Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Skandal, në Fushë Arrës dëmtohet memoriali i Qeverisë së Kimzës dhe Terenc Toçit.

U pushkatua nga Enver Hoxha e Koçi Xoxe në 1945, i dëmtohet memoriali në 2023

Nga Pirusti News
566 Shikime
SHPERNDAJE

-Nga Aleksandër NDOJA-

Një ngjarje e rëndë në kufinj të pabesueshmes ka ndodhur një natë në qytetin e Fushë Arrësit. Individë të papërgjegjshëmm duke shfrytëzuar situatën e rënduar nga shiu, kanë vënë dorë mbi memorialin historik, që i bën jehonë një ndër ngjarjeve më të lavdishme në Mirditën natyrale, në të gjithë veriun e vendit, madje ngjarje mbarëkombëtare.

Memoriali që përkujton këtë datë historie e lavdie, pra datën 26 prill 1911 është lyer me bojë të zezë në të gjithë sipërfaqen e tij, duke mos kursyer as emrin e arbëreshit Terenc Toçi i cili kryesonte këtë qeveri që i paraprinte ngjarjes sëmadhe të 28 nëntorit të një viti më vonë, por që 34 vite më vonë, më 14 prill te vitit 1945, u pushkatuame vendim te gjyqit special te regjimit diktatorial dhe me urdhër të Enver Hoxhes dhe Koçi Xoxes. Këtë vendim kriminal nuk e ndaloi edhe fakti se Terenc Toçi ishte nënshtetas i Italisë, i ardhur nga pjesa shqiptare e Kalbrisë. Eshtrat e tij u gjetën ne kodrën e priftit ne periferi te Tiranës.

Atëherë cila është arsyeja që ndërmerret ky veprim anti-qytetar e anti-historik ndaj një obelisku që është në qendër të qytetit të Fushe Arrësit, ndërtuar aty në vitin 2019 nga një prej atdhetarëve të mirënjohur të asaj Zone Dodë Luli dhe disa miq të tij.

Si mundet sot, në mes të qyetetit falanga të errësirës imitojnë apo shkojnë më tej në idetë shtazarake të Enver Hoxhes dhe Koçi Xoxes, ndaj Terenc Toçit dhe bakëpunëtorëve të tij.

A ekziston policia në atë bashki, po bashkia a ka sektor që merret me ruajtjen e sheshit të qytetit dhe vlerave historike mbarëkomëbëtare, apo duhet ti besojmë portalit vendor në rrjetet sociale “Fushe Arrësi Lajme” i cili bën me dije këtë lajm që askush nuk duhej ta besonte, i cili ketë ngjarje indirekt e dedukton me faktin se bashkia e re është shprehur më shumë se një herë se memoriali duhet të hiqet, me pretendimin e pa thënë të plotë, se e kanë realizuar ata.

Dodë Luli thotë se për ngritjen e këtij memoriali është marrë leja e institutit të monumenteve dhe janë realizuar të gjitha procedurat ligjore në Bashkinë Fushë Arrës, ndërsa në ditën e inagurimit ishte pjesmarrës i ardhur nga Italia, nipi i Terenc Toçit, z. Terenzio D’Alenna Toçi, por edhe nga emra të shquar të histiriografisë mbarëkombetare nga Shqipëria dhe trevat tjera jashtë Shqipërisë administrative, si Beqir Meta, Historian, akademik Maringlen Verli, Xhemal Meçi-Mjeshtër i Madh, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti,  Mark Pal Nika-studiues, Paulin Zefi-Historian, përfaqësues të familjes së Homerit shqiptar Atë Gjergj Fishta, si Pjetër Noka dhe Besnik Paci, ish ministri i bujqësisë Rexhep Uka,  si dhe shumë të tjerë të ardhur nga zona të tjera të Mirditës, Shkodrës e Tiranës.

Dy fjalë për Qeverinë e Kimzës:

Me 26 prill 1911, Kuvendi nderkrahinor i Fanit, nën drejtimin e Arbereshit Terenc Toçi i cili u zgjodh kryetar i qeverisë së Kimzes për Pavarsinë e Kombit dhe Preng Tuc Dodes (Flamurtari i krahines të Fanit), Preng Marka Prenges (Flamurtari i Oroshit, mbas të cilit ishte Abat Doçi) dhe me perfaqsues të bajraqeve të krahinave të ndryshme të veriut, ngriten flamurin e Pavarsisë, me 26 prill 1911, në oborrin e Kishes të Shmarkut, në Fanë të Mirdites por për arsye sigurie, për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm nga garnizonet turke, që ishin vendos në fashatrat në kufi me Fanin, si në Arrni të Kukesit, Kuvendi Nderkrahinor i Fanit, vendosi që selinë e Qeverisë për Pavarsi, ta largojë nga Fani per në Kimez të Mirdites, ku terreni gjeografik ishte më i pershtatshem dhe më i sigurtë, për të mos u kuptuar nga garnizonet turke, të vendosura në Kukës.

Ja si Pirusti – News e ka përcjellë ceremoninë e vendosjes së këtij memoriali ne vitin 2019, i cili është dëmtuar një natë më parë në qendër të Fushe Arrësit:

Fushë-Arrës, një memorial madhështor për Terenc Toçin e Qeverinë e Kimzës, realizuar nga biri i kësaj zone, Dod Luli

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest