, nuk kanë publikuar autorësinë teksteve të këngëve. Gjithësesi ky është fakt, por nuk është qëllimini këtij shkrimi, por vjen si një hyrje për ngjarjen e kësaj të shtune teksa dhjetra miq, kolegë, artdashës e miq të poezisë, janë mbledhur në sallën e ish-kinemasë së Rrëshenit, sapo e rikonstruktuar e vënë në dispozicion të talenteve fëminore, e emërtuar Qendra Kulturore e Fëmijëve Rrëshen, për tu njohur me tre botimet e fundit të poetit Gjovalin Totri.
Ato titullohen:
– “Aty vdes e ngjallem”
– “Udhëkryqi im”
– “E zgjova Paganinin për ty”
-P r o m o v i m i-
Dhjetra miq të artit e letërsisë, por edhe kolegë e miq të poetit janë mbledhur rreth orës 9 në Qendrën kulturore të Fëmijëve. Pasi kanë vizituar ambientet e kësaj qendre ka nisur ceremonina e promovimit të tre librave në fjalë, promovim i cili bëhet pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes së poetit.
Moderimi i këtij evenimenti është bërë nga bashkëqyteari i tij, koleg në lëmin e poezisë, ing. Dod Pjetraj.
Le të ndjekim kronikën e realizuar me këtë rast:
Kush është Gjovalin Totri?
Ai është lindur në vitin 1953, në Malaj të Mirditës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në vitin 1978, në degën “Histori-Gjeogravi” duke e mbrojtur diplomën me notë maksimale, 10 (dhjetë).
Përveç praktikës pedagogjike në Gjimnazin “Qemal STAFA” të Tiranës, ka punuar edhe në shkollat e mesme në Malaj, Rubik, Rrëshen dhe në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës, si edhe në disa shkolla 8 dhe 9-vjeçare.
Për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij është shpërblyer me vlerësimin “Mësues i Vitit 2005” nga Drejtoria Arsimore Durrës. Në vitin 2018 e mbyll karrierën e tij në fushnë e mësimdhënies, në pozicionin e drejtorit të Gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës, pasi del në pension.
Edhe pas kësaj Gjovalin Totri mbetet shumë aktiv në prodhimtarinë e tij poetike, por gjthësesi një prezantim i shkurtër i prurjeve të tij poetike janë përmbledhur në këto tre vëllime. Për të mos zbehur kureshtjen e lexuesve, nuk po japim detaje nga brendia e tre librave, por mund të themi, se leximi i krijimeve të tilla, është jo vetem çlodhje, por njëherësh edhe thellim i shkallës së njohjes për cilindo që do ti shfletojë, ku vargje të një plani mjaftë arrirë artistik, të kontaktojnë nërmjet simbolit dhe metaforës, sundojnë nga fillimi deri në fund me një lumë te furishëm ndjenjash dashurie per atdheun, shoqërinë dhe familjen. Duke medituar mbi poezitë e këtyre vëllimeve, të krijojet pershtypja se këto tre vëllime janë të parat per këtë poet, por jo të fundit.
Rrëshen më 11 mars 2023

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”