“Ka kaq kohë që bie shi!
Por tani puna po vazhdon sërish për ta bërë rrugën malore në Vele të sigurt për përdorim. Muret e gabionit parandalojnë rrëshqitjet e dheut dhe tubat e kullimit ndihmojnë në parandalimin e lymit. Është e rëndësishme për ne që shtëpitë e fermerëve të vegjël dhe blegtorëve, si dhe destinacioni turistik “Stacioni Malor – Zoja e Veles”, të jenë lehtësisht të aksesueshme për shërbimet e emergjencës”- shkruan Marianne Graf në profilin e saj.
Ky është një njoftim i shkurtër që flet shumë. Brenda pak rrjeshtave ka jetë, ka shpresë, ka përkushtim, ka vlerë, ka inxhieri ndërtimi, ka topografi, por nuk ka “tenderim”, vlerësim oferte, ankimim, vonesa për klientelizëm etj, etj.
Është e sigurtë se komuniteti i Velës në Rubik do të jetë më komod me këtë rrugë, por edhe një komunitet më i madh që ka dëshirë dhe pasion për tu ngjitur malit të Velës në të përpjetën e saj, ku ndodhet edhe një stacion malor ku është Zoja e bekueme, vendosur në majen më të lartë të këtij mali.
Dhe ne që shkruajmë për punët e Mariannes, jemi më të sigurtë se një ditë nuk kemi pse të “skuqemi” apo të vihemi para përgjegjësisë nga llumi i rrjeteve, a thua se jemi ne fajtorë, që kemi njoftuar për një nisje punimesh, e në ndonjë rast ka dështuar, kemi përgjegjësinë për punën e ngecuar e të pa kryer, apo të kryer por të zhdukur brenda pak muajsh, prej cilësisë të dobët.
Ja pra, pse ndihemi tejet komod nga punët që merr përsipër Marianne Graf.
Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

