Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Letra që rrëfen për një Abat: Historia e panjohur e Abat Doçit

“Abati i Oroshit përballë Perandorisë”

Nga Pirusti News
5 355 Shikime
SHPERNDAJE
Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba, Studiuese Arkiva – Vatikani, Romë

Sëshpejti do kemi në dorë një libër të ri, me materiale origjinale nga Arkivat e Vatikanit, për të njohur jetën  e veprën e Abatit të Oroshit, Primo Doçit. Është fat që ka me qindra letra të palexuara më parë, të cilat ndodhen në arkivat e Vatikanit, ku vetë Doçi shumicën e tyre i ka shkruar me dorën e tij, dhe është po vetë ai që me anë të këtyre letrave, na përshkruan jetën e tij..

Natyrisht më këto letra të shkruara me dorën e tij do njihemi në të ardhmen e afërt me botimin e librit në fjalë, por siç theksuam më lart, janë shumë letra dhe korespondenca që të tjerë kanë shkruar për Abat Doçin.

Më poshtë kemi një pjesë të vogël të një letre që Patriarcana Katolike e Armenisë me nënshkrim nga Antonio Pietro  i shkruante “Propaganda Fide” në Vatikan, se kishte hyrë si ndërmjetëse në Portën e Lartë për lirimin e nxënësit të Urbanianës Doçi, sepse në atë kohë nuk ishte akoma Abat…

Eminenza Reverendissima!

A Sua Eminenza Reverendissima , Signor. Alessio Cardinal Franchi  Prefetto  delle S. Congregazioni  di Propaganda Fide.

Cola revetendissima Sua del 13 Giugno p. p. L’Eminenza Vostra Reverendissima, si conpiaceva di anunziarmi  di aver gia’ ptevenuti i desideri  di sua Altezza  diGran Vezir coll’ aver chiamato a dovere  il Sacerdote  Primo Dochi  di Alessio che si diceva eccitare  alla ribellione la popolazione di Escril e di asicurare Sua Altezza  che per parte di Codesta Sacra Congregazione autorizzava il suo Altezza farebbe il possibile  per tenere  al suo posto il Clero Cattolico, perche’ tanto esso , quanto i fedeli  rispettassero ed obbeddisero al locale costituioto Governo . A mio torno  mifeci un dovere  di informare la Sua Altezza il Gran Vezir , che si mostro ben riconoscimente  delle premure  di Vostra Eminenza Reverendissima  e di S. Congregazione.

Fra tanto il Sudetto  Sacerdote Primo Dochi sorpreso dall’Autorita’ turca nella sua condotta anti governo mentake, era condotto qua a Capitale  e gettato ai carceri dei malfattori era sottoposta a rigorosa inchiesta durante specialmente lo stato di assedio in cui ci troviamo.

Oltre l’istanza che il sacerdote Primo Docchi  mi scriveva dalle prigioni per yssisterlo e liberarlo , anche S. Eccellenzs  il Signor Conte  Zuchuj Ambasciator cui Austro- Ungaro mi aveva in tutto raccomandato d’interpellarmi  in di lui favore  preso la Porta , confidandomi  che l’attuale sua posizione politica  non gli permetteva  di comparire  e interessarsi  di lui presso la Porta. Non mancai di adoperarmi  tanto piu’  che quando Fochi  era nell’opera della suarivolta  in quelle Montagne  questo Ministro turco per primo  m’aveva  introdotto  in quell’affare raccomandandomi perche’ mi onteressasse opportunamente , per cui  m’ero permesso di scrivere allora alla Vostra Eminenza Reverendissima . Intanto sia per mezzo di Monsignor Azarian,  sia per mezzo di Giovani Battista Asgion , mio Procuratore  preso la, molti e presanti furono  gli offici fati preso i Gran Vezir….

Më poshtë përkthimi letrës së sipërcituar…

“Me letrën e 13 qershorit të kaluar mësova se Shkëlqesia Juaj i Nderuar, me kënaqësi më njoftonit  që i kishe parashikuar  dëshirat e Lartmadhërisë së tij Vezirit të Madh, i cili kishte  thirrur me detyrim Priftin Prend Doci të Lezhës për të cilin po thuhej se kishte nxitur në kryengritje popullsinë e Malësisë së Shkrelit, dhe të sigurojë Lartësinë e Tijë, që në emër të Këtij Kongregacioni të Shenjtë se do të bënte gjithçka të mundur  për t’a mbajtur Klerin Katolik në vendin e tij (që të mos merrej me politikë),  në mënyrë që ashtu si Kleri dhe besimtarët  të respektonin dhe t’i bindeshin Qeverisë së zgjedhur Lokale.

Nga ana ime e kisha për detyrë të informoja Lartmadhërinë e Tijë, Vezirin e Madh , i cili u tregua shumë mirënjohës për vëmendjen e Shkëlqesisë Suaj  dhe të Kongregacionit të Shenjtë”.

Ndërkohë, prifti i lartpërmendur Primo Dochi, i zënë në befasi  nga autoritetet turke në sjelljen e tij antiqeveritare, u soll këtu në kryeqytet (Stamboll, në atë kohë quhej Kostandinopojë)  dhe u burgos në burgjet e kriminelëve, duke ju nënshtruar hetimeve të rrepta, sidomos për gjëndjen e rrethimit në të cilën ndodhemi.

Përveç mezasheve që prifti Prend Doçi më shkruante  nga burgu për t’a ndihmuar në lirimin e tij, ishte edhe Shkëlqesia i Tij Konti Zuchuj, Ambasadori  Austro- Hungarez, i cili më kishte rekomanduar gjithashtu  që të konsultohesha në emër të atij, sepse pozicioni i tij politik i kohës, nuk e lejonte të shfaqej dhe të interesohej  për të (abat Doçin) në Portën e Lartë.

Bëra shumë përpjekje që në atë kohë  kur Dochi ishte i impenjuar  me kryengritjen e tij në  male, sapo Ministri turk më kishte paraqitur për herë të parë këtë çështje, duke më rekomanduar që të interesohesha  personalisht, dhe për këtë mora guximin T’ju shkruaja Shkëlqesi. Ndërkohë që  Imzot Azarian dhe Gjon Batista Azgion, Prokurori jonë atje, shkuan shumë shpesh në Zyrat, e Zotërisë së Vezirit të Madh, dhe Ministrit të punëve të jashtme  për të liruar këtë prift të pafat nga burgu….

Vazhdon ….

Stamboll, 13 Korrik 1877,
Antonio Pietro, Patriarcana  Katolike  di Cilicia
Albania , volume, 41, fq- 175

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest