Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

SHPELLA E VALIT –PERLAT – MIRDITË, NJË OBJEKT MUZEAL NATYROR.

Nga Pirusti News
389 Shikime

Nga Nok Mrruku, studiues i natyrës.

Jo rrallë qëllon të mahnitemi me pamje të veçanta të natyrës, veçanërisht me ato në brigjet e detit Jon, por që nuk mungojnë as në brigjet e Adriatikut. Vëndi ynë ka shumë zona me klimë të shēndetshme e peisazhe natyrore që të joshin, por ka edhe zona ku që perveç këtyre ekzistojnë dhe dëshmi arkeologjike, të cilat paraqesin interes dhe stimulojnë kureshtjen e gjithë atyre që do ti eksploronin. Edhe Mirdita, me natyrën dhe peisazhin e saj është një pasuri e paçmuar.

Një studiues e ka përcaktuar kështu: “Mirdita, krahinë e lashtë, me emrin që ndoshta tingëllon si më i bukuri në botën shqiptare, përfaqëson një areal karakteristik e mahnitës për arkeologjinë, bukuritë e natyrës, etnografinë, pasurinë gjuhësore, folklorike, kulturore, faunën, florën, e çdo gjë tjetër që përfaqëson të bukurën.”

Një zonë e tillë, e cila pa e ekzagjeruar, në tërsinë e saj, mund të thuhet se përbën një ekosistem turistik, mahnitës, me shumë vlera e dëshmi është edhe fshati Perlat në krahinën e Mirditës. Çdo vizitori që e sheh me syrin e natyralistit, Perlati do ta impononte të dashurohej me të, më së pari për pesazhin natyror që ofron. Kjo zonë, si rrallë ndonjë tjetër në vëndin tonë, i ngjan një rrafshnalte me siperfaqe të konsiderueshme toke arë, e cila është shumë prodhuese, ku mund të kultivohen të gjitha kulturat e arave me perjashtim të orizit. Toka bujqësore përgjithësisht është unike, ku shumë pak ngastra janë të veçuara e në distace nga njëra tjetra. Në perferi të siperfaqes bujqësore, qafon nga të gjitha anët e horizontit një reliev kodrinor me shpate jo shumë të thella, por të veshura me gjelbërim nga drurë e shkurre të shumllojëshme. Mbi kurrizet e këtyre kodrave kalojnë rrugë, që kryqëzohen disa herë mes tyre. Perlati karakterizohet nga një klimë mesdhetare tejet e shëndetëshme, ku asnjë rast nuk konstatohet prania e mjegullës.

I veçantë është, ndriçimi diellor vjetor i cili arri në 240 deri në 245 në vit. Reshjet vjetore zgjasin 120 deri në 125 ditë në një sasi afërsisht 1600 deri në 1700 mm në vit. Temperatura mesatare vjetore është 13 gradë C. Në muajt dhjetor, janar këto janë 4 deri në 5 gradë celcius dhe korrik e gusht, shkon në 22.8 deri në 22.7 gradë celcius.

Por të ishin vetëm këto, nuk do mjaftonte për ta paraqitur këtë teritor si një vlerë që duhet të marri mē shumë se vlerësimin dhe vemendjen e vëndasve.

Si një thesar i me shumë vlerë, në brendësi të këtij teritori qëndron një shpellë e njohur me emrin “Shpella e Valit”. Në Mirditë ka disa shpella, por studimi dhe vlerësimi i potencialeve që bartin, asnjëherë nuk është bërë i plotë. Në këto rrethana, si një thirrje që pret përgjigje, qëndron apeli, që me shumë pathos, poeti gjithkombëtar, tani i ndjerë, Gjok Beci, bënte për shpellat:

…”Gjeta kristale të ndritshme, stalaktite.

Gjeta shpella të thella të mistershme, ku rraseshin e mbylleshin epoka dhe mite nën etiketën e padukshme “të përjetshme”.

E njëra ndër to, ndoshta më e bukura, është “Shpella e Valit” në Perlat. Ndodhet në lindje të fshatit, por si njësi natyrore është pjesë e bjeshkëve të Selitës. Në perendim të lumit Urakë, shtrihet vargu kodrinor që nis nga Mulli me kuotë afersisht 1300 m mbi nivelin e detit. Vijon me Qaf-Kishen rreth 1000 m lartësi, pllajen e Bozhiqit (Bardhaj) 600-700 m, maja e Ngallit në Lufaj dhe mbyllet me shkëmbin e Valit rreth 500 m. Nga ” Kodra e Valit” kalohet në Qafën e Valit në kufi me Laç – Bruçin e krahinës së Mat. Në jug të këtij vargu kodrash ndodhet ” Shpella e Valit”. Faqet e gurta të kësaj shpelle përbëhen nga shkëmbenjë gëlqerorë që i përkasin erës Mesozoike, me përpunim të dukeshëm në Kretas.

Për shkak të formacionit gjeologjitk të relievit i cili na paraqet një tabllo të valzuar të sistemit kodrinor, i cili mbyllet me shpellën e Valit, është hedhur hipoteza se vjen edhe emri i saj (Vala -valë -Vali), gjë që nuk duket aq sa duhet bindëse për tu konsideruar si e vërtetë. Qarkullojnë edhe gojëdhëna se këtu ka banuar një njeri me këtë emër, prej të cilit edhe mban emrin. Duke parë se shpella ka një hyrje dhe një dalje, se brënda saj ka një oxhak, është më e mundur që emri i saj vjen nga dikush që ka banuar aty. Edhe toponimi Qafa e Valit, dhe fusha përballë saj me të njëjtin emër, të bëjn të mendosh se gojdhëna eshtë më pranë të vërtetës për emrin e saj. Kjo shpellë ka pamjen natyrore të një kështjelle, ndërtuar me blloqe gjigande gëlqerorësh. Hyrjen e ka nga verilindja e orjentuar nga jugu, me shtrirje gjatësore që i kalon 100 m, duke përfunduar me një dalje më të ngushtë se hyrja, e cila flitet se mund tē ketë lidhje me shpellën tjetër që quhet ” Shpella e Nezirit”. Gjërsia e saj varjon nga 40-50 metra. Në afërsi të qëndrës ndodhet një oxhak -hinkë në tavanin e saj, me diametër 15-20 m dhe lartësi ofro 30 m, që e bën shpellën të dritësuar. Brënda saj vihet re fenomeni i Krastit, dukuri që dëshmohet nga stalaktitet dhe stalakmitet me forma të larmishme, që japin një tabllo natyrore shumë interesante e po aq joshëse, duke konfiguruar në brendinë e saj një mister, që të bën të mendosh për shumçka mbi këtë objekt arkeologjik.

STUDIME MBI KËTË SHPELLË.

Interesimi i parë ka nisur në gjysmën e dytë të shekullit të XX-t, kur profesori rus i gjeologjisë Anatoli Agustejeviç Zvjeruga, me origjinë izrailite dhe inxhinierja Sonja Nikolajevna banë objekt studimi shpellën e Merkurthit në Selitë dhe Shpellën e Valit në Perlat. Më vonë një eksplorim më i detajuar është kryer me 11 qershor 1963 nga një grup speleologësh bullgarë, udhëhequr nga profesor Peter Beroni. Në shpellën e Merkurthit (Doçit)

zbuluan specien Albanorechus Beroni, e cilësuar si mjë zbulim i rrallë. Mbas këtyre u janë përkushtuar edhe arkeologë shqipëtarë si Myzafer Korkuta e Neritan Ceka, të cilët janë shprehur se në këto shpella ka shenja jete njerëzore afro 6000 vjeçare, por pohojnë se hulumtimet e tyre nuk janë të plota. Bukurive dhe kurioziteteve që ngjallë pjesa e brëndëshme e kësaj shpelle, ua shton madhështinë edhe panorama e natyrës që e rrethon. Kanonet gëlqerore, pothuajse vertikal mbi releiev, gjelbërimi natyral i shumë llojë drurësh dhe shkurresh që e rrethon nga të gjitha anët, një lëndinë e sheshtë me sip rreth 5-6 ha përballë, afërsisht 200-300 m larg, që në fund të saj përshkohet nga rrjedha e burimeve që zbresin nga shpatet e Lufaj, çdo vizitori do ti dukej sikur po përballet me një vepër arti me përmasa gjigande. Pa mëdyshje, mund të themi

se të gjitha këto resurse në tërsinë e tyre përbëjnë një mrekulli, ku vizitoret vëndas e të huaj do gjenin plotesimin maksimal të kërkesave dhe shijeve për tu rekaksuar, duke u larguar me kokën mbrapa për tu kthyer sërish. Sigurisht për t’u vënë në efiçencë këto pasuri natyrore të begata, më parë kërkohet vullneti dhe angazhimi i shtetit dhe pushtetit vëndor për ta kompletuar me infrastrukturën e duhur, dhe vëmendja e operatorëve turistikë për të përpiluar e realizuar projekte bashkëkohore, ku vizitorët të priten në standartet që ofron turizmi i kohës . Ndaj ëndrrimtari poet Gjok Beci, kishte shkruar fort heret:- “Gjer te shpellat ëndrron shpirti ta fershëllejmë një tren ekspres”

ORIENTIMI I VZITORËVE

Shpella e Valit ndodhet në aksin kombëtar Tiranë-Rrëshen -Lurë, me devijim 2.5 km në të djathtë të kilometrit tetëdhjetë, vetēm pak metra nga Livadhi i Turkut., Perlat Qëndër, ku vitet e fundit janë ngritur dy resorte mjaft komode, ku turistët mund tē akomodohen në kushte mjaft të rehatshme.

Shënim. -U shfrytëzuan botimet e arkeologëve M. Korkuta, N.Ceka dhe autorëve mirditorë.

Nok Mrruku.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest