Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shpërndahen dëftesat dhe çertifikatat e nivelit.

Nga Pirusti News
1 126 Shikime

Në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen u organizua një ceremoni e veçantë për shpërndarjen e dëftesave dhe çertifikatave të nivelit, ku moren pjesë drejtues dhe përfaqësues të ZVA Mirditë, ZP Mirditë, kryetari i DHTI Tiranë Nikolin Jaka, biznesmenë si edhe prindër e nxënës.

Drejtori i Shkollës Michele Leovino theksoi se të jesh drejtues i një shkollë të tillë si “Shën Jozefi” është një privilegj. Sot këta nxënës përmbyllin studimet në një ndër nivelet e arsimit profesional. Të gjithë jemi angazhuar, kemi bërë maksimumin tonë, por synojmë të gjithë së bashku diçka më të mirë.

Kryetari i DHTI Tiranë Nikolin Jaka vlerësoi edhe sakrificen e prindërve për të sjellë fëmijët që të marrin dije në këtë shkollë me dashuri dhe besim. Jaka u ndal edhe në bashkëpunimin 5- vjeçar të DHTI Tiranë, shkollës dhe Dhomës së Zejtarisë të Dortmundit.
” Ju sot çertifikoni njohuritë tuaja në një profesion, dhe sipërmarrjet private ju presin krahëhapur, pasi ata kanë nevojë për persona të përgatitur profesionalisht si ju. Rruga e duhur nuk është punësimi jashtë vendit por arsimimi dhe integrimi në sipërmarrjet vendase”, theksoi Jaka.

Me të njëjtin mesazh iu drejtua nxënësve edhe përfaqëduesja e ZVA Mirditë Valbona Beleshi, e cila vuri theksin në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollen ” Shën Jozefi” dhe vlerësoi rolin e kësaj shkolle në aftësimin profesional të të rinjve.
“Qëndroni në Shqipëri, punoni në vendin tuaj pasi shoqëria jonë ka nevojë për të rinj profesionistë si ju, apeloi Beleshi.

Ndërkohë Drejtori i ZP Mirditë Erion Nikolli u uroi suksese nxënësve, të cilët sipas tij mund të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit tonë.

Sipërmarrësi i njohur Ylli Ujka nënvizoi faktin se një prej sektorëve të sipërmarrjes së tij drejtohet nga një ish – nxënës i kësaj shkolle. “Ky është vetëm fillimi, pasi bashkëpunimi do të vazhdojë” deklaroi Ujka.

Ndërkohë mes Shkollës “Shën Jozefi” dhe DHTI Tiranë u rinovua marrëveshja e bashkëpunimit midis tyre.

Lindita Kokaj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest