Rreth ktij guri jena njiiiiii”
Gjet’ thesar është në Mirdit’
thonë në Fan dielli po shndrit’
është gjet’ Guri në ato anë
n’gjuhë të vjetër t’shqipes nanë
Ka dalë zani ka marrë dhenë
për ket’ Gurë t’gjith po bajnë benë
n’ shekuj guri ish’ n’ktë vend
prej Pellazgëve testament
Oj Europë nuk m’ke besu
ngjuhë Pellazge unë kam shkru
s’kish n’kto anë grek e serbi
krejt gadishulli ish iliri
m’ço n’vend nderin që m’ke marrë
mi l’sho trojet që m’ke zanë
erdh’ nga shekujt guri i vjetër
jam ilir tha;e s’jam tjetër
Bijtë e Xhuxhës kanë çu fjalë
ejani na ka lind djalë
nuk asht djalë, por mrekulli
monument në përjetësi
Lart në qiell kënga ushtoj
“Guri” fjalët i vet’ shkroj
“shqip në djep k’ndoni femijëve
se asht’ gjuha e perëndive”
Guri i Xhuxhës mbi atë vend
kish mbledh burrat në kuvend
nanës shqipe i shtoj lavdi
“Guri” i vjetër, “Gurë” i ri
Shum po gëzoka f’mija e burri
n’pal’ t’flamurit qendron “Guri”
Dardani e Çamëri
rreth k’tij “Guri” jena njiiiiiii

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

