Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Si po e rrënon ekonominë familjare çmimi i lartë i hidrokarbureve, më i larti në Ballkan.

Nga Pirusti News
1 276 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Mr.Sc Izabela DEDAJ

Nëse udhëton për në Kosovë ku nuk ka kufi me Shqipërinë, por edhe në Mal të Zi apo në Maqedoninë e Veriut, vende keto  fqinje më Shqipërinë, duhet të llogarisësh që në automjet të kesh naftë sa për të mbërritur në kufi. Kjo sepse në Shqipëri çmimi i naftës, por edhe i benzinës varion në 178 – 179 lekë/litër, ndërsa edhe pse nafta udhëton nga porti i Durrësit, në Kosovë ky çmim nuk kalon më shumë se 1.20 euro. Nga një përllogaritje e thjeshtë diferenca midis dy çmimeve të Kosovës dhe të Shqipërisë, është diku 60 lekë për litër.

Madje nga të dhënat referuar tabelave në pikat e shitjes në Kosovë çmimi i naftës dhe benzinës ka një tendencë ulje, duke kapur shifra historike, poshtë vlerës 1 euro.  Madje siç u njoftua përmes rrjereve sociale, të dielën një pikë karburanti në Pejë ka shitur naftë me çmim më pak se 1 Euro.

Në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, mëson se ky autoritet se ka thirrur një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën”. Por edhe në karburantet që konsiderohen të shtrenjta në Kosovë çmimi i naftës është 1,18 euro/litër ose ndryshe 115lek/litër.

Sapo të kalosh kufirin, dhe të vish në Shqipëri do të shohësh se çmimi i karburantit është disa herë më i shtrenjtë. Në fakt gjithnjë në Kosovë kanë qenë çmimet më të lira, por kësaj radhe diferenca bëhet më e madhe. Aktualisht në Shqipëri një litër naftë kushton 178 lek/litër ndërsa benzina 179 lek/litër. Po kështu në vendin tonë është rritur me afro 10 lek dhe çmimi i gazit. Deri në një sqarim të kësaj situate për të cilen të gjthë heshtin situata për përdoruesit e mjeteve motorrike do jetë tejet problematike duke cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonominë familjare, por edhe në mënyrë të tërthortë ekonomine vendore, pasi kjo do të mbaje çmime të larta në çdo sector që është i lidhur me me konsumin e naftës dhe benzinës.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest