Ndërtimi dikur i hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos ishte një ndër aksionet më të mëdha të funddiktaturës, ku u përdorën kapitale të pa fundme njerëzore, por edhe teknologjia e kohës, kryesisht ne mjete të rënda transporti dhe gërmimi. Nga informacionet mjaft të reduktuara që kanë mbërritur deri në kohët e tanishme, konfirmohet se në segmentin e parë nga Miloti në Rrëshen, janë ndërtuar 9 ura të mëdha betoni ndërsa finalizimi i saj deri në Rrëshen u bë me datë 15 tetor 1987. Pikërisht në këtë ditë u bë edhe inagurimi i saj, me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të pushtetit të kohës. Kjo hekurudhë funksionoi disa vite me rradhë, ndërsa tani nuk ka asnjë shenjë qe ku ka qënë ndërtuar, përveçse një urë gjigande e mbetur si relike e kohës, në fshatin Tarazh.
Por shënimi i sotëm nuk ka të bëjë me hekurudhën si ngjarje, por me një fakt tjetër. Me faktin se si një i huaj, profesor gjerman i quajtur Jochen Blanken i cili nuk dihet se në çfar rrethanash ka qënë në Rubik në muajin qershor të vitit 1987, ka bërë një set fotosh, 12 prej të cilëve po ja përcjellim publikut. Në atë kohë foto të tilla nuk përbënin ndonjë çudi, por kur shikohen sot të ruajtuara plot 30 vite, me një cilësi mjaft kualitative dhe me ngjyra, kur në atë kohë kjo teknologji ishte shumë e rrallë sepse punohej vetëm në bardhë e zi, përbën disi kuorizitet. Le ti ndjekim në rradhë ashtu siç më kanë ardhur.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

