Shkruan: Ramazan Çeka. Poet dhe publicist (Mjeshtër i Madh)
Në kohë të trazuara, kur shpesh dëgjojmë vetëm për indiferencë dhe ftohtësi njerëzore, një djalosh nga zemra e Malësisë, Arben Nikprelaj, na kujtoi se trimëria, nderi dhe dashuria për jetën e tjetrit janë ende gjallë dhe më të forta se kurrë.
Në Rrugën e Kombit, gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës, Arbeni u përball me një skenë që do të lëndonte zemrën e çdo njeriu: një veturë e përmbysur, një i ri i bllokuar brenda, pa ndjenja dhe në rrezik vdekjeje.
Por Zoti dërgoi një dorë shpëtimi: dorën e një djali që nuk mendoi për veten, por për jetën e tjetrit.
Me shpirtin e lindur të malësorit, Arbeni u hodh mbi makinën e rrezikshme që kërcënonte, sfidoi kohën që ikte, sfidoi rrezikun e jetës së tij – dhe si një luan, e nxori djaloshin nga duart e vdekjes.
Vetëm pak çaste më pas, vetura u përfshi nga flakët… Por jeta ishte shpëtuar!
Faleminderit Zotit dhe dorës së shpejtë e të guximshme të Benit!
Ky akt nuk ishte thjesht ndihmë: ishte testament i shpirtit të Malësisë, një dëshmi e gjakut të nxehtë që nuk njeh frikë përballë rrezikut.
Arbeni është biri i një emri të madh, djali i Nikollë Nikprelaj – “Mjeshtër i Madh”, një legjendë që me këngën e tij ka mbajtur ndezur shpirtin kombëtar për dekada me radhë.
Sot, Beni nderoi jo vetëm familjen e tij, jo vetëm klubin “Balkan Eagles” të Tuzit e Malësisë, por mbarë Malësinë dhe mbarë shqiptarinë!
Respekt i përjetshëm për emrin tënd, Beni!
Për burrërinë që na kujton kush jemi!
Për shpirtin që sfidon frikën!
Për zemrën që shpëtoi jetë!
Për familjen që të rriti me vlera të mëdha.Veprat si e jotja nuk harrohen kurrë.
Ti je krenaria jonë, dritë në rrugën e nderit dhe kujtesë e gjallë se shqiptarët lindin heronj!
Nderime për Benin dhe gjithë ata që mbajnë gjallë shpirtin e Malësisë!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

