TI DHE ENDRRA IME E VJETER
Nje rreze dielli pervidhet ne dritare
E bie mbi ballin tend si drite.
Tani me drite nuk po te dalloj fare,
Je vetem apo vete e dyte!?
Dhe gjumi i embel si fllad,
Vjen e mi rendon syte.
Me shiun trokues mbi xham,
Ti me vjen vetem, apo vete i dyte!
Endrra e vjeter mbulon lulet,
E me vesen kristal shetit.
Nje flutur e hireshme po ulet,
Perseri ti vjen vete e dyte!
Tani vjen ngadale koha e bardhe,
Bashke me diellin perendoi te rite.
Nje selvi me rritet mbi varr,
Gezohem,dhe une jam vete i dyte!
Ne korien pa cak te gjithesise,
Si Diogjeni te kam kerkuar.
Ne lulishten e bukur te poezise,
Mbetem nje stol druri i harruar!
Lezhe,20 maj 2017.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”