Prej disa ditësh në rrjetet sociale është shfaqur kënga më e re kënduar nga Agim Picaku, shoqëruar nga Prena Beleshi dhe Angjelina Nikolli, e titulluar “Festë në Mirditë”.
Në fakt Agim Picaku nuk ka ardhur rishtazi në fushën e këngës, anipse për shumë vite nuk është shfaqur në skenat tona.
Nga moshatarët e tij kujtohet si tepër impulsiv në shkollë, duke përfaqësuar në shumë aktivitete zonale e kombëtare shkollën e fshatit të tij të lindjes Përlatit, në Mirditë. Ndërsa autori i tekstit Viktor Gjikolaj dhe mjeshtri i këngës Servet Cara, prej dekadash emrat e tyre i kanë shënuar në gjerdanin e artë të kulturës Mirditase.
Viktor Gjikolaj në prezantimin e këngës në profilin e tij me të dejtë thotë se “Këngët i bëjmë ne, lavdet i marrin këngëtarët.
“Arti muzikor, është art kolektiv”,është shprehur në një intervistë, kompozitori i njohur, Naim Gjoshi pas jehones së këngës, “Mora fjalë”, në stadiumin kombëtar. Nuk ndodh vetëm me kompozitoret e poetet, por edhe me dramaturget, regjizoret, motazhieret, etj. Famën e marrin këngëtarë apo aktorët, e thënë ndryshe, atë që sheh publiku. Askush nuk tha kënga e Naimi Gjoshit, por kënga e Shkurte Fejzes…”
Duke vijuar më tej, poeti i mirënjohur Gjikolaj thotë se, kjo këngë ka edhe sagën e vet, duke cituar se Agim Picaku hodhi ne rrjet kengen “Feste ne Mirdite”, duke bërë disa falenderime. Mirepo askush nuk e din se këtë tekst ma kërkoi ish-kreu i bashkisë Ndrec Dedaj. E shkruajta dhe ia nisa poetit e studiuesit te njohur Ndue Dedaj, për ti marrë vlerësimin e tij. Pastaj ia dergova porositësit, duke i thënë se e kam këshilluar edhe me prof. Ndue Dedajn dha pëlqimin e tij dhe Servet Cara beri muzikën…Me klipin janë marrë të tjerë.
Kënga në pak ditë ka marrë mjaft vlerësime, ndërsa mund ta ndiqni në linkun e spërcituar.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

