Nga Bülach-Grampenweg Zvicër, Aleksandër Ndoja
Ndonëse kanë mbi 20 vite në aktivitet, organizimi i një simpoziumi shkencor mbi Gjergj Kastriot Skenderbeun, në 619 vjetorin e lindjes së Tij, organizuar nga dy shoqata me aktivitet të rëndësishmë në Zvicër, Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë dhe Shoqata “Gjergj Kastriot Skenderbeu” kryesuar nga akademik Murat Ajvazi dhe Agim Pepaj, ishte rasti më i mirë për tu njohur me Ansamblin “Vatra”, në Bylah Zvicër.
Ky ansambël elitë në diasporë ka si drejtues artistik Lulzim Krasniqi, ndërsa koreografia që zë një pjesë të madhe të aktiviteteteve, drejtohet nga maestro Nexhmedin Isufi. Edhe fëmijët kanë këshillin e tyre në këtë ansambël, këshill që drejtohet nga Driton Zeqiraj.
Pikërisht edhe në këtë simpozim, sharmi i këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e Ansamblit “Vatra” në Bylah Zvicër. Kjo shoqatë bën një punë shumë të madhe në mbajtjen gjallë të artit dhe traditës së vendit të origjinës. Kur je mes këtyre artistëve që variojnë nga vajza e vogël Lura, deri tek këngëtarja por edhe vallëtare Fjolla Berisha, por dhe të tjerë edhe më të mëdhenj në moshë e me përvojë, kujton se je në mes Prishtinës apo Tiranës, pasi përveç ruajtjes së kulturës dhe artit, kjo armatë kuq e zi mban gjallë gjuhën shqipe, në atë shtet ku zyrtarisht njihen tre gjuhë si gjermanisht, frëngjisht e italisht.
Ky ansambël ka një aktivitet të shtrirë në kohë që nga viti 1994, pra plot 20 vite. Sot numëron 80 anëtarë të cilët herë pas here përcjellin një shumëllojshmëri koreografike shqiptare. Një kontribut të çmuar kanë dhënë dhe japin Nexhedin Isufi, Arsim Berisha, Rexhep Dreshaj, Fatmire Kajtazi, Rrustem Serlca i ndjerë, Ilmi Luma, ndërsa tradita vijohet me angazhime të spikatura nga Lulëzim Krasniqi me një staf të gjerë me anëtarë dhe prindër të tyre si Bajram Uruçi tashmë i ndjerë, Driton Zeqiraj, Zojë Gashi, Shaban Haliti, Agim Pepaj, Blerta Zeqiraj, Gëzim Dani, Albulena Krasniqi, Xhavit Zeqiraj, Fatlum Selishta dhe Rexhep Gashi. Në biseda të shkurtra mes këtyre artistëve të vërtetë, mëson se ata ndjehen krenarë në këtë iniciativë me vlera të mëdha kombëtare

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

