-Misionarë të Arsimit ndër vite-
Pashke (Nikolla) Lleshaj lindi me 24.02.1924 në Ulqin, në një familje me origjinë Arbaneshe nga fisi i mirenjohur Dushi, edhe këta me origjinë të herëshme nga Shtufi i Kaçinarit. Në moshën 17 vjeçare fejohet, dhe martohet me Pjetër Preng Lleshaj (ish-ushtarak i Monarkisë) në Prosek, Mirdite. Pashke Lleshaj kishte studiuar dhe përfunduar gjatë fëmijërisë në Ulqin-Tivar, shkollën e njohur për kohën në ato treva, Shkolla Normale. Pra pas këtij arsimimi Pashke Lleshajt ju njoh e drejta e mësimdhënëses, duke u bërë kështu e para mësuese femër, në shkollën e fshatit Prosek.
Kjo ndodhi fillimisht përgjatë viteve 1945 – 1946, kur nisi aksioni masiv i njohur nën emërtimin lufta kundër analfabetizmit. Mësuese Pashke Lleshaj e nis këtë sfidë me emërim nga Seksioni i Arsimit të Qarkut, me qendër asokohe në Shkodër. Megjithëse kërkesat ishin të mëdha për mësues, dalja e Pashkes si e para femër mësuese në Prosek nuk shihej me sy të mirë nga kundërshtarë të arsimit e dijes në ato kohë të turbullta, ndaj për ta penguar të shkonte në shkollë pranë nxënësve të saj, një “komando” e çuditshme ja msyn në mesnatë, dhe pasi lidhin të gjithë banorët e familjes, mësueses i qethin flokët. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 1947 në fshatin Prosek, ndërkohë që jo larg nga qendra e këtij fshati ndodhej një batalion i partizaneve që “nuk” kishin dëgjuar asgjë atë natë, megjithëse thuhet se një korier i tyre ishte lajmëruar për ngjarjen e rëndë.
Pas kësaj ngjarje mësuese Pashkja dhe familja e saj vendosen në Rubik.
Pas një situate të tillë me rrezikshmëri për mësuese Pashke Lleshin, seksioni i arsimit e transferon familjarisht në qytetin e Rubikut. Edhe këtu nuk u trajtua siç e meritonte një mësuese e mirëformuar dhe që kishte kaluar një situatë të vështirë që për pak i rrrezikoi jetën asaj dhe familjes, në Prosek. Në Rubik ajo punoi me shkëputtje herë si edukatore në kopështin e fëmijëve, e herë si guzhiniere, në varësi tw rasteve për tu “hapur udhë” grave të titullarëve partiakë që emëroheshin në Rubik, por shumë shpesh e pa punë.
Pas 20 vitesh në Rubik, mësuese Pashkja përsëri në Prosek, kësaj radhe e internuar.
Duke qenë se ishte besimtare madhe në Zot dhë në Krisht, por edhe se bashkëshorti i saj kishte qenë oficer i lartë i mbretërisë, në Rubik nuk u pa asnjëherë me sy të mirë, deri kur një ditë u vendos që kjo familje të shkonte nga erdhi, pra të rikthehej në Prosek, tashme me damkën e të internuarit.
Kthimi nga Proseku dhe damkosja me nofkën “jugosllavja”
Në Prosek ajo dhe familja e saj qëndruan nga viti 1967 deri në vitin 1972 duke përballuar vështirësi të shumta. Edhe pas kthimit në Rubik, për Pashken asnjëherë nuk u gjet mundësia që të vijonte në profesionin e saj si mësuese, ndaj qëndronte e pa punë. Kjo se segmente që besohet se kanë pasur lidhje të fshehta alla-sigurimse me ngjarjen e rëndë të vititi 1947, e quanin me ironi si “jugosllavja” anipse ishte me origjinë puro shqiptare, por e lindur në territorin e marrë përdhunisht nga ajo e ashtuqujatura Jugosllavi.
Por si një fisnike e vërtëtë Pashkja sëbashku me bashkëshortin e saj ja dolën që fëmijet e tyre ti shkollonin brenda kornizave të kohës, në disa profesione si në mësuesi, elektrokipist-mjekësi dhe arte figurative.
Mësuese Pashke Lleshaj u nda nga jeta në vitin 1997 në qytetin e Rubikut, ku pas rënies së diktaturës jetoi mes fëmijëve nipave e mbesave, të cilët si pasardhës të mësueses legjendë në një kohë të vështirë, tashmë janë shkolluar në degë të ndryshme elitare.
*Mësuese Pashke Lleshaj ju akordua çmimi Misionar i Arsimit” në aktivitetin e AASHKL “Mirdita” mbajtur më 6 dhjetor 2024, në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Korespondent i Pirusti NEWS

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

