Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Famullia e Shna Ndout në Tiranë, 34 fëmijë dhe adoleshentë marrin kungimin e parë.

Religjion, Fra Flavio Cavallini meshtar që prezanton pozitivitet dhe komunikim ekselent me besimtarë

Nga Pirusti News
1 004 Shikime

-Aleksandër NDOJA-

Është e dielë plot diell, ndërsa GBS na orienton drejt Famullisë së Shna Ndout në Tiranë.  Moshat më të vjetra, aty afër mbajnë mend hotel “Pezën”, por prej vitesh ky hotel nuk është më, ndërsa trualli i është kthyer të zotëve që e kishin prej viteve të largëta  1856, kur Françeskanët erdhën në Tiranë e ndërtuan kishën e Zojës së Papërlyer, e cila u bë edhe qendër famullie, në të cilën fretërit kanë shërbyer deri në vitin 1878, kur i kaloi klerit dioqezan.

Në shfletim të informacioneve nga kjo famulli mëson se më 13-20 janar 1935 Fra Anton Harapi mbajti në Tiranë misione. Në vitin 1939 fretërit aty kanë blerë një shtëpi, të cilën e adaptuan për rezidencën e vet, të cilën e hapën më 11. 02. 1942. Presidenti i parë ishte i lumi Fra Mati Prendushi. Kishën e re në nder të Shën Antonit të Padovës, me urdhër dhe me përkrahje të provincialit, Fra Anton Harapi, e ndërtoi Fra Viktor Volaj për 5 muaj, për ta përfunduar atë në qershor të vitit 1944.

Pas mbylljes në vitin 1967, Kisha dhe ambientet mbështetëse u adoptuan në kinema dhe pallat pionieri, por vjen një ditë që nata e gjatë merr fund dhe pikërisht natën e madhe të Krishtlindjes së vitit 1990, Fra Zef Pllumi mbajti meshën historike, meshën e Natës së Krishtlindjes 1990. Vetëm dy muaj më vonë, pikërisht më 3 mars 1991 kjo Kishë hapi dyert për mesha të rregullta.

E dielë 11 qershor 34 fëmijë dhe adoleshentë marrin kungimin e parë.

Pikërisht sot kur Kishat Universale kanë kremtuar festën e Korpit të Krishtit, fëmijët kanë mbërritur këtu nga katër Kisha filiale të kësaj famullie, të Kishës së Shën Mikelit, Shën Jozefit, Shtëpisë Baritore  dhe Vincens Prendushit. Ambienti brenda kësaj famullie është tepër miqësor. Është mbushur përplot me besimtarë, ndërsa bie në sy dekorimi i mureve anësore me historinë kishtare. Në një anë janë vendosur vetëm portretet e Nënë Terezës dhe martires Marie Tuci, në mes një shenjtore që duhet se i paqton këto shpirtra që emocionojnë pafund. Në anën tjetër janë të vendosur martirë të tjerë të Kishës si i Lumi Benardin Palaj, i Lumi Karl Serreqi, i Lumi Vincent Prendushi, i Lumi Ciprian Nikaj, i lumi Serafin Kolaj, i Lumi Gaspër Suma, i Lumi Mati Prendushi, i Lumi Gjon Shllaku.

Mesha është mbajtur nga Fra FLAVIO CAVALLINI, Guardian, Famullitar, Delegat për Ekumenizmin dhe dialogun ndërfetar, Përgjegjës për misionin “Ad gentes”, Asistent për format e reja të ungjillëzimit, Asistent lokal OFS. Me një gjuhë shqipe të kuptueshme në cdo detaj mesha nuk zgjat më shumë se një orë, por elekuenca, poziviteti dhe vlerat që përcjell tek besimtarët e pranishëm, bën që koha të kalojë shumë më shpejt se sa shënon kohëmatësi.

Ceremoniali shkon normalisht sipas programit, ndësa nga mikrofoni thirren 34 emrat e fëmijëve që morën sot kungimin e parë. Mesha vijon të mbahet nga Fra FLAVIO CAVALLINI, i pa shqetësuar nga disa zhurma të vogla të fëmijëve krejt të vegjël, që kishin ardhur shoqëruar me prindërit, për të shoqëruar vëllezërit e motrat më të rritur, që sot morën kungimin e parë. Madje Fra Cavallini u premtoi një meshë vetëm për fëmijët të cilët do të lejohen të “zhurmojnë edhe më shumë e sa të munden”, duke përcjellë një situatë tepër pozitive në komunikimin mes Tij dhe ambientit të tejmbushur. Dita e sotme për këta fëmijë do të jetë një kujtim mjaft i bukur, pasi morën kungimin e parë, por takuan një bari të përkushtuar si Flavio Cavallini, i cili përcjell pikërisht atë që Kisha dhe bësimtarët kanë më shumë nevojë, “pozitivitet dhe komunikim”.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest