Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirditë, Brilindo Bushpreni vepra arti me materiale të riciklueshme.

Nga Pirusti News
596 Shikime

Nga Lindita Kokaj, mësuese e gjuhës gjermane, pranë shkollës Profesionale “Shen Jozefi Punëtor” Rrëshen.

Brilindo Bushpreni nga qyteti i Rrëshenit është një i ri i apasionuar pas arkitekturës dhe artit. 19-vjeçari Bushpreni është maturant në Shkollen e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në degën Elektroteknikë, por që ka pasion edhe arkitekturen.

Ndryshe nga shumë të rinj të tjerë shqiptar Brilindo frekuenton shkollen, punon për të ndihmuar familjen e ndërsa kohen e lirë që i mbetet ia kushton pasionit të tij.

Artisti 19-vjeçar ka realizuar mbi 20 punime makete por edhe vepra artitistike kryesisht me karton, guaska, gurë dhe materiale të tjera, me një stil të veçantë.

“Kam realizuar rreth 20 punime, të cilat i kam përshtatur sa më shumë që është e mundur me realen. Prej 5 vitesh kohen e lirë e shfrytëzoj duke punuar me këto makete. Synoj që pavarësisht shkollës të mos e lë pas dore këtë dëshirë që kam për këto lloj punimesh”, deklaron maturanti Bushpreni.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest