Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Arrestimi i Dom Nikoll Kaçorrit, zbardhet dokumenti i plotë në Arkivin e Propoganda Fide

Përgatiti: Nusha Zhuba Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror. Romë

Nga Pirusti News
1 278 Shikime
SHPERNDAJE

Që Dom Nikoll Kaçorri është arrestuar nga qeveria turke në mesvitin e 1910-tës, është fakt i njohur në planin teorik dhe nga sa është shkruar nga gazeta “Dielli e asaj kohe. Por gërmimet në arkivat e Vatikanit, nga Nusha Zhuba Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror, na sjell një panoramë të qartë për çfar ka ndodhur në ato ditë e muaj të stuhishmë prag-pavarësi të Shqipërisë. Në  një dokument që ruhet në arkivën e Propagandës Fide, 109 Volume, faqe 231, jepet një panoramë e qartë e situatës e përcjellë nga letërkëmbimet mes Arqipezhgvi i Shkodrës Imzot Giacomo Serreqi dhe Kardinal Girolamo. M. Gotti, Prefekt i Kongregacionit të Propoganda Fide. Ky letërkëmbim autentik ruhet me korrektësi prej 114 vitesh, ndërsa dokumenti i përkthyer pa asnjë ndryshim, vjen për Pirusti NEWS, nga vetë poseduesja e këtij dokumenti, marrë pak ditë më parë nga arkiva në Vatikan. (shën im. A. Ndoja)

Dokumenti i plotë, Shkodër me 5 korrik 1910.

“Një nga bashkëluftëtarët për Pavarësisë e Shqipërisë është edhe Imzot Nikoll Kaçorri. Në arkivat e Vatikanit është shkruar për të si një nga pjestarët e revolucionit anti-turk që nisi në fillim shekullin e 19-të. Në një letër që Arqipezhgvi i Shkodrës Imzot Giacomo Serreqi i drejton Eminencës së Tijë Kardinal Girolamo. M. Gotti, Prefekt i Kongregacionit të Propoganda Fide, shohim shqetësimin e Ipezhgvit shkodran për fatin e Imzot Kaçorrit, i cili deri me datën 5 korrik 1910 gjendej akoma i arrestuar nga qeveria turke…

“Sigurisht mos prania në ato momente edhe i Primo Bianchit, Preng Bardhit ipezhgv i Durrësit shtonte frikën e një përfundimi të keq të Imzot Kaçorrit. Ndër problemet e tjera të Dioçezave të tij, vëndin kryesor në letrën drejtuar Kardinalit e zë situata e Kaçorrit: “Shtoj se Imzot Primo Bianchi Arqipezhgv i Durrësit e ka të pamundur të ndërhyjë, edhe pse besoj se prania e tijë në Dioçezë është e domosdoshme, pasi kemi burgimin e Imzot Kaçorrit, Protom Apostolik dhe Famullitari i Durrësit i cili gjendet nën process arresti. Sipas asaj që thuhet, ai u ka dhënë tre pushkë mauzerra dhe municion shërbëtorëve të Imzot Bardhit për t’i dërguar në qendrën e Ipezhgvisë. Në rrezen (rrugën) Durrës – Delbnisht shërbëtorët janë arrestuar dhe janë kthyer e burgosur në Durrës nga qeveria, dhe aty gjenden akoma sot.

 Fatkqë sisht qeveria u vu në zotërim edhe të një letre (e gjetur tek shërbëtorët) në të cilën Imzot Kaçorri ja dërgonte (kështu thuhet) Segretarit të Arqipezhgvit dhe me sa kemi dëgjuar e kuptuar, në atë letër Imzot Kaçorri ka përdorur shprehje të pakujdesshme dhe kompromentuese kundër qeverisë. Rezidenca e famullisë u kontrollua nga qeveria dhe Imzot Kaçorri është është arrestuar dhe vënë në pranga, dhe ky proces me sa po shohim do shkojë shumë gjatë, dhe është shumë frikë se do jepet një vendim jo shumë i lumtur për Imzot Kaçorrin, duke qenë një krim shumë i qartë dhe duke parë dhe precedentët e mëparshëm të tijë, gjithmonë në përplasje kundër personave të qeverisë, e rëndojnë shumë situatën”.

Shihet edhe në rreshtat e mësipërm se Imzot Kaçorri po mblidhte armë për revolucionin e madh të cilin po e përgatiste me aq kujdes për një Shqipëri indipendente dhe të lirë. Ishin predikimet e tija, e vërteta e tijë e pamohueshme gjatë predikimeve, por dhe vetë prania e tij në rreshtat e parë kundër shtypjes turke, lufta e vazhdueshme e bërë nga Imzot Kaçorri kundër qeverisë frika nga ai, bën që qeveria turke t’a arrestonte edhe pse atij personalisht nuk ju gjetën armë. Por prania e asaj letre që sigurisht ishte një thirrje për revolucion të të gjithë shqiptarëve kundër shtypjes turke…”

Shkodër me 5 korrik 1910. Marrë nga APF. NS. RU . 109 Volume, faqe 231, Arkivi Propoganda Fide. Romë

 Përgatiti: Nusha Zhuba Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror. Romë

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest