Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Për Mu” e reja nga Dugajeva e Klinës Martina Berisha, në rrugë të sigurtë drejt suksesit artistik.

Nga Pirusti News
1 233 Shikime
SHPERNDAJE

Martina Berisha është një këngëtare e re me shumë mundësi e talent, për të ecur e sigurtë në udhën e këngëtarëve të shquar që Dardania ka nxjerrë ndër kohëra. Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka dalë përtej kufinjve vendorë ku është lindur e rritur, Martina sipas kritikëve të artit dhe muzikës premton një të ardhme të spikatur në këtë gjini të artit.

Në një prononcim për Pirusti – News, vajza nga Dugajeva e Klinës e cila sapo ka mbushur të 20-tat, thotë se pasionin për muzikën e kam pasur nga mosha e vogël, kohë që më dha mundësinë për të marrë pjesë në shumë programe muzikore, gara te muzikës, festivale te ndryshme prej te cilave gjithmone jam vlerësuar me nota të larta dhe me çmime të rëndësishme, mirenjohje etj. Ajo ka përfundur Shkollën e Mesme në Prizren, ndërsa pret që studimet e larta ti do i vazhdojë në Prishtinë.

Prej dy ditësh ajo ka hedhur video-clipin e parë, publikim i cili ka marrë shumë vlerësime sidomos nga moshat e reja, që shohin një pjesë të realitetit në vargjet dhe zërin e ëmbël dhe melodioz të Martiës.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest