Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Portreti, Pal e Prend Nikolli mirditas nga Klina dardane, bisnesmenë dhe njerëz të suksesshëm në Nyack, NY.

Si rastësisht të ardhurit nga Mirdita në New-York zhvilluan aktivitete kulturore në bisnesin e tyre

Nga Pirusti News
1 249 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Estela Ruka, Nyack, New-York

Përmes rrjeteve sociale mësova se në fundmuajin e qershorit deri afro mesin e korrikut, dy prej drejtuesve kryesorë të një shoqate me mjaft peshë mediatike e kulturore siç quhet “Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita”, që kanë me qindra aktivitete brenda dhe jashtë vendit dhe që në mënyrë periodike e pa ndalur nxjerrin një reviste me emër të mirë “Mirdita”, kishin realizuar një vizitë shumë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se unë nga jugu, me origjinë nga Vlora e lindur në Berat, fati i kohës më çoi të rritesha që nga mosha 6 vjeçare dhe deri kur u martova, në qytetin tim, e theksoj qytetin tim Rrëshen, njoh aq shumë mirditas madje me shumë prej tyre mbaj kontakte dhe korespondenca të përherëshme. Ndaj ju drejtova me një mesazh kryeredaktorit të revistës “Mirdita”, gazetarit Aleksandër Ndoja, babai i të cilit si tornitor i mirënjohur në SMT-në e kohës, ishte ndër miqtë e ngushtë të babait tim Adem Ruka, agronom por që mbante motoçikletë rrugëve të Mirditës, për ta pyetur mbi vizitën në SHBA, madje më saktë për ta pyetur se çfar të bëri më shumë përshtypje në këtë kontinent që vetë më kishte thënë se vinte për herë të parë.

Gjatë bisedës më Aleksandrin, i cili po bënte një rezyme të vizitave në vende të ndryshme që nga Capital Hill, Filadelfia, Bronz e shumë vende të tjera, veshi më kapi se kishin qenë edhe në Nyack, pjesë ndër më të zhvilluarat në New – York….

Aty ndalo, i thashë…aty jetoj edhe unë, por rastësisht ato ditë ndodhesha në Shqipëri. Aleksandri më bëri një përshkrim të asaj çfar kishte parë në Nyack, duke u ndalur me respektin më të madh rreth dy emrave të rëndësishëm në komunitetin tonë, vëllezërit Pal e Prend Nikolli (Gjini). Në këtë vend pikësëpari i kishte çuar një djalë nga Tropoja, por nip në Përlatin e tyre, të Mirditës Albano Kolbuçaj, por falë këtij respekti të jashtëzakonshëm treguar nga vëllëzërit Pal e Prend Nikollaj për bashkëorigjinasit e tij mirditas, edhe kryetari i shoqatës patriotike “Bajraktari” nga Gimajt e Dukagjinit Ilir Biga, në bashkëpunim me shoqatën mirditase kryesuar nga Pjetër Marku dhe Aleksandër Ndoja, kishin vendosur që aktivitetin e rradhës të zhvillonin pikërisht në ambientet e bisnesit Nikolli nga Spaçi i Mirditës, por që të parët e tyre patën migruar dhe vendosur në Klinë të Dardanisë.

Pasi mësova këto më lart, ku miqtë e mij mirditas kishin vlerësimin më të madh për miqtë të mij të ngushtë, vëllezërit Nikolli vendosa të përcjell përceptimin tim për këta njerz të mirë, me të cilët komunikoj prej vitesh.

****************

Gjithmonë kam thënë se kudo që vete i kam do miq mirditas, pasi një fjalë popullore thotë se më mirë të kesh një mik, se sa një çiflik. Erdha në Amerikë në dhjetorin e vitit 2018, jo për herë të parë, pasi Amerikën e kishia vizituar edhe 20 vite me parë, por për herë të parë si nënshtetase amerikane. sigurisht lashë pas zemren time që është Shqipëria, por me vendosmërinë për ta vizituar tashmë çdo vit, e dy herë në vit më së shumti.

Në moshen 53 vjeçare nuk është e lehtë të shkëputesh nga rutina jote e përditshme, por këtu ne Amerikë kam familjen time dhe gjeta ngrohtësi familjare, kudo që shkova.

Me të parët miq që më prezantoi vellai im, ishin dy vëllezërit që quhen përkatesisht Pal (Gjini) Nikollaj dhe Prend (Gjini) Nikollaj. Janë dy biznesmenë me një biznes, restorant e picerie shumë të njohur në zonën e Nyack (Rockland County New York) Emrat dhe mbiemrat e tyre që në fillim më tingelluan Mirditas dhe gjatë bisedës më ta, i pyes me imtësi se nga e kishin origjinen. Të parët e tyre kishin migruar nga Spaçi i Mirditës për në Kosově, ndoshta që në 1880, pasi stërgjyshi i tyre kishte shkuar 17 vjeç në Kosovë, ndërsa djemtë Pali dhe Prendi kanë emigruar ne Amerikë 33 vite me parë. Djem punetorë që me punë ngriten biznesin e tyre familjar, me nje edukate pune të shkëlqyer, por mbi të gjitha, njerëz tepër fisnikë e bujarë, bujari e cila padyshim i ka rrënjet në origjinen e tyre Mirditase. Besimtarë katolikë që besojne fort në zot, ndaj çdo të dielë marrin pjese në meshën e kishës shqiptare te New York.

 Por ajo që është e provuar është se, përkrah burrave të fuqishëm gjithmonë qëndrojne gra të mira e të zgjuara, si nuset e mirditasve Antoneta e Kristina, gra me suport të fortë për familjen dhe nëna shembullore që edukojnë fëmijët me traditen shqiptare, dhe dashurinë e madhe për Atdheun e tyre. Familjet tradicionale shqipëtare janë pikërisht ato qe çojne përpara brez pas brezi, zakonet, traditat, gjuhën e bukur amëtare dhe rrespektin për bashkëkombësit e tyre, shqiptaret kudo që janë. Model i shkelqyer dhe krenari shoqërore është pikerisht familja Nikollaj që me krenari tregojne rrënjet e tyre te thella, që është pikerisht ai vend, që quhet Mirdite në shqiperi. Emër i bukur dhe një nga përshendetjet më të bukura ne shqip Mirẽ – dita.

Ndërkohë në kujtesen time te largët kujtoj se në Mirditë kudo nëpër fshatra ku shkoja, shkëmbehesha me fshatarë rrugës, ata edhe pa te njohur do përshendesnin me fjalet e arta “si ke njeh”, ose “tungjatjeta” dhe kjo kudo në çdo zonë të Mirdites.

Kur erdha për herë të parë si turiste ne Amerikë viti 2003, kudo në rruge apo dyqane, kur shkëmbehesha nga afër me njerëz, më salutonin. Kjo më kujtonte se  pavarsisht se salutimi ishte në english, sjellja dhe mënyra e salutimit ishte e njejtë me mirditasit. Aty mendova se sa përparimtarë kanë qenë njerëzit në Mirditë, sa shumë i ngjanin amerikaneve. Plus besimin ne zot që ai vend kishte dhe e ka, ndonëse nuk duhet të harrojme se nga vitet 1967 – e deri në 1991 kur u hapen kishat, mirditasit nuk e harruan zotin, gjë që i bëri ata më të fortë para veshtiresive te krijuara, me bujarë e më mikpritës, virtyte që vetëm fisnikët i kanë. Kësisoj edhe pse larg Atdheut, kam pak Mirditë me vete, sepse është vendi ku u rrita dhe gjithmonë do kthehem atje ku ndihem si në shtëpinë time.

Koiçidence ishte që me Aleksander Ndojën mikun tim, kohë i cili më thotë qe do vij ne New York, siç citova më ai kishte ardhur pikërisht në Nayck në zonën ku unë banoj, por që unë tre muaj më parë kisha planifikuar vizitën në Shqipëri.  Çuditërisht, krejt rastësisht ai kishte zhvilluar aktivitetin e tij të rradhës tek restoranti i dy miqve te mij, Palit dhe Prend Nikollaj. Bota është e vogël thashë me vete, e po aq çudi edhe disa fotografi i kishte bërë pikërisht në vendet ku unë vizitoj.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest