Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Histori njerëzore, si bajraktari i Gimajve në Dukagjin shkëlqen në Amerikë

Ilir Biga dhe shoqata “Bajraktari” gjithnjë me sytë nga vendlindja

Nga Pirusti News
11 571 Shikime

-Nga Aleksandër NDOJA-

Vat Biga është pinjoll i derës së mirënjohur të bajraktarit të Gimajve, zonë pak kilometra në distancë me Thethin, në zonën e Dukagjinit, Shkodër. Është e gjithëpranuar apo vërtetuar se si rregjimi komunist u soll kundër bajraktarëve në mbarë Shqipërinë, duke i shpallur ata kulakë apo duke i degdisuar burgjeve me dënime ndër të rëndat, pasi ishin pa asnjë mbrojtje, dhe gjithnjë lëndë e parë për realizimin e “planit” të dënimeve.

Kjo situatë zgjati deri në fillim viteve 90-ta ku rregjimi despotik mori tatëpjetën, ndërsa ata fituan lirinë. Jo pak prej tyre u mjaftuan me atë çfar kishte caktuar “Katovica”, pra “tu japin lirinë e fjalës, por jo pushtetin”, pranuan të visheshin policë, apo të të kryenin kurse 3-6 mujore, sa për të zënë ndonjë vend periferik në ndonjë administratë.

Por shumica e tyre ditën të tregonin se kush ka qenë, mbetet. Ndonëse në një kohë në dukje me shumë mundësi, por me pengesa të forta, me një torbë kujtimesh e bekimesh, pa asgjë më shumë morën rrugën e kurbetit.
I tillë ishte edhe Vat Biga i cili kujton se, pasi mundi të siguronte udhëtimin me mbështetjen financiare të dajës së tij Gjon Baftia i arratisur në vitin 1985, në vjeshtën e vonë të vitit 1994 me vetëm një çantë dore dhe bashkëshorten të sapo martuar krah tij, nis rrugën e gjatë për në kontinentin e ëndërrave, tej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punoi pa komplekse për vite me rradhë, krijoi familjen, ndërsa sot afro 30 vite më vonë jo vetëm fshati i tij i lindjes Gimaj, por edhe disa zona të tjera e kanë ndjerë prej vitesh përkujdesjen e bajraktarit të tyre.

Vata tregon se asnjëherë nuk e ka ndëprerë lidhjen e fshatin e tij të lindjes, Gimaj në Dukagjin, fshat i cili ishte me mbi 300 familje deri në 1992, ndërsa është shpopulluar dukshëm. Ai thotë se këtë ide e ka injektuar edhe tek katër fëmijët e tij lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, të cilët i ka sjellë vit për vit nga Amerika në fshatin Gimaj, ndërsa ata tashmë të rritur nuk e kanë ndërprerë këtë ritual, e për këtë arsye ka rindërtuar kullën e tij të herëshme në parametrat më bashkohore të mundshëm. Ndërtimi i kullës së tij, por edhe një sërë ivestimesh të tjera të bëra nga Shoqata “Bajraktari” drejtuar nga djali i tij Ilir Biga, ka bërë që shumë banorë ti rikthehen fshatit të tyre, qoftë edhe në kohë sezonale.

Pak fjalë mbi gjenezën e bajraktarit të Gimajve.

Për gjenezën e bajraktarit të Gimajve është folur shumë, madje veprës heroike të shumë prej tyre i janë kushtuar këngë. Edhe shkrimtari Agim Prebibaj ka sjellë disa portrete të kësaj familje me rëndësi dhe histori të spikatur të Gimajve, por nuk është aspak e vështirë për portretizuar të parin e tyre, Avdi Kola.

Emri i Avdi Kolës është i lidhur ngushtësisht me lëvizjet patriotike të kohës në të cilin jetoi, aq sa në vitin 1917 ishte i përzgjedhur ndër krerët e veriut për takim me Krajlin e Austrisë, vend i cili kishte një vëmendje të shtuar ndaj Shqiptarëve, aq sa mbështeti fuqishëm shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pra edhe Avdi Kola ishte pjesë e këtij delegacioni të krerëve më të rëndësishëm të kohës, të prirë nga prelati i shquar dhe bashkëthemeluesi i pavarësisë dhe shtetit Shqiptar, Dom Nikoll Kaçorri.

Emri i Avdi Kolës, ishte ndër më i spikaturit krahas emrave më në zë të kohës të Shkodrës, si Musa Efendi Juka, Kryetar Bashkie i Shkodres,  Kol Ujkës, Hassan Efendi Bekteshit, Vat Marashi, Bajraktar të Shkrelit, Gjelosh Gjoka, Vojvoda i Kastratit, Hasan Ahmeti, Vojvoda i Postripës, por edhe Ded Coku nga Bregu i Matit, apo Kapitan Nue Gjoni, vëllai i kapitanit të Mirditës Marka Gjonit, Zef Ndoci, Vojvoda i Spacit (i biri i Ndoc Ndrecës, komandant i Mirditës në kohë të turkut) po edhe Zejnel Aga Ibalja, Vojvoda i Iballës dhe shumë të tjerëve nga zona të tjera të vendit.

Avdi Kola edhe pse jetoi e veproi rreth një shekull më parë, la pas vepra të rëndësishme si luftëtar dhe mendimtar, duke lënë pas pinjollë të shkëlqyer si Zefin, Kolën, Markun e sot Vatën me djemtë e tij, ndërsa më i angazhuari për të çuar lart emrin e mirë të derës së bajraktarit të Gimajve, mbetet Ilir Biga i cili çdo herë e më shumë është pranë vendit, e fshatit të origjinës me bamirësitë e tij, siç dikur ndonëse në kushte e rrethana të ndryshme, ishte patrioti i shquar Avdi Kola.

Vat Biga rrëfen mbi aktivitetin e Shoqatës Patriotike “Bajraktari” e drejtuar prej djalit të tij, Ilir Biga.

Në bisedë më Vatën, përkundër një modestie të natyrshme mëson se aktiviteti prej vitesh drejtohet nga djali i tij Iliri, i cili ka mbaruar të gjitha fazat e shkollimit në universitetin amerikan për menagjim bisnesi. Në mars 2020 ai ka themeluar Shoqatën Patriotike, Atdhetare e Humanitare “Bajraktari” e që prej asaj kohe ka realizuar një sërë investimesh në zonën e Dukagjinit me pikënisje restaurimin e Kishës së Gimajve, ndërtimin e kompanielit në këtë fshat, që është pothuajse sa gjysma e Shalës. Puna ka vijuar me ndërtimin e rrugës së re shkëmbore dhe një ujsjellës të ri për te Kisha. Në pak kohë u rehabilitua rruga nga Kisha – Ura Gimaj – lumi i Shalës, si dhe urën e re në Xhaferaj e cila lidh Gimaj – NënMavriç – Breg Lumi.

Vepër e rëndësishme është edhe ndërtimi  ujësjellësi i ri 1400 m brenda në Gimaj, Radoj – Gimaj si dhe rezervuari i ri, ndërsa pastrimi i malit për hapjen e rrugës për tensionin e lartë 1.000 vatësh, kabinë elektrike me tranformator në shtyllë, si dhe ndihma për disa rikonstruksione shtëpiash.

Në bisedë me Vatën mëson se kjo shoqatë Amerikano – Dukagjinase është donator edhe në vendosjen e Trupores e Shna Ndout ne Breg Lumi, ura e telit, afer ish repartit ushtarak, e deri në riparimin e rrugëve të tjera në Dukagjin. Puna do të vijojë pa ndërprerë në kontribute për rrugë e Kishen katolike në Dukagjin, përfundon Vatë Biga i cili i beson shumë potencialit të shoqatës dhe djalit të tij, Ilir Biga.

Rreth një muaj më parë, konkretisht më 18 nëntor 2023, Ilir Biga kryetar i shoqatës atdhetare “Bajraktari” nga New Yorku ishte sponsorizues në ndërtimin dhe vendosjen e  monumentit kushtuar Papa Albanit, në Kishën e fshatit Mërçi në Lezhë, ndërsa flitet për pritshmëri vijuese në sponsorizime të këtyre natyrave që cekëm më lart.

Me shume mbi viziten e krereve shqiptare ne Austri ne vitin 1917:

Nga Pjetër Logoreci/Kur fisnikët shqiptarë e vizituan Vjenën në vitin 1917, Imzot Kaçorri i printe delegacionit

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest