Poezia nuk njeh kufij, ashtu sikurse poetët nuk kanë strehë apo atdhe… Poezia bashkon 72 autorë të cilët, nëpërmjet vargjeve të tyre nëpër kontinente, takohen në një gjuhë të vetme dhe në një pikë të vetme: në Itali. Të gjithë poetët janë përkthyer nga autorja e cila përveç përkthimit është e angazhuar për t’i promovuar edhe në gjuhë të tjera duke bashkëpunuar me revista të ndryshme letrare përtej Ballkanit dhe Evropës.
Përmes vargjeve të tyre, poetët shprehin dashurinë e tyre për natyrën dhe për njëri – tjetrin, dëshirën për paqe, u tërheqin vëmendjen lexuesve ndaj politikanëve, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për atë çka ndodh në vendet e tyre dhe kudo në botë. Ata i thonë me forcë “Jo” armëve ashtu sikurse evokojnë armëpushimin. Të tjerët ia dedikojnë vargjet vetvetes dhe vetëdijes së tyre, duke bërë thirrje për ndërgjegje të pastër dhe sjellje dinjitoze për një botë më të mirë. Poetë të tjerë akoma i shkruajnë universit, galaktikës, mister i cili është i paarritshëm edhe pse i dukshëm. Në këtë Antologji do të gjeni lodrimin e fjalëve: magjinë magjike, magjepsjen magjepsëse, përkushtimin e përkushtueshëm, shpresën shpresëdhënëse, dashurinë e dashuruar, paqen paqësore, ndjenjën e ndjeshmërisë, gjithçkanë përtej gjithësisë, ëmbëlsinë e hidhur, kaltërsinë e kthjellët të globit si dhe shumë të tjera…
Angela Kosta ka lindur në Elbasan dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është akademike, gazetare, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promovuese. Deri tani ka botuar 12 libra: romane, poezi dhe përralla në shqip, italisht dhe anglisht dhe është autore e 2 antologjive të publikuara në Kosovë dhe Itali. Përfitimi i dy librave të saj në Itali iu dhurua Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor ndaj Sklerozës Amiotrofike Laterare (SLA) dhe Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Tumoreve dhe Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit. Së shpejti botohet në Bangladesh vëllimi i saj poetik i përkthyer në bengalisht nga studiuesi dhe shkrimtari Hasan Nashid i aprovuar nga Ministria e Kulturës në Bangladesh si dhe libri autobiografik i përkthyer në anglisht nga autorja e 86 librave, editorja e 4 revista në Amerikë Tamikio L Dooley.
Shumë nga shkrimet dhe përkthimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme letrare në disa vende kontinentale dhe ndërkontinentale. Angela Kosta shkruan artikuj dhe intervista për gazetën Calabria Live, revistën Saturno, Revistën Alessandria Today (Itali), revistën ndërkombëtare Orfeu – Prishtinë, gazetën Nacional (Tiranë), Gazeta Destinacioni, Perqasje Italo – Shqiptare, revistën Atunis (Belgjikë). Angela Kosta bashkëpunon dhe promovon me revistat: “International Literature Language Journal (Michigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Raven Cage (Gjermani), Güncel Sanat (Turqi), The Dayli Global Nation (Dhaka), Sindh Courier (Pakistan), etj…
Angela Kosta ka përkthyer 150 autorë në dygjuhësh: italisht – shqip dhe anasjelltas dhe ka promovuar 420 poetë në revista të ndryshme letrare ndërkombëtare ashtu sikurse librat me poezi të 3 autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu ka përkthyer poezitë e klasikëve dhe nobelistëve të shquar italian dhe të shumë autorëve të shquar të tjerë botërorë. Angela Kosra është bashkëautore në disa antologji në: SHBA, Angli, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Kosovë, etj. Angela Kosta është Zv. Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Përkthyesve në Korenë e Jugut, Zv. Presidente e Organizatës Tamikio Dooley Writers Choach (SHBA), Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në: Kanada, Bangladesh, Poloni, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, etj… Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) dhe BSHBSH – Itali, anëtare në Akademinë e Shkencave dhe Artit – The Albanian American Academy of Science and Art (AAA në Amerikë), anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në: Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi dhe Bangladesh. Në Itali shumë gazeta të rëndësishme dhe revista kanë shkruar artikuj të ndryshëm për Angela Kostën. Ajo është përkthyer dhe botuar në 30 gjuhë dhe vende të huaja dhe vlerësuar nga shumë kritik letrar botërorë.
Vetëm në vitin 2024 është botuar në 95 gazeta, revista kombëtare dhe ndërkombëtare me: poezi, artikuj, intervista, ese, recensione etj. si dhe ka marrë shumë çmime nga revista dhe gazeta të ndryshme botërore. Në vitin 2023 Revista Obelisk e shpalli midis të tjerëve si përkthyese të talentuar me përkthimet e nobelistit Giosuè Carducci. Gazeta marokene Akhbar7 gjithashtu e shpalli personazhin e shquar për vitin 2023. Angela Kosta ka marrë Çertificata Doctor Honoris nga Universitete të ndryshme si në: Kolumbi, Moldavi, Yemen, Algjeri, Rumani, Meksikë, dhe së fundmi edhe nga Universiteti i Gjuhë – Letërsisë në Marok nga Dekani Muhammad Blik.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

