Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mark Ndrec Vladi i Lurës” histori dhe vlera në një monografi me autor Preng Vorfi.

Prezantohet në Akademinë e Shkencave

Nga Pirusti News
1 224 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Ndodh shpesh ose në të shumtën e rasteve që prodhohen libra në masë, madje një autor ndodh që të mos mbaje mend as numrin e tyre sa ka tërhequr nga shtypshkronja, me emrin e tij. Një shkrim i disa viteve më parë “libromania” i shkruar nga një miku jonë shkrimtar, natyrisht Ndue Dedaj, duket se i ka thënë të gjitha. Indirekt fshikullohen edhe librat me porosi, ku figurës që i dedikohet nuk i vlejnë më shumë se dy faqe, por për tu plotësuar trashësia, i bihet rreth e qark katundit, madje edhe tërthor.

Por ndodh padyshim edhe e kundërta, kur për individin dhe familjen ke se çfar të thuash, madje të plotësosh edhe vëllime të tjera.

Për Mark Ndrec Vladin e Lurës dhe bijtë e tij, por mbi të gjitha bashkëshorten “heroinë” e pashpallur  në kohë të vështira, mund të flasësh pafund, edhe pse Ai nuk jetoi më shumë se 37 vjetë, ndërsa është ndarë nga jeta plot 69 vite më parë. Kjo u pa qartë sot në sallën e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, teksa salla e tejmbushur përcillte respekt e mirënjohje për Mark Ndrec Vladin, bashkëshorten e ndjerë Dilën, që e vetme rriti tre fëmijët jetimë, i shkolloi duke i bërë të spikatur në jetë, kudo ku ata shërbyen.

Të gjithë e kujtojnë mjekun e shquar e të kundodhndodhur të Lurës, Ndrec Vladi dhe ky i ndjerë, oficerin e palodhur dhe të dinjitetshëm të Ministrisë së Brendshme Lenin Vladi, dhe Ded Mark Vladi oficer i artilierisë shqiptare i mirënjohur ndër vite, në të gjitha repartet e ushtrisë shqiptare përgjatë bregdetit.

Të gjitha këto dhe histori dhe emra historike të krahinës plot lavdi të Lurës, janë renditur me passion e përkushtim nga autori Preng Vorfi, me mbështetjen e dy djemve të kësaj figure të pavdekshme në kujtesën e lurjanëve, kushtuar sic ata shprehen, 22 nipave e mbesave të kësaj dere.

Pak fjalë për Lurën.

Më ka rastisur të udhëtoj raste pafund për Lurë. Edhe pse Krej-Lura ndan në pak metra me Mirditën, në fshatin Mërkurth, kjo zonë më jep një tjetër ndjesi, duket se prek një botë tjetër, disi më të veçantë. Këtë sharm padyshim ja japin historitë e spikatura, burrat e mençur dhe të zotë që ka nxjerrë Lura, por edhe gratë sojnike, bujare e plot përkujdesje në çdo derë.

Ja çfar thotë në faqet e librit, Elta Vladi mbesa e Markut, sot emigrante në Angli: “..Kam parë shumë gjera te nënë Lina gjyshja ime, por nuk më hiqen nga kujtesa dhe më kanë bërë përshtypje të madhe disa virtyte që ajo kishte si bujaria, zemërgjerësia, dashuria për njerëzit.

Unë shikoja njerëzit që kalonin afër kullës dhe nënë Lina u fliste dhe i pyeste: “Si jeni?”, pastaj duhej tu jepte me  çdo kusht diçka në dorë. E pyesja nënën: këtë fëmijë apo të rritur, kushërinj i kemi? Ajo përgjigjej: Jo, nuk i kemi gjë, janë kalimtarë, por është sevapë me i dhënë tjetrit diçka….

Padyshim ky ishte virtyt i njerzve të Lurës, pasi edhe unë autor i këtyre rradhëve e kam konstatuar jo pak herë në Krej-Lurë, teksa shkoja vazhdimisht të tezja ime, Mrika e Gjergj Z. Rajtës. Ja pra sa njerëz dhe histori ka Lura, por edhe bukuri të pamata që falë rrugës së re me asfalt që pritet të përfundojë sëshpejti, do të ringjallë turizmin, sidomos atë të bujtinave pranë 7 liqeneve të mirënjohura të Lurës.

Po le të kthehemi tek Mark Ndrec Vladi, historia e tij, që është përmbledhur aq bukur në monografinë me autor Preng Vorfin.

Marku ishte i ri, me plot ëndrra për jetën, për tre fëmijët e tij, më i vogli disa muajsh atë ditë janari të vitit 1954. Marku del atë ditë pasi e kërkonte detyra në atë acar tipik të Lurës në drejtim të fshatit Krej-Lurë. Bora edhe acari bënë punën e vet, ndërsa në familjen e tij kaloi një natë e trishte nga pritja. Vetëm të nesërmen ai është gjetur. Me 2 janar një i afërm i tij, Dod Bib Vladi dallon mes të borës, Markun e pajetë. Dalin dhe e marrin me shumë të tjerë.

Lura kalon në zi. Askush nuk e besonte. Lura, Reçi, Dardha, të kater grykët e Selishtës, Dibra, Mati e Mirdita ku kishte shërbyer, u gjendën pranë në ato ditë zie. Vdekjen e mbuloi heshtja. Askush nuk hetoi, ndoshta në mënyrë të qëllimshme. Ai, vonë, shumë vonë mori vlersimin më të lartë nga Komuna e Lurës, që pas 60 vitesh e bëri qytetar nderi, ndërsa sot pas 69 vitesh kemi një monografi kushtuar kësaj figure emblematike.

Ceremonia.

Salla e Akademisë së Shkencave të RSH ka qenë e tejmbushur sot më 27 maj. Janë qindra banorë të Lurës, Dibrës, Mirditës, familjarë të fisit të madh e të mirënjohur të Vladit të Lurës, por edhe miq e shokë të familjes.

Ceremonia nis me ekzekutimin e hymnit kombëtar, ndërsa moderator i këtij aktiviteti, shkrimtari Mjeshtër i Madh, Halil Rama ka ftuar të birin e dëshmorit të heshtur e pa titull, oficerin me karrierë të spikatur Ded Vladi. Ai ka falenderuar pjesmarrësit, por edhe autorin Preng Vorfi për monografinë që përcjell vlerat e babait të tij dhe krejt fisit.  

Në rradhë kanë plotësuar figurën emblematike të Mark Ndrec Vladit, si regjizori Aqif Ademi, ish minister e arsimit Tefta Cami, Skëndër Doda, Osman Vladi, Lazam Kaci, Nikoll Vladi, aktori nga Dibra e Madhe Bedri Jashari, Pjetër Marku, gjeneral Gjergj Vladi e shumë të tjerë. Në vijim u interpretua një këngë kushtuar Mark Ndrec Vladit.

Takimin e ka mbyllur me një fjalë të shkurtër autori i monografisë “Mark Ndrec Vladi i Lurës” z. Preng Vorfi. Ai është falenderuar për punë plot pasion dhe cilësi në këtë monografi që shpërfaq vlera, jo vetëm për heroin e heshtur të asaj kohe, por dhe për fisin e madh të Vladit dhe gjithë krahinën e Lurës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest