Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

ANGELA KOSTA, ME LIBRIN E SAJ TË RI NË ITALI

Nga Pirusti News
260 Shikime

Pas katër vitesh heshtjeje për arsye të rënda shëndetësore, dhe pasi botoi në muajin nëntor në shqip një përmbledhje poezish me titull: “Libri Nën Rrënoja“, shkrimtarja dhe poetja shqiptare Angela Kosta, lindur në Shqipëri dhe që jeton në Itali që nga viti ’95, vjen tek lexuesit italian me librin e saj të ri: “Il Potere Dell’ApocalissePushteti i Apokalipsit“. Në këtë libër me parathënie nga Dr. Pier Carlo Lava, autorja ka përmbledhur poezi të ndryshme, haiku dhe proza në të cilat trajton çështjet aktuale të përditshme.

Angela Kosta është akademike, shkrimtare, poete, gazetare, eseiste dhe përkthyese.

Bashkëpunon dhe shkruan artikuj, intervista etj. në gazetën “Calabria Live” – Drejtor Santo Strati
Bashkëpunon dhe shkruan artikuj, intervista etj. në “Alessandria Today” – Drejtuar nga Dr. Pier Carlo Lava,
Bashkëpunon dhe përkthen artikuj të studiuesve italianë dhe shqiptarë për Gazetën italo – shqiptare “Le Radici – Rrënjët” me qendër në Romë – Drejtor Hasan Aliaj

– Shkruan intervista dhe përkthen për gazetën e përjavshme ballkanike “Gazeta Nacional” (Shqipëri) Drejtor Mujo Bucpapaj

– Bashkëpunon dhe përkthen poezi për Revistën Ndërkombëtare “Orfeu” (Kosovë) Kryeredaktor Dibran Fylli
– Boton intervista, artikuj, përkthime në gazetën italo-shqiptare “Përqasje – Italo – Shqiptare” Drejtuar nga gazetari dhe prezantuesit në RTV, Artur Nura.
– Shkruan artikuj, intervista, përkthime etj. për Gazeta Destinacioni në (Shqipëri) Drejtor Gëzim Llojdia,
– Përkthen autorë të huaj në revistën “Obelisk”  Drejtor Roland Lushi
– Bashkëpunon me Revistën Ndërkombëtare  “Atunis” (Belgjikë) Editor Agron Shele
– Bashkëpunon në Revistën Ndërkombëtare “Saturno” drejtuar nga shkrimtarja e njohur Francesca Gallello
– Bashkëpunon me Gazetën “Ciceroni  dhe Quick Amazing World” Editor Ruzhdi Gashi
– Është autore e Revistës së Shkrimit Poetik “Capoverso” – Editor Franco Alimena,
– Është autore në Revistën Psikologjia,
– Është autore tek: “Fjala e lirë
– Është autore në “Sprint News Al”
– Është autore e gazetës “Lissalba” Drejtor Dragusha Ndue
– Është autore në “Pirusti News” drejtuar nga Aleksandër Ndoja
– Është autore në “Gazeta Dukagjini
– Është autore në “Tekste Shqip
– Është autore në “Media Bulevard
– Është autore në gazetën “Fjala
– Është autore në “Telegraf“,
– Është autore tek ” Bota Sot” etj…

Angela Kosta bashkëpunon me:

– Revistën Prestigjioze Elite Magazine drejtuar nga Lartësia e Saj Princesha SmriHrh Narzine Bani Hashem (Liban)
– Gazetën Ndërkombëtare të Gjuhës Letrare – International Literary Language Journal (SHBA) drejtuar nga shkrimtarja të mirënjohur amerikane Tamikio L Dooley
– Gazetën Ahkbar 7 (Marok) drejtuar nga gazetari Aziz Mountassir, etj…
Angela Kosta është bashkëautore në antologji të ndryshme si në: Shqipëri, Kosovë, Amerikë, Greqi, etjer…

Shumë gazeta kanë shkruar artikuj për karrierën e saj letrare, përmendim disa:
“Il Corriere dell’Umbria”, “La Nazione”, “Il Messaggero”, revista “Confidenze”; “Umbria 7”, “Vivo Umbria”, “Il Quotidiano d’Italia”, “QN – La Nazione”, “Italy 24 Press”, “AlessandriaToday”, “Informazione Locale di Umbertide”, dhe gjithashtu gazetat shqiptare: Gazeta Dielli, Gazeta Destinacioni, Gazeta Diaspora, Alb – Spirit, Goog news, Albania Letteraria, Revista Obelisk, Gazeta Nacional, Pirusti News, Lissalba, Kujtesa – Memorie, ATV, RTK, Radio Kosova e Lirë, etj… Përveç mediave shqiptare dhe italiane, janë edhe mediat: amerikane, greke, indiane, bengaleze, libaneze, arabe, ruse, polake, turke, siriane, kroate, gjermane, kineze, algjeriane, koreane, egjiptiane, spanjolle, etjer… të cilat kanë shkruar dhe botuar shumë artikuj mbi veprimtarinë e saj letrare. Po përmendim disa prej tyre: Elite Magazine (Liban), Homo Universalis (Greqi), Polis Magazino (Greqi), Himalaya Darly (Azi), International Poetry Magazine (USA), The Dayli National Global, (Bangladesh), Ahkbar 7 (Marok), Netrazol Literary Magazine (Brazil), Micro Poetry (India), Wordsmith International Editorial (Florida), Trame Mawanette (America), Atunis (Belgjikë) Literary Magazine (Hamilton), Settu (Pitsburg), Raven Cage (Miçigan), Fevers Of The Minds (Angli), Frendship of People (Taxhikistan), Patriotic Media (Stuttgart), The Dayli Ponters (Washington), Gazeta Newsnjeju (Koreja e Jugut),  “Spillwords” (Amerikë), “Reverence Cultural” (Indi), P.L.O.T.S “Creative Magazine” (Amerikë), Podtekst Kulturalny (Poloni), Fevers Of The Minds (Amerikë), Glitterati Quill With Spark (Indi), Azahar (Spanjë), Al Masida (Algjeri), Kurabak (Egjipt), Tulipani i Zi (Egjipt), Mandarine Page (Zelanda e Re), Zvona I Nari (Kroaci), Güncel Sanat (Turqi), Mokasini (Izrael), etj…

Përveç kësaj, Angela Kosta është Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në Marok (ICFH – International Creativity Federation Humanity), Ambasadore në Administratën Elitare të Krijuesve Ndërkombëtarë Arabë, Unioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve dhe Federata Ndërkombëtare e Paqes, lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Pallatit Mbretëror, Lartësia e Tij Princi Dr. Ahmed Ali Shaker Al Samad dhe Lartësia e Saj Princesha Dr. Narzine Bani Hashem, është Ambasadore e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Botë (SAPS – Poloni), Ambasadore në Unionin e Shkrimtarëve në Mbretërinë e Bhutan (Azia Qendrore), Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi, Anëtare e Angeneea International No Profit Organization (Kanada), etj…

Angela Kosta ka marrë shumë çertifikata vlerësimi nga gazeta dhe revista të ndryshme në: Shqipëri, Kosovë, Liban, SHBA, Egjipt, Algjeri, Poloni, Kinë etj.
Poezitë e Angela Kostës janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja, si në: arabisht, hindi, spanjisht, greqisht, gjermanisht, bengalisht, rumanisht, kroatisht, maqedonisht, kineze, thalami, polonisht, koreane, himalaja, turqisht, portugalisht, kirgiz, rusisht, kongoleze, hebraisht, etj… Ajo vetë gjithashtu ka përkthyer dhe botuar në revista dhe gazeta prestigjioze poetë të famshëm si: Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Luigi Pirandello, Gabriele D’Annunzio, Cesare Pavese, Giovanni Pascoli, Giosuè Carducci, Eugenio Montale, Federico García Lorca, Emily Dickinson, Hermann Hesse si edhe shumë autorë bashkëkohorë nga e gjithë bota.

Ja çfarë shkruan Kritika për të:

“Tek Angela Kosta, poezia prek telat e shpirtit, duke e ftuar lexuesin të reflektojë mbi brishtësinë dhe forcën e lindur në përvojën njerëzore. Nëpërmjet vargjeve intensive dhe introspeksionit të thellë, poetja na çon në një udhëtim emocional që lëkundet mes pikëllimit dhe rilindjes, duke na lënë me një ndjenjë shprese dhe vlerësimi për bukurinë dhe kompleksin e jetës.” (Dr. Pier Carlo Lava)

“Nëpërmjet veprimtarisë së saj, Angela Kosta transmeton dhe mbart pishtarin e kulturës botërore në këtë periudhë të përkeqësimit të situatës katastrofike që po përjeton i gjithë njerëzimi. Fjalët ndërmarrin angazhimin të shprehen ashtu sikurse në një kontratë mirënjohjeje që një poete si Angela Kosta meriton. Ajo mbart avantazhin e madh në linjën e njohurive dhe arsimit. Ajo u dhuron kaq shumë gëzim poetëve pa kërkuar asgjë në këmbim.” (Dr. Narzine Bani Hashem – Presidente e Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve Arabë, Skenariste, Drejtore e “Revistës Elite Magazine)

“Gjatë shkrimit, Angela Kosta tregon një talent të jashtëzakonshëm, i cili, duke u përzierë me dhimbjen e së shkuarës dhe të tashmes, aty ku ngjyen penën, e bën atë një grua e cila ka shumë për të rrëfyer.
(La Nazione – Kombi – Paolo Ippoliti)

“Angela Kosta është poete, shkrimtare, dhe përkthyese e talentuar që ndan jetën dhe letërsinë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo është një zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqipe.” (Gazeta Nacional – Albania)

“Tek Angela Kosta poezia është e përbërë edhe nga heshtja: një pjesë e kësaj bëhet me fjalë dhe me vargje të rrjedhshme, të lira, që çlirohen nga çdo kufizim metrikë, herë – herë ajo guxon në formë duke u shfaqur pikërisht në një inovacion të guximshëm; një pjesë hesht për t’i dhënë thelbin shfryrjes së lëmshit të emocioneve sëbashku me vibracionet që çlirohen nga shpirti njerëzor, duke u gjallëruar dhe duke u rigjeneruar.”
(Elena Caruso – Gazetare)

“Angela Kosta, shqiptare, poete, shkrimtare dhe përkthyese, është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, është më e çmuara.”
(Corriere dell’Umbria – Korrieri i Umbrias)

“Angela Kosta përdor fjalët në poezitë e saj sikur të ishin penelatat e një artisteje të madhe”.
(Adriano Bottaccioli)

“Angela Kosta dhe shkrimi i saj i i vetmi mjet i për të shpëtuar nga kufizimet e diktaturës në këmbim të lirisë” (Enzo Beretta – Umbria 24).

“Krijimet e Angela Kostës janë romane të një ndjeshmërie të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, dhe kjo, falë personalitetit të autores, bujare dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët” (Federica Mastroforti – Vivo Umbria).

“Temat në librat e Angela Kostës janë vërtet të bukura dhe efektive; personazhet skaliten dhe gdhenden një nga një. Në librat e saj ka një halo  thriller dhe misteresh të një pasioni me zell të vërtetë, që arrin të shfaqet si vepra e një piktori që kompozon veprën e tij të plotë”.
(Fabrizio Ciocchetti – Gazetar)

“Kompozimet e Angela Kostës janë të forta, prekëse, të rëndësishme për një lexues, veçanërisht për mua personalisht që nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, megjithatë përmes vargjeve të saj, Angela Kosta mundi të më bënte të përjetoja shumë situata të përjetuara nga populli shqiptar për të cilat nuk kam qenë në dijeni.” (Simone Strati – Editor)

“Në peizazhin e gjerë letrar bashkëkohor, dalin figura që mbajnë në vetvete histori guximi, elasticiteti dhe pasioni. Angela Kosta është një nga këto figura, një shkrimtare dhe poete që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në punën dhe përvojën e saj jetësore. Biografia e sajj është një rrëfim tërheqës i sfidave të kapërcyera dhe talentit që gjeti shprehje nëpërmjet shkrimeve, duke na prezantuar me botën e saj të brendshme dhe shoqërore. Ndikimi i Angela Kostës nuk është kufizuar në udhëtimin e saj personal, por është shtrirë edhe në artin dhe kulturën italiane. Vlerësimi i saj për poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj italianë ia ka pasuruar sfondin kulturor dhe veprimtarinë letrare, i cili është zgjeruar për të përfshirë vepra të shkruara në italisht. Shumëllojshmëria e botimeve të saj, duke filluar nga romanet e deri te poezia, pasqyrojnë një mendje krijuese të larmishme dhe unike.”

(Alessandria Today)

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest