Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Delegacioni gjerman i “Renovabis” si edhe 12 gazetarë gjerman vizituan shkollën “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.

Nga Pirusti News
649 Shikime

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rëshen është vizituar nga një delegacion gjerman nga RENOVABIS, Organizata e Ndihmës së Evropës Lindore e Kishës Katolike në Gjermani. Delegacioni kryesohej nga Administratori i Përgjithshëm i “Renovabis” Prof. Dr Thomas Schwartz. Ndërkohë pjesë e këtij delegacioni ishin edhe 12 gazetarë gjermanë. Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër se si kjo shkollë po realizon me dashuri dhe profesionalizëm formimin profesional të të rinjve shqiptar.

Gjithashtu gazetarët gjermanë kanë realizuar reportazhe dhe intervista me nxënësit e kësaj shkolle mbi tematika të ndryshme si: rëndësia e arsimit profesional, mundësitë e integrimit në tregun e punës vendas dhe të huaj, arsyet e emigrimit të të rinjve, mendimet e tyre mbi frenimin e këtij fenomeni. Delegacioni dhe gazetarët gjermanë vizituan ambientet e shkollës si edhe laboratorët, duke u takuar dhe bashkëbiseduar me nxënësit, të cilët marrin dije dhe profesion në një nga 6 deget profesionale: Elektroteknik, Hidraulik, Mekanik, Sherbime Sociale Shëndetësore, Hoteleri-Turizëm si edhe TIK.

Miqtë gjermanë vlerësuan misionin e shkollës “Shën Jozefi” në shërbim të arsimimit dhe formimit profesional jo vetëm të nxënësve por edhe të kursantëve. Intervistat dhe reportazhet do të transmetohen në mediat gjermane sociale, të shkruara si edhe audio-vizive.

 Lindita Kokaj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest