Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shoqata “Bajraktari” nga New Yorku rehabiliton Kishën Plan të Dukagjinit, Kishë me histori, por pa çati.

Kryetari Ilir Biga vjen nga SHBA ne Bardhaj per rehabilitimin e baneses se bashkefshatarit

Nga Pirusti News
896 Shikime
SHPERNDAJE

Kryetari Ilir Biga dhe nënkryetari Tom Rrethaj, rehabilitojnë Kishën e Plan, në Dukagjin.

-Nga Aleksandër NDOJA-

Shoqata “Bajraktari” prej vitit 2020, operon në New York, në SHBA. Falë një pune intensive dhe përkushtimi të veçantë, Kryetari Ilir Biga dhe stafi i tij, ka mundur që distancën New York – Dukagjin ta “shkurtojë” dukshëm, falë investimeve të shumta të kryera në trevën e origjinës. Por bamirësia nuk është lokalizuar vetëm në Dukagjin, pasi të gjithë e dimë se kjo shoqatë jo fitimprurëse është sponsori general dhe i vetëm i vendosjes së Papa Albanit në Kishën e Mërçisë në Lezhë. E ndërsa puna përsëri nuk ka të ndalur në rivitalizimin e objekteve të kultit, por edhe ato me karakter social.

Kisha në Plan Dukagjin ka histori, por nuk kishte çati.

Mësohet se pak muaj më parë në drejtim të shoqatës “Bajraktari” pak kanë shkuar kërkesa për rivitalizimin e kësaj Kishe, e cila përvçse një objekt kulti, në vitin 1917 u kthye në shkollë nga At’ Justin Rrota. Situata në këtë Kishë i shte mjaft e rëndë pasi çatia ishte dëmtuar totalisht dhe shirat e shumë po e kthenin atë në një gërmadhë.

Padyshim edhe ktu del në pah bamirësia e shoqatës “Bajaraktari” drejtuesit e të cilës kryetari Ilir Biga dhe nënkryetari Tom Rrethaj bënë të mundur vendosjen e çatisë së re me material tejet cilësor të llojit “sandwiç”. Prej atij momenti Kisha ka rimarrë funksionet e saj në kushte optimale në shërbim të besimtarëve të zonës, por edhe të vetë historisë së arsimimit të para se më shumë se një shekulli.

Ndërsa aktiviteti bamirës ka vijuar edhe ditët e fundit. Vetë kryetari i kësaj shoqate Ilir Biga ka udhëtuar nga SHBA për në fshatin Bardhaj të Shkodrës, për t’ju gjendur pranë një bashkëfshatari me origjinë nga Gimajt e Dukagjinit. Prej kohësh ai jetonte në kushte të vështira pasi banesa në të çilën jetojnë me fëmijët e tij, kishte nevojë pikërisht për një çati për të të shmangur hyrjen brenda të shiut. Falë kësaj ndërhyrje, pra zëvendësimit të çatisë me një të re edhe kjo familje tashmë i ka të sigurta dimrat që vijnë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest