Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Dr. Anna Hida/Edhe në mbishkrimet e vjetra të gjetura në Itali krenaria Dardano- Ilire triumfon e vërtetuar nga, Universiteti i Bolonjës 1814.

Po çfarë të dhënash do bota për t'ë pranuar se ato troje kanë qenë gjithmonë Dardane - Ilire

Nga Pirusti News
387 Shikime

Ndjehesh shumë krenare tek gjen mbishkrime të tilla. Kjo është një stele e gjetur në afërsi të Bolonjës rreth viteve 1500, aty ku sot ndodhet Vila Orsi.

Ky mbishkrim i përket shekullit të dytë a të tretë mbas Krishtit dhe është një pllakë përkujtimore, e bërë nga gruaja, vajza dhe vjehra për një luftëtar. Gjer këtu normale, por e jashtëzakonshjmja është se si gruaja dhe nëna e gruas (vjehrra) përcaktojnë origjinën e tyre “dardane”

Shkrimet italiane të asaj periudhe thonë se është hera e parë që një vjehërr i bashkohet familjes për të bërë një lapidar.

Kjo pllakë i përket një Aurelio Gallo të Legjionit të shtatë të Klaudios i cili vdiq në një betejë në Thrakë. Aurelia Amna ishte bashkëshortja, Galitta e bija dhe Leta vjehrra të gjitha nga kombi i Daedanisë. Ky lapidar është më i çmuari për madhësinë e mermerit dhe për veçantinë se çfarë është shkruar në të.

Kjo pllakë përkujtimore ka habitur të gjithë , se për një ushtar siç ishte Aurelio Gallo, i cili kishte vdekur në luftën e Thrakës, të bëhej nga gruaja, vajza e vjehrra me kombësi Dardane një monument i tillë në tokën e Bolonjës. Hamendjet janë se Aurelio Gallo mund të ketë qenë në ndonjë ekspeditë ushtarake në Dardani duke u martuar me një grua Dardane , duke u kthyer në atdhe dhe nuk dihet mirë nëse ky ishte nga Bolonja, por është e sigurtë që ai erdhi në Bolonjë me familjen e tijë, dhe la familjen për ndonja ekspeditë tjetër ushtarake.

Nuk e dimë nëse ishte një monument mortor, varr bosh që e bënë gruaja e bija dhe vjehrra.

Vihet re thonë shkrimet italiane që emri Amma është tipik Dardan , emri i vajzës Gallittta dhe i vjehrrës Leta nuk duken aq Dardan edhe pse aty deklarohen dardane. Prej Gjeografëve antikë qenë cilësuar dy Dardani ajo e sipërme që ishte Mesia dhe ajo poshtënë e quahtur Troade që poetët e quajtën Dardani edhe atë.

Në këtë shkrim vëmë re emrat e vjetër dardano – ilir, Ama, Gallitta, Leta… Violeta – Leta mbase është shkurtuar për shkak hapësire, por është emër i vjetër shqip. Gallitta o Gallica sepse dy “tt” në atë kohë lexoheshin “C”. Kemi fshat në Kosovë Galica.

Mesia ishte Dardania, dardanët krenarë nuk harruan të shkruanin prejardhjen e tyre edhe mbi një pllakë përkujtimore.

Po çfarë të dhënash do bota për t’ë pranuar se ato troje kanë qenë gjithmonë Dardane – Ilire?

Dr. Anna Hida (Nusha Zhuba)

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest