Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nga Ilir BAKO, Skenderbeu..!

Nga rubrika, Poezi, Ese, Tregime.

Nga Pirusti News
1 232 Shikime
SHPERNDAJE
SKENDERBEU! 5👑 5 🇦🇱 5!
I
Hej Atdhe ku t’shkoj lavdia,
A kan mbet kun prap Shqiptar,
Ku asht’ ndera e burrnia,
A veç vorret dëshmitarë?
II
Zgjohu Shqipni se lindi dielli,
Erdhi dita mos me u koritë,
Rrokni shpatat trimi erdhi,
Ka sa kohë që e kem pritë!
III
Burrë i lartë ish Skënderbeu,
Për kët’ ditë Zoti e kish falë,
Nën kamb t’kalit tundej dheu,
U ba prap Shqipja me djalë!
IV
T‘zotin pret kalaja e Krujës,
Ende za po lëshon Rozafa,
S’mund durojm ma pushtues,
Preze,Petrelë tash u ndez flaka!
V
Hej Shqipni në mes Europet,
Sa shumë trima që ti i rrite,
Pirron,Gentët e Kastriotet,
Me gjak trimash u vadite!
VI
Po ju lartsohen prap bajraqet,
T’ktheu lavdinë që dikur pate,
Jepni besën e falni gjaqet,
Mbi flamur,rreth një shpate!
VII
Mos ta lam kët vend n’dor t’fatit,
Ku janë trimat he vaj medet,
As folenë e Shqipes gjarpnit,
Gjaku i t’parve po na thërret!
VIII
Hije e zeze na i paska ra,
Në çdo pllajë të vendit tim,
Ktu as zogjt’ nuk knojkan ma,
Burrat të tretun në mërgim!
IX
Tokat paskan mbetur djerr,
E perhitur dhe në vetmi,
Zemër dridhun Nana tjerr,
Një jelek veç me pe të zi!
X
Brigjet ti skaliten dallgët,
Malet kurorë veç me lavdi,
Trashëgim që nga Pellazgët,
Truoll Ilir, më thonë Arbni! 🇦🇱

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest