Kemi dëgjuar se në vitet 1700-a, kupola e Vatikanit kishte një Papë shqiptar, Papa Klementi XI-Albani. E ndersa të dhënat kanë qenë të shumta, përmendja e këtij fakti mbetej më shumë në fjalime apo takime me karaktet historik.
Për të parë emisionin klikoni “Watch on YouTube”
Në fakt Papa Klementi nuk ishte thjeshtë një Papë sa për te shënuar emrin në rradhën e të përndriturve papatë, por ishte dhe një administrator i fuqishë që i ndryshoi faqen jo vetëm Vatikanit, por mbi të gjitha Romës me ndërtimin e parqeve, shesheve e lulishteve, por dhe ujësjellësve të shumtë.
Papa shqiptar Klementi, pati vëmendje të fortë dhe ndaj vendit të tij të origjinës Albanisë, derisa niste ekspedita njohëse për situatën dhe merrte masa për përmirësim të situatës.
Edhe në varrin e Tij, ka lënë një amanet të veçantë ku spikat fakti i origjinës së tij shqiptare.
Të gjitha këto, por shumë të tjera që të fusin detyrueshëm në labirinthet krenare të historisë sonë të lavdishme, përcillen me saktësi e kompetencë shkencore, nga studiuesi i apasionuar, mbajtës i titullit të lartë “Kalorësi i urdhërit të Skenderbeut” Prof. Dr Eqrem Zenelaj.
Prof. Zenelaj mbetet padyshim një vlerë e jashtëzakonshme e historiografisë tonë, pasi falë stoicizmit të tij universal ka eksploruar dhe eksploron arkivat më elitare europiane nga ku renditen fakte pafund.
Edhe në këtë emision që po përcjellim Papa Klementi vjen në dimensionin që nuk e kemi parë, falë dimensionit që posedon Prof. dr Eqerem Zenelaj.
Përgatiti Aleksandër Ndoja.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”