Këtë rradhë botimi i Mr.SC. Murat Ajvazi, “Skenderbeu në historiografinë zvicerane” vjen edhe në gjuhën suedeze. Hulumtimi ekselet i historianit Murat Ajvazi me banim në Zvicër rreth punimit të dy autorëve të hershën zviceranë, Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi dhe Ernest Münch për Gjergj Kastriotin, bëri që shumë prej fakteve historike tu hiqej pluhurin e harresës 200 vjeçare, sepse ju përcjell opinionit, përmes një botimi cilësor fillimisht në gjuhën shqipe, të titulluar “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane”.
Natyrisht rreth këtij libri janë bërë promovime të shumta si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Gjermani e Itali, dhe tashmë edhe në Suedi por çfar është e evidentueshme në këtë rast është përkthimi i këtij libri në disa gjuhë të huaja si në gjermanisht, serbisht, kroatisht, e hungarisht e sëfundi dhe në suedisht.
Tashmë botimi i autorit Murat Ajvazi “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane” ka dalë nga dalë në qarkullim në gjuhën suedeze nga shtëpia botuese “Erik Hans”, pasi është përkthyer nga përkthyesi i talentuar z. Hamit Gurguri.
Libri erdhi në suedisht edhe me mbështetjen e Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” në qytetin Boras në Suedi, gjithësesi meritën më të lartë ë suedezët të kenë në dorë “Skënderbun” e ka padyshim përkthyesi i mirënjohur në Suedi Hamit Gërguri.
Në Uddevalla të Suedisë, ceremonia e prezantimit të “Skenderbeu në historiografinë Zvicerane” në gjuhën sudeze.
Më 5 qershor 2023 në Qytetin e bukur Uddevalla të Suedisë mbajt festivali internacional kulturor, i organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Migjeni” nga Borasi i Suedisë. Kjo shoqatë tashmë e mirënjohur për kontributin e saj mbarëkombëtar drejtohet nga emara po aq të mirnjour në serën e intelektualëve shqiptarë si Sokol Demaku, Rizah Sheqiri, Bahtir Latifi, mbeshtetur dhe nga kontributorë të tjerë si Gladiola Jorbus , Anxhela Ziso, Qerime Gurguri etj. Në këtë event morën pjesë krijues dhe studjues nga Suedia, Norvegjia, Shqipëria, Zvicra, Kosova, Anglia e vende të tjera.
Pjesë e aktivitetit që mori vëmendje të shtuar ishte edhe përcjellja e botimit tashmë edhe në gjuhën suedeze “Skenderbeu ne Historiografinë Zvicerane” ose (Skenderbeg i Schweizisk Historiografi) përkthyer nga perkthyesi i njohur europian Hamit Gurguri.
Festivalin e hapi Rizah Shaqiri, ndërsa në vijim kryetari i Shoqates, profesor Sokol Demaku. Për librin në suedisht ka referuar studjuesi nga Geteburgu i Suedisë Bahtir Latifi i cili u ndal në rëndësinë e përkthimit te ketij studimi si dhe rendesinē që ka ky botim rreth heroit tonë kombëtarë me famë botërore për lexuesit suedez.
Në fund autori Murat Ajvazi, foli edhe mbi aktivitetin e gjerë të Lidhjes se Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër dhe rolin qe luan kjo organizatë, botimet, konferencat e ndryshme shkencore etj.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

