Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Si i ligu ministri Turk i Lurës bëri që fëmija Nikollë Kaçorri të deklarohej myslyman.

Pagëzimi i Imzot Nikoll Kaçorrit të Lurës, ka mbetur në histori.

Nga Pirusti News
1 183 Shikime

Nga Nusha Zhuba, Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror. Romë.

Në një dokument të gjetur nga ana ime gjatë hulumtimve shumë ditëshe në arkivën e Propoganda Fide, në Vatikan, dokument që tashmë e posedoj në arkivën time, më tërhoqi vëmendjen se si Imzot Refael Amrozi i shkruante Princit Giovani Cardinale, Prefekt  i Përgjithshëm i Propoganda Fide një letër ku tregon jetën e një djaloshi malësor nga Krej-Lura i quajtur Nikoll Kaçorri, i cili vinte nga situatë jo aq e lehtë familjare. Në këtë letër të shkruar me përpikmëri nga arqipehgv i Durrësit Imzot Ambrosi, na paraqitet dhe një misionar shumë i afërt me Shqipërinë.

Ai ishte Domeniko Pasi i cili jo vetëm ka shkruar shkruar disa libra rreth Shqipërisë që janë shumë me vlerë në ditët tona, por ka një kontribut shumë të madh si misionar i palodhur në mbajtjen e fesë të të parëve gjatë pushtimit të vështirë turk. Në këtë letër shihet qartë preokupimi i Ipezhgvit për shkollimin i një gjeniu të vogël, siç ishte Nikoll Kaçorri, i cili vetëm në dy muaj gjatë trajtimit ipezhnor në Delbnisht, në një moshë të re arriti jo vetëm të shkruante të lexonte, por dhe të mësonte përmendësh qindra lutje të katekizmit të vogël.

 Vështirësia për t’a kthyer në fenë e të parëve Nikollën dhe frika e këtyre misionarëve ishte shumë e madhe, se mos merrej dhe dërgohej në Turqi siç kishin vepruar në shekuj me fëmijët inteligjentë. Kjo frikë e detyroi gjithë klerin të shpërngulej në Lurë, që të bindte Nikollën e vogël..

Ja letra e plotë që gjendet në arkivën e Propoganda Fide:

“Principe Giovani Cardinale, Prefetto Generale Propoganda Fide.

Në Famullinë malore të Lurës e vizituar nga unë në muajin maj të disa viteve më parë gjeta një fëmijë i cili kishte ngelur jetim që në moshë të vogël. Babain e kishte pasur katolik ndërsa të jëmën myslymane. Ishte rreth shtatë vjeç dhe thonin që nuk ishte pagëzuar. Rreth vitit 1876 i Nderuari Anselmo Da Scurcola, Misionar në Lurë pas shumë kërkimeve të zellshme është siguruar nga xhaxhai dhe vëllau i madh i Nikoll Kaçorrit të dy katolikë se që djaloshi ka qenë pagëzuar në mënyrë solemne duke e pagëzuar me emrin Nikollë. Kjo është gjetur dhe në aktet e regjistrit të pagëzimeve të famullisë së sipërmendur.

Gjatë vitit 1881 Nikolla i vogël u mashtrua nga i ligu ministri Turk i Lurës i cili e bëri të deklarohej myslyman. Ja vlejtën protestat dhe nxitjet e të afërmve të lartpërmendur dhe të misionarit aktual Domenico Passi, për ta rikthyer të riun mendjemprehtë në besimin katolik.

Pasi u informova për një humbje kaq të dhimbshme, shkova sëbashku me dy shokë priftërinj në shtëpinë e mohuesit Nikolla, i cili jetonte ende me xhaxhain  e tij nga babai dhe vëllain e madh. Për dy ditë u përpoqëm ta kthenim në gjirin e fesë katolike.  Më në fund me hirin hyjnor që tashmë e kishte fituar  më premtoi se do vinte e të qëndronte me mua në Delbnisht.

Në harkun kohor prej gati dy muajsh, i konvertuari Nikolla mësoi katekizmin e vogël dhe dha prova të qarta të një nxitjeje shumë të urtë të një kujtese të jashtëzakonshme dhe të dashurisë për studimin dhe të dëshirës për t’iu përkushtuar shtetit eklasiast. Për këtë arsye desha ta vendos në Kolegjin pontifik shqiptar, por aty nuk mund të pranohej për shkak të moshës së tijë nën 14 vjeç, prandaj kërkoj nga ju i nderuari Shkëlqesi që pamvarësisht moshës, të futet në Kolegjin Prelat.

Në këtë kohë i nderuar Shkëlqesi  kjo Arqipezhgvi vuan nga  thirrjet e të rinjve për në Shtetin Ekleosiastiko. Në kolegjin Pontifik të Shkodrës unë kisha katër studentë të cilët janë mbajtur me shpenzimet e Ipezhgvisë. Zoti e deshi dhe mori  me vete njërin prej studentëve me 6 mars pas dy vjet jetë Kolegjiale. I dyti me datën 22 është përjashtuar nga kolegji. Unë u informova nga Rektori Zamboni se nga difektet e rënda të studentit të përjashtuar sipas nenit 9 të rregullores së Kolegjit Shkodër, është bërë i pamundur qëndrimin e tij më gjatë aty.

Meqenëse në këtë kohë  kemi vetëm dy nxënës në Kolegjin Pontifik, duke ju lutur të bëhet e nevojshme  që të zëvendesohen dy vendet e mbetura bosh, një vend e gjysëm do jetë falas.  Për vitin shkollor 1882-1883  për gatishmërinë e S. M. S. Apostolika e cila është denjuar të rrisë  në 24 numrin e studentëve  në Kolegjin Pontifik Shqiptar, i shtohen këtij të fundit edhe 9 studentë të tjerë të cilët i mbani me shpenzimet e madhërisë suaj.

Në pritje të një përgjigje të mirë  të parashtrimit  tim ju puth Purpurën e Shenjtë.

  Me shumë rrespekt nga Rezidenca e Arqipehgvisë së Delbnishtit “7 Korrik 1883.”

 

Refael Ambrozi Arqipezhgv i Durrësit
Propoganda Fide, Albania- Servia, Volumi 42 faqja, 550.

 Principe Giovani Cardinale
Prefetto Generale Propoganda Fide

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest