Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Klasa e 3-A e shkollës “Besëlidhja“ organizon panairin “Njëlule për ty, një libër për mua“.

Nga Pirusti News
420 Shikime
SHPERNDAJE

“Një lule për ty, një libër për mua” kjo është motoja e panairit tëluleve që organizohet për të dhjetin vit radhazi me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës, një nisëm kjo e ndërmarrë 10 vite më parë nga mësuesja Lulëzime Celami Çipollari.

Nxënësit e klases së 3-A nën kujdesin e mësuese Lulëzimes dhe me mbështetjen e prindërve kanë mbjellë lulet disa muaj mëparë dhe janë kujdesur për rritjen e tyre deri në momentine organizimit të panairit, duke i shitur ato për të pasuruarv me libra biblioteken e shkollës së tyre.

Mësuese Lulëzime Celami Çipollari shprehet se projekti ka nisur si një orë mësimi fillimisht, ku nxënësit mësojnë mënyrën se si duhet të mbilldhet dhe rritet një bimë.

“Duke parë projektin lindi ideja që pse jo ne të krijojmë një tregme to. Bashkë me fëmijët dhe prindërit menduam që të ardhurattë shkojnë për të blerë libra. Ka 10 vite që ka filluar kjo nisëmdhe deri tani janë blerë shumë libra. Në fillim janë dorëzuar tëgjithë tek biblioteka e shkollës, kurse tani kemi krijuar njëbibliotekë në klasë shumë të madh, që nxënësit i menaxhojnëvetë.

Ky projekt nuk mbaron këtu, as me blerjen e librave, fëmijëtlënë gjurmë në ato libra, shkruajnë emrat e tyre, shkruajnë se nga u siguruan këto të ardhura, sa siguruan, sepse çdo gjë e menaxhojnë ata bashkë me prindërit”, deklaron mëseuseLulëzimja duke falenderuar nxënësit për dashurinë, përkujdesindhe përkushtimin e tyre për mbjelljen dhe rritjen e luleve sieedhe prindërit për mbështetjen e tyre.

Drejtori i DRAP Lezhë Hasan Muça thekson se kjo nisëm e këtyre nxënësve është një mision që po përmbushet çdo vit si njëpërqafim mes natyres dhe dijes.

“ Lule për Libra, një përqafim mes natyrës dhe dijes. Një nismë e bukur, tashmë e kthyer në traditë! Vit pas viti, duar të vogla punojnë me zemër të madhe. Nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”Lezhë dëshmojnë se mund të japin kontributin e tyre në pasurimin e bibliotekës, shpirtit dhe mendjes. Duke kultivuar bimë dhe lule me përkushtim, ata i rrisin me kujdes për t’i shitur dhe me të ardhurat blejnë libra, duke rritur dijen dhe dashurinë për të lexuar. Është kënaqësi të shohësh se si mendjet e vogla bëjnë punë të mëdha! Sepse librat janë lulet e mendjes, dhe lulet janë librat e shpirtit”, thekson Muça.

Ish-drejtori i DRAP Lezhë Bardhok Pulaj vizitoi panairin duke bërë pjesë të banesës së tij lule të rritura me kaq dashuri nga këta nxënës.

“Me klasat e Luleve, të zysh Lulëzimes të shkollës “Besëlidhja“, një model pune, edukimi, kulture dhe mirënjohje. Sa shumë risi, përpjekje, bashkëpunim, nxënës që duan e kujdesen për lulet dhe librat prej 10 vjetësh. Sa buzëqeshje dhurojnë. Njerëzit e punës së bukur duhen respektuar. Respekt për këtë nisëm!”, shprehet Pulaj.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Lezhë Alfrida Marku e vlerëson këtë si një projekt të veçantë edukativ që kultivon dashuri e kujdes për natyren dhe librin.

“ Nxënësit e klasës së 3-A të shkollës “Besëlidhja” nën kujdesin e mësueses së mrekullueshme Lulëzime Çipollari Celami sollën hare e gëzim sot në qytetin e Lezhës.Panairi i luleve është një projekt i veçantë edukativ që kultivon dashurinë e kujdesin për natyrën e librat te fëmijët, e që vijon për të dhjetin vit radhazi falë pasionit e përkushtimit të Mësuese Lulit.  Me shumë dashuri, nxënësit e Mësuese Luli, me mbështetjen edhe të prindërve, kujdesen për lulet, e me të ardhurat që sigurojnë do të blejnë libra për pasurimin e bibliotekës së shkollës “Besëlidhja”, theksoi Alfrida Marku.

Këto lule të mbjella dhe të rritura me dashuri nga nxënësit e “Besëlidhjes“ nga sot do t’u japin hijeshi, ngjyra dhe aroma shumë familjeve lezhjane, dhe do të pasurojnë biblioteken e shkollës e të klases.

Lindita Kokaj.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest