Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Beteja në fushën Dardane, viti 1389 nga akademik Murat Ajvazi, dokument me vlera të jashtëzakonshme historike

Botimi “Beteja në fushën e Dardanisë e vitit 1389 nē burimet historike e gjermanofolëse” botuar në Baden CH, në fokusin e studiuesit Krasniqi.

Nga Pirusti News
689 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Vushi Krasniqi

Me një kujdes të jashtëzakonshëm, autori ka përmbledhur të dhënat specifike mbi betejën e vitit 1389, me theks të veçantë prejardhjen e Milosh Kopiliqit, banorët arbëror, si dhe shtrirjen e tyre nē mesjetë, në territore shumëherë më të gjera sa sa sot.

Në botimet gjermane, të dhënat e para për betejën u hasën nga gjysma e shekullit XVI ndër autorët gjermanofolës.

Ndër autorët e parë gjermanofolës, është Johannes Leuncllavius, autor i librit ” Neuwe Chronica Turkischer Nation von Turken selbs beschrieben gemehrt” botim i vitit 1595.

Në koalicionin ballkanik, ku ishin edhe arbërorët, autori jep detaje për vrasjen e Sulltan Muratit nga arbërori Milosh Kopiliqi.

Autori tjetër Han Paul Conra Balthasar, nē veprën e tij të vitit 1678, shkruan se Sulltanin e vrau arbërori Milosh Kopiliqi, nē betejën e rrafshit të Kosovës. Ky madje tregon se Kosovën e quan Kosova (Cosowa), që tregon se edhe në Mesjetë Kosova quhej kēshtu, e jo Kosovo siç pretendojnë serbët.

Ka shumë autorë që shkruajnē për betejën e një ndër ta është edhe zvicerani Kromer Marinus – 1562.

Ky flet për fiset ilire si: dardanët, liburnët, tribalët etj.për betejën e vitit 1389, ku Kosovën e quan Kosova.

Autorja tjetër Katerina Jovanovits në librin “Die Heldenlieder von Kosova” – 1951 Cyrih, jep të dhëna interesante edhe për pjesëmarrjen e arbërorëve të Galapit (Gollakut), nën komandën e Stefan Musiqit nga Bërveniku me 1800 ushtarë dhe Gjon Kosaqit nga Llapi me 1480 ushtarë arbërorë.

Nē librin e studiuesit Murat Ajvazi, jepen edhe të dhëna të shumta, por mos t’i zbulojmë detajet jo më pak interesante për lexuesit tanē.

Autori Murat Ajvazi, është një studiues me gamë të gjerë, kryesisht historisë së ardhjes në pushtet të xhonturqve e deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, e që nuk mungojnë edhe libra të tjerë e një ndër ta është edhe “Skënderbeu nga autorët zviceran” dhe tani librin BETEJA NË FUSHËN E DARDDANISË E VITIT 1389 NË BURIMET HISTORIKE GJERMANOFOLËSE.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest