Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Festa e Festa e shën Vlashit në Malaj dhe pagëzimi i Noelit, lindur në Itali.

Si u rivitalizua Festa e shën Vlashit me kontributin e dy djemve të këtij fshati, Ndue Syziu e Gjon Melyshi

Nga Pirusti News
794 Shikime

Përgatiti: Aleksandër Ndoja

Në një gojdhënë të transmetuar nga brezi në brez, thuhet se shekuj më parë një fëmije të fshatit Malaj në Mirditë i ishte bllokuar frymëmarrja, nga ngecja në fyt i një ushqimi. Prindërit të alarmuar e marrin atë në atë gjëndje të rëndë dhe e çojnë për ndihmë tek famullitari i fshatit i cili pa hezituar, me një metodë rrethanore, me ca shkopinjë të vendosur mes mjekrrës dhe fytit, arriti ti nxirrte ushqimin që pothuajse e kish bllokuar frymëmarrjen e të miturit, duke i shpëtuar jetën. Fjala mori dhenë, ndërsa prej asaj kohe banorët e Malajve në shenjë mirënjohje e nderimi  ndaj këtij akti të priftit fatndjellës, festojnë Shen Vlashin, që si datë ka 3 shkurtin.

Kuptohet festimi me madhështi ka pasur uljet e ngritjet e veta, sidomos gjatë bllokimit total në regjimin komunist, por edhe se është festuar çdo vit pas rënies së regjimit tiranik, rivitalizimi në masën më të meritueshme, ka ndodhur prej tre vitesh.

Ky rivitalizim i kësaj feste që bashkon qindra banorë të Malajve nga Europa dhe të tjera kontinente, por edhe zona të tjera të Shqipërisë ku jetojnë, e natyrisht banorët e mbetur në këtë fshat, është inicuar e mbështetur fuqimisht nga dy emigrant të këtij fshati Ndue Syziu dhe Gjon Melyshi, por edhe nga djem të shumtë të këtij fshati.

Në fakt të flasësh për Malajt duhet kohë e gjatë në dispozicion. Në të vërtetë kanë folur dhe shkruar mjaft intelektualë në zë të kësaj zone, por nëse i referohemi Fjalorit Enciklopdedik të vitit 1985, ndër të tjera thuhet: “Malaj, duke qënë një trevë e vjetër që përkon me kohën iliro-pellazge, me besim e kulturë të konsideruar si paleokristiane ashtu edhe kristiane, ai është autokton në përbërësit thelbësor të tij, e shquhet edhe për vendosje të posaçme urbane të banimit të tij”.

Më herët në vitin 1965, në hapësirën e këtij fshati u zbuluan bizhuteri prej bronzi, vegla pune, armë, enë qeramike, etj, të periudhës ilire dhe arbërore. Ndonëse ka diskutime mbi pozicionin gjeografik, por nëse e marrim të mirëqenë faktin se lagjia Tenë dhe fshati Kodër Rrëshen janë zgjatim i Malajve në drejtim të Fush-Lumthit, ku është sot qyteti i Rrëshenit, panorama plotësohet me gjetje të përafërta në këtë pjesë, por këmbëngulet bazuar mbi disa rrënojë që janë prezente edhe sot, se këtu pati qenë ndërtuar një fortifikim Ilir, që njihet si “Kalaja e Teutës”, mbretëreshë Ilirike që ka lënë gjurmë deri në ditët tona.

-Ceremonia-

Nëse Malajt si shumë zona të tjera, për arsye që dihen është shpopulluar në maksimum, pasi dhe shkolla e mesme që dikur kishte nga tre paralele është mbyllur, dita e djeshme në oborrin e Kishës së Shen Vlashit, dendësia ka qenë tepër e madhe. Në oborrin e kishës por edhe brenda saj ka me qindra besimtarë, ish banorë të këtij fshati, por edhe qytetarë të Kosovës dhe disa shtete të tjera, miq dhe bashkpunëtorë të Ndue Syziut dhe Gjon Melyshit si edhe miq të artistëve dhe ansamblit Mirdita.

Mesha është mbajtur nga Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshnit, Imzot Gjergj Meta. Ambientet e kishës në Malajt kanë qenë të pamjaftueshme për fluksin e besimtarëve shumica e të cilëve “preknin” pas një viti a mëshumë këto ambiente. Pas ritualit të zakonshëm është kaluar në ceremoninë e pagezimit të një djali më pak se një vjeçar, Noelit.

Noeli është lindur në Itali me baba nga Malajt Armand Syziun, dhe mamin italiane. Prindrit e Armandit, Ndue Syziu me bashkëshorten kanë emigruar shumë vite më parë në Itali. E natyrisht djali i tyre Armandi ka gjetur rrugën e jetës duke lidhur martesën me një vajzë italiane, por pagëzimi i fëmijës së parë Noelit u bë në Malaj, aty ku janë pagëzuar të parët e tij, brez pas brezi.

Në fakt Noeli është lindur ne Itali dhe ngado ta çojnë rrugët e jetës, dëshminë e pagezimit do ta kërkojë atje në Malaj, në Kishën e Shën Vlashit ose siç njihet edhe si Kisha e Madhe e Kthellës që “shikon” në planin vizual Kishën e Kodër Rrëshenit, por dhe Kishën e Gëziqit. Një Kishë e cila po në atë fshat dikur kishte dhe simotrat e veta si kisha e Shën Gjergjit, kisha Shën Trinisë, kisha e Shën Barbullës, por që për ta dëshmuar në shekuj orientimin e saj kritjan që në hershmëri, banorët njohin një vend që quhet “Ara e Shnadiellit”, ashtu siç paleokristianët adhuronin diellin.

Pas përfundimit të ceremonisë meshtare, banorët për më shumë se katër orë janë mbledhur në njërin prej resorteve të qytetit, ku kanë kaluar momente festive.

Malaj 03.02.2024

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest