Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Një mesazh nga Marianne Graf dhe pse ndjehemi komod me punët që ajo merr përsiper.

Nga Pirusti News
951 Shikime
SHPERNDAJE

“Ka kaq kohë që bie shi!

Por tani puna po vazhdon sërish për ta bërë rrugën malore në Vele të sigurt për përdorim. Muret e gabionit parandalojnë rrëshqitjet e dheut dhe tubat e kullimit ndihmojnë në parandalimin e lymit. Është e rëndësishme për ne që shtëpitë e fermerëve të vegjël dhe blegtorëve, si dhe destinacioni turistik “Stacioni Malor – Zoja e Veles”, të jenë lehtësisht të aksesueshme për shërbimet e emergjencës”- shkruan Marianne Graf në profilin e saj.

Ky është një njoftim i shkurtër që flet shumë. Brenda pak rrjeshtave ka jetë, ka shpresë, ka përkushtim, ka vlerë, ka inxhieri ndërtimi, ka topografi, por nuk ka “tenderim”, vlerësim oferte, ankimim, vonesa për klientelizëm etj, etj.

Është e sigurtë se komuniteti i Velës në Rubik do të jetë më komod me këtë rrugë, por edhe një komunitet më i madh që ka dëshirë dhe pasion për tu ngjitur malit të Velës në të përpjetën e saj, ku ndodhet edhe një stacion malor ku është Zoja e bekueme,  vendosur në majen më të lartë të këtij mali.  

Dhe ne që shkruajmë për punët e Mariannes, jemi më të sigurtë se një ditë nuk kemi pse të  “skuqemi” apo të vihemi para përgjegjësisë nga llumi i rrjeteve, a thua se jemi ne fajtorë, që kemi njoftuar për një nisje punimesh, e në ndonjë rast ka dështuar, kemi përgjegjësinë për punën e ngecuar e të pa kryer, apo të kryer por të zhdukur brenda pak muajsh, prej cilësisë të dobët.

Ja pra, pse ndihemi tejet komod nga punët që merr përsipër Marianne Graf.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest