-Nga Aleksandër NDOJA-
Tashmë janë mbushur plot 25 vite kur ndër krijues jo të paktë mirditas qarkulloi fjala se një bashkëqytetar i tyre kishte mundur të hapte një shtëpi botuese, me teknlogjinë e kohës. Me ato pak mundësi, një ide e tillë mori rrugë në vitin e mbrapshtë 1997, kur gjëja e fundit që kishin në mëndje njerëzit, ishte libri.
Gjon Jaku deri vonë një ushtarak karriere thotë se lidhja me prodhimin e librit nuk ka qenë rastësore, pasi janë kolegët e tij ish-ushtarakë që konfirmojnë se gjatë shërbimit ushtarak në Burrel, kishte krijuar një bibliotekë me numër rekord librash, ndërsa leximi ishte ndër të paktat mundësi çlodhëse apo argëtimi. Ndaj vendosa që në kulmin e krizës së vitit 1997-1998, kur armët kishin eklipsuar shumë mundësi, por edhe librin, të riskoja në drejtim të prodhimit të tij. U deshën pak kohë që të provohej se zgjedhja nuk kishte qënë e gabuar, vijon Gjon Jaku.
Sot teknologjia ka përparuar në raport me 25 vite më parë, ndërsa Gjon Jaku thotë se në inventarin e produktit të tij shënohen në mbi 11 mijë tituj librash pa llogaritur revista, dosje, blloqe të ndryshme.
Një panoramë më e detajuar rreth ecurisë së shtëpisë botuesë “GEER” vjen përmes një interviste më botuesin Gjon Jaku, dhënë për Pirusti News, në ambientet e shtëpisë së librit “GEER”.
-I N T E R V I S T A- kliko ne qender.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

