Një promovim libri që i tejkaloi formatet standarte në të këtilla raste… Nën moderimin e shkëlqyer të mrekullueshmes, yllit të skenës Zj.Silvana Braçe, Akademia e Shkencave edhe këtë radhë u bë vatra ku u promovua libri im i tretë me poezi, vëllimi poetik “DEHJA IME.” Salla e mbushur plot për plot me miq poete dhe artistë, si dhe miq e dashamirës që e bënë këtë aktivitet mjaft mbresëlënës. Fjalën e hapjes e mori Regjisori, poeti dhe redaktori Bajram Torba, i cili është dhe autori i parathënies së librit, ku mes emocioneve shpalosi mendime për Adelinën si poete dhe Adelinen njeri…
Ndër te tjera spikati fjala e të ftuarve specialë Preç Zogaj, Namik Dokle dhe Agron Ivani. Interpretimi i Aktorit të madh dhe tashmë mik i familjes Bujar Asqeriu i dha tone të veçanta aktivitetit.Një tjetër personalitet plot vlerë ndodhej dhe poeti, publicisti dhe drejtuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë z. Albi Lushi, që me fjalën e tij beri një analizë profesionale për librin dhe poezitë në përgjithësi. Njëkohësisht referuan dhe Kryetari i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Qytetit të Durrësit, miku im Agron Calliku…. Mikja ime Mimoza Laskaj e cila udhëtoi 24 orë për të ardhur në gëzimin tim…sikurse dhe mikja tjetër Mimoza Eljona Osmani nga Greqia!
Një falenderim shkon për miqtë e mi Drejtuesin e revistës “Mirdita” z. Pjetër Marku dhe poeten Helena Halilaj për fjalën e bukur! Njëkohësisht interpretimet e aktorëve të Teatrit “RIKTHIM ” Desantila Muja, Samir Perihana, si dhe interpretimet e Regjisorit Bajram Torba, na emocionuan së tepërmi. Por ato që i dhanë karakter festiv këtij eventi ishin muzikantët Parashqevi Çipa, Don Murati, Erind Bajo dhe Kuis Murati, që e mbushën sallën me tingujt e flautit ,violinës, kitarës dhe pjanos. Ku nuk munguan dhe dy fëmijët e mi në këtë performancë arristike.Zëri i tim biri dhe surpriza e vajzës sime ishin ajka e këtij eventi. Falenderim për mikun tonë Indrit Zhorda ku si gjithmonë është një derë e hapur dhe mbështetje e madhe për ne poetët!
Falenderim dhe mirnjohje për miqtë e mi pjesmarrës.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

