Në çdo 1 Maj që është edhe Dita e Shën Jozefit Punëtor, është bërë tashmë traditë që në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen të organizohet aktiviteti i “Dyerve të Hapura”, duke nisur kështu zyrtarisht edhe regjistrimet paraprake për vitin e ri shkollor 2024-2025.
Të pranishëm në këtë ditë të rëndësishëm ishin përfaqësues të shkollës profesionale “Armida Barelli” të Roveretos Itali, përfaqësues të biznesit, prindër, nxënës, ish-nxënës etj.
Drejtori i Shkollës P. Michele Leovino duke falenderuar të gjithë për pjesëmarrjen theksoi se kjo pjesëmarrje dëshmon që ne nuk jemi vetëm. Prindërit na besojnë fëmijët e tyre 200në një ecje 4-vjeçare për edukimin dhe formimin e tyre profesional. Dita e 1 majit është një ditë e rëndësishme për shkollën tonë si për nxënësit, stafin mësimdhënës por edhe prindërit.
Ne jemi të motivuar për të vazhduar punën tonë të nisur 20 vite më parë dhe falë bashkëpunimit reciprok, mbështetësve dhe stafit ia kemi arritur.
Michele Leovino falenderoi edhe miqtë italianë për mbështetjen e vazhdueshme si ekonomike ashtu edhe didaktike.
Nxënësit e shkollës të vendosur nëpër laboratorë sipas profileve profesionale realizuan në praktikë disa punime të moduleve duke ua prezantuar vizitorëve të pranishëm.
Stafi mirëpriti të pranishmit, në veçanti nxënësit e interesuar për të ndjekur shkollën, duke i njohur me drejtimet, infrastrukturën dhe mundësitë që ofron shkolla për edukimin dhe formimin profesional të tyre.
Ndërkohë aktiviteti u shoqërua edhe me një katering me gatime të përgatitura dhe servirur nga vetë nxënësit e Hoteleri Turizmit.
Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura deri në plotësimin e klasave në 6 drejtime: Elektroteknikë, Hidraulikë, Mekanikë, Hoteleri- Turizëm, Shërbime Sociale Shëndetësore dhe TIK.
Lindita Koka

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

