Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Vizita në aeroplanmbajtësen luftarake INTREPID, krenari e ushtrisë amerikane, deri në vitet 70-ta.

Gjate diteve te vizites ne SHBA

Nga Pirusti News
530 Shikime
SHPERNDAJE

-Nga Aleksandër NDOJA-

Nëse kalon autostradës kryesore në drejtim të Manhatten, në një hapësirë në oqean, pa mbërritur në hyrjen e urës “Xhorxh Washington” patjetër që vështrimi “tret” drejt një masivi të madh mbi detë, ku mund te shikosh nga larg avionë të ndryshëm, mjete të tjera luftarake dhe anije të vogla shoqëruese. Eshtë luftania e mirënjohur amerikane INTREPID e cila prej vitit 1974 është e hapur për vizitorë e kuorizitarë të shumtë nga SHBA-të, por edhe nga bota. Në një nga këto ditë të qëndrimit të SHBA vendosëm ta vizitonim këtë pjesë të krenarisë amerikane, luftanie që ka mundur ti rezistojë katër aeroplanëve kamikazë japonezë, gjatë luftës së dytë botërore.

Grupit tonë të përbërë nga unë, Pjetër Marku dhe Vat Biga ju bashkëngjit edhe Lek Preçi, ish ushtarak nga Mirdita, i cili prej disa vitesh ndodhet në Amerikë.

Sëpari natyrisht duhet ti drejtohesh makinetës së biletave, pasi pasi për vizitorët të rritur kushton diku 36 usd, për fëmijët 14, ndërsa për veteranët e luftës është pa pagesë. Sidoqoftë ne kalojmë atë prag për tu scanuar nga siguria, dhe më tej na shfaqet një sipërfaqe e madhe metalike e gjitha mbi ujin e oqeanit.

Të vizitosh të gjitha ambientet e kësaj luftanie duhet shumë kohë në dispozicion. Është e ndarë në kate, ku në të cilin pushojnë rreth 40 avionë të të llojeve nga më të ndryshëm, të pozicionuara në piste si dikur, gati për luftë. Aty nuk ka cicerone, por në ndihmë na vjen Lek Preçi i cili ka një karrierë të gjatë në ushtrinë shqiptare, duke u shkolluar që nga “Skenderbegas” deri në akademinë ushtarake, por edhe disa vite si ushtrues i kësaj detyre. Të gjithë avionët luftarakë janë të aksesueshëm për tu afruar e bërë foto, ndërsa nisim vizitat për në katet e brendshmë të luftanies. Bie në sy aty brenda një uzinë e vërtetë e riparimit  avionëve deri edhe të mprehjes së majave të raketave. Aty gjen çdo pajisje që nga tornot, çekiçë të kapacitetë të mëdha që punojnë me ajër dhe shumë pajisje të tjera që kanë qenë të domosdoshme. Në ambiente të tjera gjen të ashtuquajturat fjetina, me krevatë dy e tre katësh, të arreduar si në atë kohë dhe batoniet të palosura e sistemuara në të njëjtin model që i  palosnim dhe ne dikur, gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Edhe mensat ku trajtohej me ushqim personeli ishin të sistemuara, ndërsa në guzhinë ndodhej çdo pajisje në vendin e tyre, ndërsa mungonin vetëm guzhinierët. Në fakt edhe ata si dhe ushtarët në guzhinë a fjetinë, por edhe në shërbime të tjera ndodheshin në fotografi të shumta, realizuar në kohët kur kjo anije ishte në aktivitet.

Mjaft impersionuese ishte vizita në panelin e drejtimit të luftanies, në ambientet e ndërlidhjes dhe përgjimit të anijeve dhe avionëve kundërshtarë, por edhe në zyrat e gjeneralëve ku hartonin planet e sulmit apo mbrojtjes.

USS Intrepid është një nga 24 aeroplanmbajtëset e klasit Essex të ndërtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ajo është anija e katërt e marinës amerikane që mban këtë emër. Për hetë të parë ka dalë në terrene lufte në vitin 1943, duke marrë pjesë në mënyrë të suksesshme në operacionet e Paqësorit, duke përfshirë Betejën e Gjirit Leyte.

Gjatë luftës së dytë botërore u dëmtua masivisht, ndaj në vitin 1950 si një transportues sulmi (CVA), dhe më pas u bë një transportues armëve kundër nëndetësve (CVS). Në pjesën e dytë që aktivitetit, ajo shërbeu kryesisht në Atlantik, por mori pjesë edhe në Luftën e Vietnamit. Për shkak të rolit të saj të spikatur në betejë, ajo u mbiquajtur “I Fighting I”. Ka ndodhur që u bombardua një herë dhe u godit në sulme të veçanta nga katër avionë kamikazë japoneze

Prej vitit 1974, kjo anije u çaktivizua nga rradhët luftarake të ushtrisë amerikane dhe në vitin 1982 mori statusin Muze i Marinës, pjesë e Kompleksit të Muzeut Intrepid Sea, dhe hapësirës ajrore në New York City.

New York, 4 korrik 2024

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest