Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Gjok Beci në numrin e parë të revistës “Mirdita”: “U’a dhashtë zoti mbarë vëllezër e motra organizatorë të respektuar!”.

PARATHËNIE në numrin 40 të revistës “Mirdita”!

Nga Pirusti News
1 096 Shikime

Nga Aleksandër NDOJA/ Kryeredaktor.

Dhjetë vjetë më parë ne nisëm rrugëtimin tonë me pikënisje zemrën e Mirditës, Rrëshenin, drejt shtigjeve shumë prej të cilave të panjohura, shtigje që do të na çonin në vetëdijësimin e mijërave shqiptarëve, kudo ku ata kanë zgjedhur të jetojnë, apo kudo ku historia e mbarë apo e mbrapshtë, na ka caktuar të jetojmë. Natyrisht ky numër që sot kemi përpara, është numri i 40-të i revistës “Mirdita”, por vështrimi ynë kthen tek numri i parë, ky numër ndoshta jo shumë i arrirë si i fillimit, por i bekuar sepse vinte me këmbë të mbarë në këtë rrugëtim.

Naryrisht do të ishte numër i bekuar, pasi në fletën e parë të tij kemi nënshkrimin historik nga korifeu i vargut mbarëshqiptarë, poeti i mirënjohur i kombit, Gjok Beci. Në dedikimin e tij posaçërisht për numrin e parë të “Mirditës” i titulluar nga vetë poeti siç e citon “Metafora e ditës së Mirë”, Ai ndër të tjera shkruan:

Një revistë e re për Mirditën natyrisht e presim si “tërmet të lumtur” që do të shkundë të panjohurat që flenë. Ajo tokë e lashtë ka arkeologji e etnografi jo vetëm efektuoze. Zbulojini dhe na i bëni me dije më shumë. Ajo ka gurrën e spikatur të legjendave, këngëve, e dokeve. Na i apeloni. Ajo ka edhe paudhësi e vese, stigmatizojini. Ajo ka ndonjëherë edhe qeverisje që që ndonjëherë çorodit, guxoni të jeni të drejtë e të ndershëm si keni traditën. Duke besuar bashkëpunimin e të krejtëve ne, uroj përzemërsisht: ua dhashtë zoti mbarë vëllezër e motra organizatorë të respektuar!”.

Natyrisht ne që morëm këtë iniciativë ishim entuziastë me urimin, por edhe udhëzimin e Gjok Becit, por edhe të shumë pendave të mirënjohura që ende pa e ditë se çfar përfaqësonte kjo revistë, nuk nguruan të “çimentonin” nënshkrimin e tyre. Mirënjohje për penda si e Lush Culajt, Nikollë Lokës, Mikel Gojanit, Ndue Oroshit, të paharruarit Fran Tanushi, Vilson Culajt, Dedë Shkurtit, Preng Cub Lleshit, Gjon Markut dhe shumë të tjerëve, sidomos në fushën e poezisë.

Natyrisht në këtë numër do ishte këmbëmbarë edhe sponsori që mundësoi daljen e numrit të parë, pasi siç dihet pa mbështetje finaciare menaxhuar kujdesshëm nga ne, nuk mund të shpalosen idetë. Është rasti për ti adresuar mirënjohje bisnesmenit të ndjerë Preng Filopati, që vendosi firmën e tij në këtë rrugëtim të pandërprerë të revistës tonë “Mirdita”.

Natyrisht sot në numrin 40, bilanci është vëshirë për tu realizuar. Revista “Mirdita” ka krijuar emër, ka udhëtuar në të gjitha trevat shqiptare, por edhe në shtete të tjera kudo ka shqiptarë. Revista “Mirdita” ka qenë dhe mbetet e hapur. Ajo vërtetë e ka emrin “Mirdita” sepse aty u ngjiz, aty nisi udhëtimin e saj pandalshëm, por në faqet e saj ka “Mirditë”, po aq sa ka dhe do të ketë në dispozicion çdo metër e hapësirës tonë kombëtare si në Shqipëri, Kosovë, Mal Zi, Maqedoninë e Veriut, Preshëve e Çamëri, deri në enkalvat shqiptare në Ukrainë, Kalabri etj. Kjo tashmë ka ndodhur dhe është lehtësisht e vërtetueshme teksa shfleton 40 numrat e revistës tonë dhe tuajën, “Mirdita”.

Kjo ka bërë që sot të kemi një bilanc pozitiv e mbi të gjitha, premtues. Në 40 numrat e revistës “Mirdita” numërojmë mbi 2000 autorë, 800 prej të cilëve janë poetë që janë promovuar në faqet e saj, ndërsa sot janë në rrugëtim solid e të mirënjohur në këtë zhanër kulturor. Janë rreth 200 piktorë të cilëve u kanë udhëtuar pikturat e tyre në 50 shtete përmes faqeve të kësaj reviste, ndërsa janë realizuar 40 promovime me pjesmarrje masive, kryesisht në Mirditë, Tiranë, Dardani etj. Një një serch të thjeshtë konfirmohet se në rrjete sociale ka mijëra lexime e komente përmes edhe portalit Pirusti News, por edhe nga shpërndarjet e miqve të Mirditës dhe bashkëpunëtorëve tanë. Padyshim mbetet të falenderojmë sponsorit për daljen e revistës si bisnesmeni i mirënjohur Lazim Destani, Bashkia Mirditë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, por edhe shumë individë të tjerë që në shumë raste kanë kërkuar të mbeten anonimë. Megjithatë “Mirdita” do vijojë të dalë për të qenë pranë autorëve dhe lexuesve të saj, do të jetë në misionin e madh në identifikimin dhe përafrimin e vlerave tona kombëtare dhe njerëzve kudo janë.    

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest