Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Festë në Mirditë” kënga më e re në kolanën muzikore me autorë mirditas.

Nga Pirusti News
1 923 Shikime
SHPERNDAJE

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është shfaqur kënga më e re kënduar nga Agim Picaku, shoqëruar nga Prena Beleshi dhe Angjelina Nikolli,  e titulluar “Festë në Mirditë”.
Në fakt Agim Picaku nuk ka ardhur rishtazi në fushën e këngës, anipse për shumë vite nuk është shfaqur në skenat tona.
Nga moshatarët e tij kujtohet si tepër impulsiv në shkollë, duke përfaqësuar në shumë aktivitete zonale e kombëtare  shkollën e fshatit të tij të lindjes Përlatit, në Mirditë. Ndërsa autori i tekstit Viktor Gjikolaj dhe mjeshtri i këngës Servet Cara, prej dekadash emrat e tyre i kanë shënuar në gjerdanin e artë të kulturës Mirditase.
Viktor Gjikolaj në prezantimin e këngës në profilin e tij me të dejtë thotë se “Këngët i bëjmë ne, lavdet i marrin këngëtarët.
“Arti muzikor, është art kolektiv”,është shprehur në një intervistë, kompozitori i njohur, Naim Gjoshi pas jehones së këngës, “Mora fjalë”, në stadiumin kombëtar. Nuk ndodh vetëm me kompozitoret e poetet, por edhe me dramaturget, regjizoret, motazhieret, etj. Famën e marrin këngëtarë apo aktorët, e thënë ndryshe, atë që sheh publiku. Askush nuk tha kënga e Naimi Gjoshit, por kënga e Shkurte Fejzes…”
Duke vijuar më tej, poeti i mirënjohur Gjikolaj thotë se, kjo këngë ka edhe sagën e vet, duke cituar se Agim Picaku hodhi ne rrjet kengen “Feste ne Mirdite”, duke bërë disa falenderime. Mirepo askush nuk e din se këtë tekst ma kërkoi ish-kreu i bashkisë Ndrec Dedaj. E shkruajta dhe ia nisa poetit e studiuesit te njohur Ndue Dedaj, për ti marrë vlerësimin e tij. Pastaj ia dergova porositësit, duke i thënë se e kam këshilluar edhe me prof. Ndue Dedajn dha pëlqimin e tij dhe Servet Cara beri muzikën…Me klipin janë marrë të tjerë.
Kënga në pak ditë ka marrë mjaft vlerësime, ndërsa mund ta ndiqni në linkun e spërcituar.
a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest