Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba, Studiuese Arkiva – Vatikani, Romë
Sëshpejti do kemi në dorë një libër të ri, me materiale origjinale nga Arkivat e Vatikanit, për të njohur jetën e veprën e Abatit të Oroshit, Primo Doçit. Është fat që ka me qindra letra të palexuara më parë, të cilat ndodhen në arkivat e Vatikanit, ku vetë Doçi shumicën e tyre i ka shkruar me dorën e tij, dhe është po vetë ai që me anë të këtyre letrave, na përshkruan jetën e tij..
Natyrisht më këto letra të shkruara me dorën e tij do njihemi në të ardhmen e afërt me botimin e librit në fjalë, por siç theksuam më lart, janë shumë letra dhe korespondenca që të tjerë kanë shkruar për Abat Doçin.
Më poshtë kemi një pjesë të vogël të një letre që Patriarcana Katolike e Armenisë me nënshkrim nga Antonio Pietro i shkruante “Propaganda Fide” në Vatikan, se kishte hyrë si ndërmjetëse në Portën e Lartë për lirimin e nxënësit të Urbanianës Doçi, sepse në atë kohë nuk ishte akoma Abat…
Eminenza Reverendissima!
A Sua Eminenza Reverendissima , Signor. Alessio Cardinal Franchi Prefetto delle S. Congregazioni di Propaganda Fide.
Cola revetendissima Sua del 13 Giugno p. p. L’Eminenza Vostra Reverendissima, si conpiaceva di anunziarmi di aver gia’ ptevenuti i desideri di sua Altezza diGran Vezir coll’ aver chiamato a dovere il Sacerdote Primo Dochi di Alessio che si diceva eccitare alla ribellione la popolazione di Escril e di asicurare Sua Altezza che per parte di Codesta Sacra Congregazione autorizzava il suo Altezza farebbe il possibile per tenere al suo posto il Clero Cattolico, perche’ tanto esso , quanto i fedeli rispettassero ed obbeddisero al locale costituioto Governo . A mio torno mifeci un dovere di informare la Sua Altezza il Gran Vezir , che si mostro ben riconoscimente delle premure di Vostra Eminenza Reverendissima e di S. Congregazione.
Fra tanto il Sudetto Sacerdote Primo Dochi sorpreso dall’Autorita’ turca nella sua condotta anti governo mentake, era condotto qua a Capitale e gettato ai carceri dei malfattori era sottoposta a rigorosa inchiesta durante specialmente lo stato di assedio in cui ci troviamo.
Oltre l’istanza che il sacerdote Primo Docchi mi scriveva dalle prigioni per yssisterlo e liberarlo , anche S. Eccellenzs il Signor Conte Zuchuj Ambasciator cui Austro- Ungaro mi aveva in tutto raccomandato d’interpellarmi in di lui favore preso la Porta , confidandomi che l’attuale sua posizione politica non gli permetteva di comparire e interessarsi di lui presso la Porta. Non mancai di adoperarmi tanto piu’ che quando Fochi era nell’opera della suarivolta in quelle Montagne questo Ministro turco per primo m’aveva introdotto in quell’affare raccomandandomi perche’ mi onteressasse opportunamente , per cui m’ero permesso di scrivere allora alla Vostra Eminenza Reverendissima . Intanto sia per mezzo di Monsignor Azarian, sia per mezzo di Giovani Battista Asgion , mio Procuratore preso la, molti e presanti furono gli offici fati preso i Gran Vezir….
Më poshtë përkthimi letrës së sipërcituar…
“Me letrën e 13 qershorit të kaluar mësova se Shkëlqesia Juaj i Nderuar, me kënaqësi më njoftonit që i kishe parashikuar dëshirat e Lartmadhërisë së tij Vezirit të Madh, i cili kishte thirrur me detyrim Priftin Prend Doci të Lezhës për të cilin po thuhej se kishte nxitur në kryengritje popullsinë e Malësisë së Shkrelit, dhe të sigurojë Lartësinë e Tijë, që në emër të Këtij Kongregacioni të Shenjtë se do të bënte gjithçka të mundur për t’a mbajtur Klerin Katolik në vendin e tij (që të mos merrej me politikë), në mënyrë që ashtu si Kleri dhe besimtarët të respektonin dhe t’i bindeshin Qeverisë së zgjedhur Lokale.
Nga ana ime e kisha për detyrë të informoja Lartmadhërinë e Tijë, Vezirin e Madh , i cili u tregua shumë mirënjohës për vëmendjen e Shkëlqesisë Suaj dhe të Kongregacionit të Shenjtë”.
Ndërkohë, prifti i lartpërmendur Primo Dochi, i zënë në befasi nga autoritetet turke në sjelljen e tij antiqeveritare, u soll këtu në kryeqytet (Stamboll, në atë kohë quhej Kostandinopojë) dhe u burgos në burgjet e kriminelëve, duke ju nënshtruar hetimeve të rrepta, sidomos për gjëndjen e rrethimit në të cilën ndodhemi.
Përveç mezasheve që prifti Prend Doçi më shkruante nga burgu për t’a ndihmuar në lirimin e tij, ishte edhe Shkëlqesia i Tij Konti Zuchuj, Ambasadori Austro- Hungarez, i cili më kishte rekomanduar gjithashtu që të konsultohesha në emër të atij, sepse pozicioni i tij politik i kohës, nuk e lejonte të shfaqej dhe të interesohej për të (abat Doçin) në Portën e Lartë.
Bëra shumë përpjekje që në atë kohë kur Dochi ishte i impenjuar me kryengritjen e tij në male, sapo Ministri turk më kishte paraqitur për herë të parë këtë çështje, duke më rekomanduar që të interesohesha personalisht, dhe për këtë mora guximin T’ju shkruaja Shkëlqesi. Ndërkohë që Imzot Azarian dhe Gjon Batista Azgion, Prokurori jonë atje, shkuan shumë shpesh në Zyrat, e Zotërisë së Vezirit të Madh, dhe Ministrit të punëve të jashtme për të liruar këtë prift të pafat nga burgu….
Vazhdon ….
Stamboll, 13 Korrik 1877,
Antonio Pietro, Patriarcana Katolike di Cilicia
Albania , volume, 41, fq- 175

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

