Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Paraqitje spektakolare e Mirdites me “Gurra Popullore” ne ekranin e TOP Channel

Nga Pirusti News
665 Shikime
SHPERNDAJE

Mirdita pati këtë të dielë ne ekranin e TOP Channel ne emisionin “E Diellë” për “Gurra Popullore” një nga paraqitjet me spektakolare të këtyre dekadave në fushën e artit foklorik dhe promocionit etno-turistik. Nje mozaik i pasur etnokulturor për “Gurra Popullore”, që nga rrëfimet historike, këngët, instrumentalet dhe vallet, performuar gjithçka live, rite dhe sajdi si në zakon duke shënuar kësisoj nje nga paraqitjet me të plota të Mirditës përgjate këtyre viteve në një prej ekraneve më të mëdha kombëtare.

Nga Paneli i të ftuarve kryetari i bashkisë z. Albert Melyshi, i cili kësaj rradhë erdhi me kostumin e traditës duke u bërë pjesë e trupës artistike, shpalosi strategjinë që bashkia ka për zhvillimin e kulturës në dobi të zhvillimit të krahinës përmes turizmit kulturor, gjë për të cilën Mirdita ka trashëgimi të begatë.

Materiali artistik ishte tejet i pasur, qe nga formacionet orkestrale; ai  te rriturve me drejtues Mark Gjonaj dhe i femijeve te QKF-se me muzikantin Kol Picaku dhe Angjelo Gjoka, apo kenga ikonike e grupit te burrave  “Per liri s’te fal shqiptari”, ritet e dasmes mirditase, këngët lirike, si ajo me soliste Prena Beci apo nga Kol Zefi, kënga dedikuar Gjok Becit nga Mjeshtri i Madh Mark Gjoka, risjellja e kenges me lahute “Po bien shiu rena-rena”, kenduar nga Nikoll Preci, Prena Beleshi e Dodë Përdoda, dhe vallet e sjella nga te rinjte e Ansamblit nën drejtimin koreografik te Elida Markut.

Nderkohe qe përmes bisedave te moderuara nga Edi Manushi, Nevina Shtylla, Armando Kllogjeri etj, u evokua tradita folklorike e Mirditës, shtjelluar ne thellësi nga mjeshtri  Mark Gjoka; historia e artit burimor dhe areali etnokulturor i Mirdites nga poeti Viktor Gjikolaj si dhe shpalosja e Ansamblit Mirdita si nje grup jo “distrofik” por qe ecën me kohën në shërbim të turizmit dhe ruajtjes së trashëgimise së Mirditës, përcjellë përmes një këndveshtrimi analitik nga drejtori i Ansamblit Mirdita, publicisti Gjergj Marku

Për mbi 1 orë ky show special i artit burimor solli një program të pasur artistik nën interpretimin e brezave të artistëve, ku ranë në sy që ata që kanë marrë pjesë që në Festivalin e Parë të Gjirokastrës e deri tek i fundit, si dhe fëmijët 7 vjecarë që janë e ardhmja e folkut mirditas; po ashtu formacioni orkestral dhe grupi i burrave me gërshetim brezash; këngët dhe vallet e dasmës së Mirditës kërcyer hijshëm nga valltaret e Ansamblit Mirdita (Mjeshter i Madh) e me rradhë.

Pirusti-News

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest