Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Akademia Amerikano-Shqiptare e New Yorkut, pranon anëtar të saj z. Murat Ajvazi

“Mirënjohje e Artë” për veprimtarët Gjon Krasniqi, Pren Preni dhe Pashk Uka në Zvicër

Nga Pirusti News
1 438 Shikime

Pas “tourit” “tre ditë mes bashkëqytetarëve në Luginën e Preshevës” javën e kaluar, ekipi drejtues i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” këtë fundjave u gjend për tre ditë me rradhë mes bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër. Siç ka qenë e paralajmëruar mbërritja jonë në Zvicër ishte në kuadër të pjesmarrjes në ceremoninë e organizuar me rastin që Akademia Amerikano-Shqiptare e New Yorkut në SHBA, i kishte akorduar titullin “AKADEMIK” Prof. Mr.SC Murat Ajvazit, historian i mirënjohur dhe tejet i angazhuar mbi gjetjen në arkivat europiane e publikimin e një sërë dokumentash me vlera të rralla historike që nga koha e Gjergj Kastriot-Skenderbeut, deri në ditët tona.

Në fakt Akademia Amerikano-Shqiptare e New Yorkut në SHBA, i pranon këto kandidatura përmes një proçesi strikt sipas ligjeve amerikanë që kondicionohen edhe nga certifikimi i P.H.D që kanë vetë këto organizata prestigjioze. Njëherit edhe vetë Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” është në proçesin përfundimtar për aktivitetin vjetor që do të mbahet në Tiranë më 2 dhjetor të këtij viti, e në këtë kuadër është parashikuar edhe vlerësimi për kontribuesit e revistës “Mirdita”. Në këtë kuadër nga Zvicra ishin parashikuar vlerësimet më të larta për individë të mirënjohur që në mënyra të ndryshme i kanë kontribuar Mirditës, revistës “Mirdita” si Gjon Krasniqi, Pren Preni dhe Pashk Uka.

Ceremonia u zhvillua në një ndër ambientet private të një emigrant i natyralizuar në qytetarinë zvicerane Haqif Haziri i cili ishte edhe sponsor i këtij aktiviteti në ambientin e tij në Hotelin Restorant Meierhof – Victoria, Steinigstrasse nr 1.8956 Killwangen, me pjesmarrje te gjere te miqve, familjareve, kolegeve bashkeatdhetare e zvicerane.

Takimi është hapur nga Aleksandër Ndoja i cili u prezantoi të pranishmëve qëllimin e këtij takimi, me një fjalë përshëndetëse:

Në vijim z. Pjetër Marku në emër të Akademia Amerikano-Shqiptare e New Yorkut në SHBA ka vijuar me procedurat e dhënies së titullit të lartë:

Në vijim u procedua me akordimin Mirënjohje e artë për z. Gjon Krasniqi nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita.

Në vijim z, Krasniqi ka vlerësuar revistën “Mirdita” si edhe është vijuar me ceremoninë e dhënies së titullit të nderit për veprimtarin Pren Preni.

Të pranishmit në fjalën e tyre kanë shprehur vlerësimin më të lartë për z. Murat Ajvazi si dhe dy veprimtarët e tjerë Gjon Krasniqi dhe Pren Preni.

Në ditën vijuese u zhvilluan vizita në disa qytete të Zvicrës, si edhe u zhvillua një vizitë mresëlënëse në kalanë e qytetit të Badenit, me një histori të rrallë mbrojtëse në mesjetë.

Zvicër 11.11.2023

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest