Nga Grampenweg Zvicër, Aleksandër Ndoja
– Ansamblit “Vatra” në Bylah Zvicër, mban gjallë jetën kulturore të origjinës –
Gjergj Kastriot Skenderbeu në 619 vjetorin e lindjes së Tij, mblodhi qindra bashkëatdhetarë në një simpoziom përkujtimor në Grampenweg Bülach, Zvicër.
Iniciativa e dy shoqatave shqiptarësh në zvicër si Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me Seli në Zvicër kryesuar nga Akademik. Murat Ajvazi dhe Shoqata “GJERGJ KASTRIOTI” po në Zvicër, me kryetar z. Agim Pepaj, u mirëprit nga komuniteti shqiparë atje, ndërsa për të përcjellë kumtesat e tyre kishin ardhur Qerim Kryeziu (Suedi), Paulin Zefi (Shqipëri), Nusha Zhuba (Itali) Camelia Nita (Rumani), Skender Hushi (Itali), Murat Ajvazi (Zvicër), Sami Jashari dhe Vesel Sabedini (Kosovë) etj.
Të ftuar në këtë eveniment ishin dhe përfaqësues të Shoqatës Kulturore “Nënë Tereza” në Tiranë kryesuar nga z. Tonin Ndreja, president i kësaj shoqate.
Teksa afronte ora 2000 orë e paralajmëruar për nisjen e simpoziumit, të pranishmit mbushnin sallën përafërsisht 200 vendëshe në Bülach, Zvicër.
Të pranishmit kanë qëndruar në këmbë në përcjellje të hymnit të Skenderbeut dhe më pas fjalën e kanë marrë dy kryetarët e shoqatave organizuese të këtij eventi z. Agim Pepaj dhe akademik Murat Ajvazi
Në vijim të pranishmit kanë ndjekur kumtesat e Qerim Kryeziut, Paulin Zefit, Nusha Zhubës, Camelia Nita, Skënder Hushi, Murat Ajvazi, Sami Jashari e Vesel Sabedini. Në fund kryetari i QKAS “Nënë Tereza z. Tonin Ndreja akordoi tre çertifikata vlerësuese Akademik Murat Ajvazi, kryetarin e shoqatës Gjergj Kastriti, Z. Agim Pepaj dhe bisnesmenin e mirënjohur në Zvicër Haqif Haziri, duke e mbyllur fjalën e tij me një kolazh këngës. Një speciale mund ta ndiqni këtu:
Sharmi i këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e Ansamblit “Vatra” në Bylah Zvicër. Kjo shoqatë bën një punë shumë të madhe në mbajtjen gjallë të artit dhe traditës së vendit të origjinës. Ky ansambël ka një aktivitet të shtrirë në kohë që nga viti 1994 pra plot 20 vite. Sot numëron 80 anëtarë të cilët herë pas here përcjellin një shumëllojshmëri koreografike shqiptare. Një kontribut të çmuar kanë dhenë dhe japin Nexhedin Isufi, Arsim Berisha, Rexhep Dreshaj, Fatmire Kajtazi, Rrustem Serlca i ndjerë, Ilmi Luma, ndërsa tradita vijohet me angazhime të spikatura nga Lulëzim Krasniqi me një staf të gjerë me anëtarë dhe prindër të tyre si Bajram Uruçi tashmë i ndjerë, Driton Zeqiraj, Zojë Gashi, Shaban Haliti, Agim Pepaj, Blerta ZeqirajGëzim Dani, Albulena Krasniqi, Xhavit Zeqiraj, Fatlum Selishta dhe Rexhep Gashi E gjithë performanca mjaft e spikatur paraqitur në simpozium mund të ndiqet këtu:

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

