Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Pasqyrë e Lugët/Andris Lleskai

Nga Pirusti News
83 Shikime

Pasqyrë e Lugët
—————————

Ua jep zemrën,
duan të ta marrin dhe shpirtin,
ua jep buzën,
duan të ti hanë dhe sytë,
ua jep respektin,
duan të ta marrin dhe krenarinë,
ua shtrin dorën,
duan të të hipin kalikoc,
ua jep parimin,
duan të ta marrin autorësinë,
e ndan gëzimin,
ta vjellin vrer,
s’e ndan dhimbjen
se ta përdorin kundër,
u thua të vërtetën,
të mbysin në gënjeshtra,
tregohesh i sinqertë,
me shpifje tregojnë pabesi.

E megjithatë…
Mos ndrysho!
Ji vetvetja!
Disa “njerëz” duhen
për të bërë dallimin,
për të të vënë në pah.

#AndrisLleskai
0323

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest