Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

LOYOLA-GYMNASIUM” THELLON BASHKËPUNIMIN ME KOMPANITË DHE INSTITUCIONET ARSIMORE GJERMANE

Nga Pirusti News
274 Shikime

“LOYOLA-GYMNASIUM” THELLON BASHKËPUNIMIN ME KOMPANITË DHE INSTITUCIONET ARSIMORE GJERMANE

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e ndryshme dhe të ndërtimit e thellimit të partneritetit profesional, të premten, drejtues të lartë të kompanisë gjermane ASB në Gjermani dhe të degëve të saj në rajonin e Evropës Juglindore, kanë bërë një vizitë në “Loyola-Gymnasium”, për t’u njohur nga afër me të arriturat e deritanishme të këtij institucioni të rëndësishëm edukativo-arsimor në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, z. Knut Fleckenstein, drejtues i Bordit të ASB-së dhe i Samaritan International, shoqërohej nga z. Stefan Mette, anëtar i Bordit, z. Elmir Bojaxhiq, drejtor i ASB-së për Evropën Juglindore, Dafina Hoxha, drejtoreshë e ASB-së për Kosovën dhe Vedat Haxhiosmanoviq, inxhinier i ASB-së. Mysafirët, gjatë kësaj vizite në ALG “Loyola-Gymnasium” janë pritur nga M. Lindita Spaqi, u.d. drejtoreshë ekzekutive e ALG-së dhe drejtori i “Loyola-Gymnasium”, z. Enver Sulaj, të cilët i njoftuan mysafirët me arritjet, perspektivat zhvillimore dhe sfidat e funksionimit të këtij institucioni edukativo-arsimor, në rrethanat e ndryshimeve të mëdha shoqërore, që prekin drejtpërdrejt edhe sistemin arsimor.
Pas vizitës, mysafirët u shprehën të impresionuar nga atmosfera e punës dhe planet ambicioze, duke premtuar mbështetjen e tyre dhe thellimin e bashkëpunimit, në të mirë të zhvillimit të mëtejmë të “Loyola-Gymnasium”.
Përndryshe “Loyola-Gymnasium” ka një bashkëpunim në fusha të ndryshme me institucionet gjermane, në kuadër të shkëmbimeve të nxënësve e trajnimeve të mësimdhënësve, si me Friedrich-List-Gymnasium në Gemünden, Universitetin e Hildesheimit dhe Hannoverit, Universitetin e Siegenit, Qendrën për Pedagogji Injaciane-ZIP (Zentrum für Ignatianische Pädagogik) në Ludwigshafen, etj.
Nxënësve të saj “Loyola-Gymnasium” u ofron edhe provimin e gjuhës gjermane DSD, si dhe ka një partneritet të fuqishëm me kompanitë e shumta gjermane në kuadër të Ausbildung Initiative-shkollimit dual-profesional, ku tashmë në Gjermani studion një numër shumë i madh i nxënësve që kanë dalë nga kjo shkollë.
Në kuadër të ALG-së funksionon shkolla fillore, gjimnazi dhe qendra e shkollimit professional. Për të gjithë të interesuarit nga qendrat larg Prizrenit, por edhe të rajonit, për t’u shkolluar në “Loyola-Gymnasium” ofrohet edhe vendosja në konvikte, të ndara për djem dhe për vajza, ku nxënësit jetojnë dhe mësojnë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të edukatorëve.
“Loyola-Gymnasium” sivjet kremton 18-vjetorin e punës së saj dhe konsiderohet si dhuratë e popullit dhe institucioneve gjermane për Kosovën e posadalë nga lufta.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest