Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Qendra universitare “ISFOA – MCU” me qendër në Zvicër , me 25 janar hapi dyert për herë të parë në Tiranë

Universiteti Unitelematik MCU-ISFOA është vendosur në Tiranë në vendin e njohur si “Selvia”

Nga Pirusti News
1 343 Shikime
SHPERNDAJE
-Aleksandër NDOJA-

Tiranë. Prej ditës së shtunë, datë 25 janar 2025, Shqipëria do të ketë një qendër e re Universitaro Spitalore të nivelit ndërkombëtar, i njohur si Universiteti Privat Unitelematik MCU-ISFOA me qendër në Zvicër.

Institucioni privat zviceran i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Akademik të Cilësisë Ndërkombëtare ka një aktivitet dhe shtrirje në disa shtete europiane, si në vendin e origjinës në Zvicër, por edhe në Itali, Republikën e San Marinos, Belize por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dhe Shqipëria i bashkëngjitet kësaj liste.

Një ndihmesë të madhe për hapjen e kësaj qendre universitare jep aktivistja e palodhur, Dott.ssa Age Biba (Dukagjini) Përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhere e MCU-ISFOA, e cila prej vitesh është marrë me këtë universitet ku edhe ka dhënë kontribut të çmuar në kurimin e shumë pacientëve të pamundur me sëmundje të rënda, duke i transferuar falas në spitale që janë nën juridiksionin e këtij universiteti. Më tej ajo thotë se ka qenë një ëndërr e kahershme e saj që një qendër e tillë të hapej edhe në Tiranë.  Por tashmë falë këtij kontributi të saj tashmë kemi një qëndër që ofron ekzaminime me mjekë italianë me emër, pa qenë nevoja për të shkuar në Itali.

Por më e rëndësishme, thotë Age Biba është se këtu tashmë janë regjistruar studentë në degën e fizioterapisë osetike, studentë që për tre vite pajisen me diplomen bahcelor dhe më tej me mastër, diploma që njihen kudo në Europë dhe SHBA, ndërsa student të tjerë që kanë mbaruar në këtë universitet në Itali apo Zvicër janë mjaft të suksesshëm në Tiranë. Siç shihet tashmë nuk është e nevojshme që studentët shqiptarë të shkojnë në Itali, pasi një universitet i tillë u ka ardhur në Tiranë.

Në planin edukativ dhe mirëformues për mjekët e rinj, ky institucioni që i përket sektorit universitar zviceran i rregulluar nga Ligji Federal LPSU i 30 shtatorit 2011, zhvillon shkollim universitar që çojnë në arritjen e diplomave Bachelor (diploma 3-vjeçare), diploma Master (gradë specialistë), Master Ekzekutiv dhe Master i Studimeve të Avancuara, si dhe Doktorata Kërkimore – PhD, që korrespondojnë me nivelet 6, 7 dhe 8 të sistemit evropian EQF European Kuadri i Kualifikimit.

Të gjithë shtetasit që kanë marrë apo do marrin një diplomë universitare jashtë vendit, mund të ushtrojnë të drejtat që lidhen me zotërimin e çertifikatës sipas nenit 3 të Konventës së Parisit, të Këshillit të Evropës të datës 14 dhjetor 1959.

Emri është miratuar nga Zyra Federale e Regjistrimit Tregtar të Bernës dhe Kantonit të Zug dhe i autorizuar nga Sekretariati Shtetëror SERI për Arsimin, Kërkimin dhe Inovacionin Universitetet e Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit të Konfederatës Zvicerane.

Po ku është vendosur kjo qendër universitare dhe mjekësore në Tiranë dhe aktiviteti i saj.

Qendra për Shqipërinë e Universiteti Privat Unitelematik MCU-ISFOA është vendosur në Tiranë në vendin e njohur si “Selvia”, në një ndërtesë shumëkatëshe përballë Raiffeisen-Bank

Mjafton për të vizituar këto ambiente për të kuptuar në pak çaste seriozitetin në shërbim të diagnostifikimit të sëmundjeve të ndryshme, me një teknologji bashkëkohore dhe mjekë me një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë.

Aty shikon se si aparaturat robotike bashkohore interceptojnë të gjithë trupin e njeriut përmes dy “kufjeve” që vendosen në veshët e pacientit. Përmes këtyre kufjeve i gjithë organizmi shfaqet në ekranin përballë, duke dedektuar çdo funksion që nga thembra e këmbës te ekstremi i kokës, duke shënuar “alertin” për çdo keqfunksionim në organizëm.

Një vëmendja e veçantë i është kushtuar ‘kirurgjisë pa bisturi”, pra siç njihen “Shkencat e Aplikuara të Estetikës Onkologjike”, më kuptueshëm ndërhyrje përmes fizioterapisë, në rivitalizimin e sistemit të onkologjisë, por dhe e defekteve e deformimeve kockore, deri dhe të shtyllës kurrizore.

Çfar duhet të kuptojmë më shkencën mjekësore “Osepatia”

Osteopatia është një mënyrë diagnostikimi dhe shërimi në mjekësi, që bazohet në trajtimin dhe përpunimin me anën e duarve të sistemit skeletor-muskulor. Në osteopati rëndësi e njëjtë u jepet ndërtimtarisë dhe punimit të trupit, si edhe përkrahet aftësia natyrore e shërimit të vetvetishëm të trupit nën kushtet e duhura. Rëndësi i jepet poashtu parandalimit, mirëqënies, dhe ndihmesës së trupit të vetëshërohet. Ngaqë trupi mendohet si një organizëm i vetëm apo njësi, përparësi e veçantë ka kuptimi i mekanizmave trupore dhe marrdhënia e organeve trupore dhe sistemeve të tij.

Osteopatia është një sistem mjekësor që bazohet në teorinë që pohon se çrregullimet në sistemin muskulor-skeletor ndikojnë në pjesët e tjera të trupit, duke shkaktuar shumë çrregullime që mund të ndreqen me anë të teknikave të ndryshme përpunuese në lidhje me mjekësinë tradicionale, operimin, farmakologjinë, dhe procedura (ecuri) të tjera shërimi.

Përveç kësaj në këtë qendër multifunksionale mundësohen edhe një sërë ekzaminimesh të tjera dhe kurimi me efikasitet në nivel të lartë tek sëmundjet nga më të rëndat tumorale, duke krijuar kushte për pacientin që të kenë mundësi për kurime në qendra edhe  më të specializuara, kryesisht në Itali.

Ndonësë ky kjo qendër spitalore mori formën e saj të plotë ligjore, tashmë në fundmuajin e parë të vitit 2025, në Shqipëri edhe më parë ka funksionuar përmes komunikimeve të deleguara, duke dhënë ndihmesa të rëndësishme për sëmundje të rënda në pacientëve të ndryshëm shqiptarë, sidomos në raste të prezantura si të pamundshëm, të cilëve u janë krijuar kushte juridiko ligjore për tu kuruar në disa spitale italiane.

Ceremonia.

Sipas Dott.ssa Age Biba (Dukagjini) Përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhere e MCU-ISFOA ky event do të zhvillojë prezantimin programeve më të reja në Arsimimin, Edukimin në “Shkencat Osteopatike”, dhe “Shkencat e Aplikuara të Estetikës Onkologjike”, që do të formojnë të rinjtë shqiptarë në një disiplinë inovatore të Shkencave Mjekësore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë event marrin pjesë drejtues të institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri, ambasadorë, deputetë, drejtues vendorë, përfaqësues nga të gjitha institucionet e shëndetësisë, etj.

Për prezantimin e programit të studimeve referuan profesorët e OSFOA Zvicër e Itali:

-Prof. Salvatore Oliverio, Osteopat Drejtor i Departamentit të Shkencave Osteopatike ISFOA – MCU dhe Presidenti i Unionit të Osteopatëve Italianë (UOI) i cili referoi mbi temën “Orientimi për Kursin e Diplomës Trevjeçare në Osteopati”

-Prof. Dott. Vincenzo Mallamaci, Pro Rektori Zëvendës ISFOA, Profesor i të Drejtës Shëndetësore Ndërkombëtare me drejtim Kardiolog.

-Dott.ssa Nausicaa Oliverio Osteopate, Profesoreshë në Osteopati Naturopate, Sociologe Osteopate Neonatale e cila referoi temen “Qasja në Zhvillimin e Profesionit të Osteopatëve në Fushën e Shëndetësisë”

-Dott. Salvo Liçiardello Osteopat Pediatrik në referencën e saj foli mbi “Qasja Parandaluese Osteopatike fillon me të Porsalindurin”

-Professoressa Filomena Bianco Anëtare e Senatit Akademik në Universitetin ISFOA dhe eksperte në Psikologji Onkologjike.

Konferenca u moderua nga gazetari i mirënjohur Dëfrim Met’Hasani i cili në fjalën e tij hyrëse bëri një prezatim pjesor të të pranishëmve ku spikatën emëra të njohur si ish deputeti dhe ambasadori Qemal Minxhozi, deputetja Shpresa Marnoj, kryetari i Ballit Kombetar Adriatik Alimadhi, prefekti Kol Malaj, ambasadorë të tjerë, si dhe shumë personalitetet nga fusha e mjekësisë, artit e kulturës, bisnesit etj.

Më tej e kanë marrë fjalën paneli me mjekë të ardhur nga Italia dhe Zvicra.

Me mjaft interes u prit referenca e Prof. Salvatore Oliverio, Osteopat Drejtor i Departamentit të Shkencave Osteopatike ISFOA – MCU dhe Presidenti i Unionit të Osteopatëve Italianë (UOI). Përmes një përformance me slide në videoperojektor, Prof. Salvatore Oliverio bëri një mësim tregues mjaft të qartë të anatomosë së njeriut, problematikave në sistemin ortopedik dhe muskulor si dhe mënyrat e trajtimit të këtyra problematikave, që pacienti të gëzojë një shëndet të mirë dhe bashkohor.

Edhe kardiologu Prof. Dott. Vincenzo Mallamaci, Pro Rektori Zëvendës ISFOA foli mmbi rëndësinë e elemininimi të problemmatikave të kardilogjisë përmes procedurës së  Osteopatisë.

Dott.ssa Nausicaa Oliverio Osteopate, e specilizuar në mirëtrajtimin e shtatzanisë, trajtoi si mjaft të rëndësishmë ndërhyrje me osepati fizioterapike në procesin e lindjes, trajtimin momental të bebes menjëherë pas lindjes, trajtim i cili kushtëzon një mirëfunksionim vijues të trurit, deri edhe në formën vizuale të kokës.

Edhe profesoresha Filomena Bianco Anëtare e Senatit Akademik në Universitetin ISFOA dhe eksperte në Psikologji Onkologjike, solli fakte mjaft të spikatura mbi funksionin efikas të fiziotetrapisë për ndryshimë pozitive   në gjëndjen e të sëmurëve me diagnoza nga më të rëndat dhe vdekjeprurëse.

Ambasadori Minxhozi përshëndeti këtë aktivitet dhe vlerësoi më maksimum faktin që një panel me doktorë të nivele ndërkombëtare tashmë janë në Tiranë edhe me mbështetjen e aktivistes tashmë të mirënjohur Age Biba Dukagjini.

Në fund drejtuesja kryesore e këtij evenimenti mjaft të rëndësishmë në Tiranë dr. Age Biba Dukagjini ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen si edhe stafin e mjekëve, njëherit ka ka bërë thirrje për regjistrime në këtë universitet ku përfitohet diploma bachelor dhe master, të njouta kudo në Euaropë dhe SHBA.

Në fund gjatë një coctaili mjekët italianë kanë shkembyer ide për bashkëpunim me mjekë shqiptarë në fushën e kirurgjisë osepatike.

Me shume:

ISFOA Unitelematica Internazionale Svizzera

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest