Në kuadër të Projektit PAP – Shqipëri financuar nga Ministria Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ), është përgatitur videomesazhi mbi disa histori suksesi të nxënësve dhe kursantëve që kanë studiuar dhe janë certifikuar tek Shkolla “Shën Jozefi”.
Kjo nisëm për të promovuar aktivitetin e Shkollës, start-up-et e reja dhe aktivitetet e tyre si dhe vazhdimësinë e partneritetit mes Shkollës dhe Biznesit nëpërmjet arsimit profesional.
Nga viti 2019 në Shkollën “Shën Jozefi Punëtor” po zbatohet Projekti PAP (Partneriteti në Arsimin Profesional). Falë këtij bashkëpunimi krahas trajnimëve, janë pasuruar edhe laboratorët me pajisje të kohës.
Shkolla “Shën Jozefi Punëtor” tashmë ofron mjedise laboratorike moderne dhe bashkëkohor, të cilat ndihmojnë nxënësit në përvetësimin praktik të njohurive në të gjitha drejtimet.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

